Arrestohet Ilir Xhakja, i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Tahiraj

Është arrestuar në orët e para të ditës së sotme shtetasit Ilir Xhakja, i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, dje në Katund Sukth të Durrësit. Forca të shumta policie rrethuan zonën ku ishte fshehur Xhakja, në fshatin Shenavlash të Durrësit, i cili në pamundësi për të çarë kordonin e policisë u vetëdorëzua, sipas policisë bashkë me armën e krimit.

Ilir Xhakja është i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj, shefi i Komisariatit të Shijakut. 38 vjeçari është person me precedentë penale, i dënuar 21 vjet heqje lirie. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e enjte rreth orës 18:00, në Katund Sukth të Durrësit, ku u vra në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Pas arrestimit priten të zbardhen detajet për këtë ngjarje, e cila dalë nga dalë po hedh shumë hije misteri për arsyet e vërteta.

 


One Response to Arrestohet Ilir Xhakja, i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Tahiraj

  1. Tefta Reply

    September 14, 2012 at 2:34 pm

    Mire behet qe ngushellohet familja e kryekomisarit Tahiri dhe mire eshte bere qe eshte kapur vrasesi Ilir Xhajka.Po pse eshte bere kjo vrasje dhe cfare shpreh ajo??!!Mendoj se,ne thelb,shpreh konflikt midis qeverisjes dhe popullit te thjeshte.Tefta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>