Afatet e reja për mbrojtjen e anglishtes

Procedurat që duhet të ndjekin kandidatët që janë në prag diplomimi për të kaluar edhe TOEFL-in

Dy herë në muaj testimet, pikët minimale për të gjitha nivelet

Studentët që janë në prag të përfundimit të cikleve të studimit për master apo doktoraturë, për të siguruar diplomën duhet të konfirmojnë edhe mbrojtjen e gjuhës angleze sipas testit të TOFEL-it. Tashmë janë shpallur datat e reja për marrjen e testit të TOEFL-it në publik. Sipas kalendarit të përcaktuar, studentët kanë në dispozicion dy data çdo muaj për dhënien e testit të TOEFL-it. Konkretisht si afatet e mundshme për vitin 2012 janë përcaktuara datat 29 shtator, 13 tetor, 27 tetor, 10 nëntor, 24 nëntor dhe 5 dhjetor. Marrja e dëshmisë, që fakton mbrojtjen e gjuhës sipas standardeve ndërkombëtare, është vendosur si kushti bazë për lëshimin e diplomave të ciklit të dytë të studimeve të masterit apo dhe ato të doktoraturës në sektorin publik dhe atë privat. Njëkohësisht mbrojtja e anglishtes sipas këtyre standardeve do t’u shërbejë kandidatëve edhe për punësime apo pranime të llojeve të tjera në institucionet dhe agjencitë përkatëse. Kostoja financiare që studenti duhet të shlyejë për dhënien e testit është 66 euro.

Pranimi

Për të mos rrezikuar marrjen e diplomave në ciklet e ndryshme të studimeve të larta, kandidatët duhet të paraqiten pranë strukturave përgjegjëse të Universitetit të Tiranës për të bërë regjistrimin për dhënien e testit të TOEFL-ITP. Për këtë ata duhet të plotësojnë formularin përkatës e të dorëzojnë dokumentet e kërkuara. Sipas përcaktimeve të bëra, teza e provimit do të përmbajë rreth 140 pyetje, të cilat do të kombinohen ndërmjet pyetjeve të destinuara për tri rubrika të ndryshme. Testi i TOEFL-ITP përbëhet nga testet e administruara të formatit të shkruar. Ato përdoren për të identifikuar nivelet aktuale të zotësisë gjuhës angleze të studentëve, për të vlerësuar progresin në fund të një kursi studimi, për pranimet në një program studimi, për përzgjedhjen për programet e bursave, ose për të plotësuar një detyrim diplomimi. Testet e TOEFL-ITP përdoren për qëllime akademike të ndryshme nga ato të testit të TOEFL-it. Konkretisht bëhet fjalë për të kuptuarit përmes dëgjimit, që mat aftësinë për të kuptuar anglishten, përfshirë këtu edhe bisedat e shkurtra dhe të gjata si dhe bisedat e shkurtra ose leksionet. Më pas testimi do të bëhet edhe për strukturën dhe shprehitë e të shkruarit, nëpërmjet së cilës maten aftësinë për të njohur standardin e anglishtes së shkruar. Rubrika e fundit do të jetë ajo e të lexuarit, që mat aftësinë për të lexuar dhe kuptuar fragmente të shkurtra në nivelin e universitetit. Për rastet kur kandidati nuk arrin të marrë sasinë minimale të pikëve të kërkuara, duhet të regjistrohet nga e para për të dhënë provimin përkatës.

 

 

 Datat e testimeve për mbrojtjen e gjuhës angleze

29 shtator 2012

13 tetor 2012

27 tetor 2012

10 nëntor 2012

24 nëntor 2012

5 dhjetor 2012

Provimi do jepet te godina “Iliria”, Qyteti Studenti

 

Testi do të zgjasë rreth dy orë

 

Pyetjet dhe pikët për secilën prej tyre

 

Seksioni                                            Numri i pyetjeve            Pikët

Të kuptuarit përmes dëgjimit                     50                         31 – 68

Struktura dhe shprehitë e të shkruarit      40                         31 – 68

Të lexuarit                                                  50                         31 – 67

Totali                                                 140                       310 – 677

 

Procedura e regjistrimit për testin ndjek hapat e mëposhtëm:

  • Bëhet pagesa për testin e TOEFL-ITP në bankën “Credins” (nr. i llogarisë: 263896)
  • Plotësohet formulari, të cilin mund ta gjeni në adresën e internetit ëëëë. http://ut- ets.edu.al
  • Bëhet një fotokopje e ID-së ose e pasaportës.
  • Më pas të gjitha dokumentet e përmendura më sipër dorëzohen në zyrën e hapur për këtë qëllim nga Universiteti i Tiranës. Menjëherë pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve ju do të lajmëroheni për datën dhe orën e saktë të zhvillimit të testit.
  • Çmimi është i ndryshëm për vende të ndryshme. Për vendin tonë është përcaktuar që çmimi për mbrojtjen e gjuhës do të jetë 66 euro.
  • Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve që duan të mbrojnë gjuhën angleze sipas këtij lloji testi janë shpallur edhe shembujt me llojet e pyetjeve që mund të bien në testin specifik. Këto pyetje i gjeni të detajuara në adresën zyrtare të internetit. http://www.ets.org/toefl_itp/sample_questions.

 

Pikët minimale që duhen grumbulluar për të tria nivelet

 

Nivelet e CEFRL Pikët minimale
C-1 627 pikë
B-2 563 pikë
B-1 477 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>