Bashkim Fishta: Na torturuan baballarët e atyre që drejtojnë sot PS-në

Rrëfimi i njërit prej heronjve të revoltës së Qafës së Barit

Njëri nga heronjtë e revoltës së Qafës së Barit, Bashkim Fishta, gjatë një intervistë për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa risolli në kujtesë torturat dhe hetuesinë pas kësaj revolte. Ajo çfarë të binte në sy, pa dashur të sfumohen torturat për të gjithë familjarët dhe të afërmit e pjesëmarrësve në revoltë, në rrëfimin e Fishtës ishte pikërisht akuza ndaj drejtuesve të PS-së. Sipas tij, revoltuesit u torturuan nga baballarët e atyre që drejtojnë sot PS-në. Në intervistën e tij Fishta sqaroi mënyrën se si u futën në grackë nga regjimi i asaj kohe, duke stimuluar si ikjen jashtë vendi, ashtu dhe ngritjen e akuzave fiktive ndaj personit të tij dhe të arrestuarve të tjerë si bashkautorë. “Pilo Peristeri në atë kohë ishte drejtori i Uzinës së Traktorëve. Siç ishte gjithë jeta politike në Shqipëri ishte dhe aty, pak e stërholluar. Kishin filluar këto propaganda. Para se të ndërtojnë një vepër të pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit, kjo lojë e të pyeturit popullit kushtonte shumë, kjo  ishte hilja që nuk arritëm ta kuptonim. Unë rashë brenda në grackë”, – u shpreh Fishta. Sipas tij, bëhej fjalë për ngritjen e një furre buke hungareze, për të cilën ai kundërshtoi, pasi e kthente vendin prapa në kohë, duke propozuar teknologjinë italiane, propozim i cili u keqinterpretua. “Me atë fabrikë do të ktheheshim prapë duke shtypur brumin me këmbë për të bërë bukë për popullin. Çfarë  mendon ti?” –  me tha Piloja. “Ka në Itali fabrikë për prodhimin e bukës që punojnë vetëm 45 punëtorë shumë e automatizuar?” – iu përgjigja unë. “Qen bir qeni! – më  tha. – Do të na sjellësh prapë italianët këtu të na bëjnë si më 1920-n apo 1939?” – ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javë rresht nuk kanë pushuar  Skënder Malile, Shpresa Baska, njëra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisë i uzinës, duke më thirrur në zyrat e tyre për t’u kërkuar falje për atë që unë kisha thënë. Pikërisht kjo ishte. Që tri dite përpara më njofton një miku im se ditën e hënë do të më arrestonin dhe unë të shtunën mora rrugën dhe ika”, – bëri me dije Fishta, duke vijuar më tej me zbardhjen e së vërtetës për ditët e zeza në hetuesi.

 

 

- Nga Rrësheni u dënuat 25 vjet, ta lëmë  për në fund Rrëshenin. T’u themi shikuesve, unë e di pak a shumë, se mëkati i Bashkim Fishtës, siç më  keni thënë  jeni arratis, je diku nga pjesa e Maqellarës  në Peshkopi, sepse e njihje zonën, se ishe me origjinë andej. E kaluat natën  apo ditën kufirin?

- Kufirin e kam kaluar rreth orës 7 : 30 – 8 :00 sa filloi muzgu.

- Dolët në krahun e Jugosllavisë?

- Dola duke qenë i ndërgjegjshëm se kisha kalu gardhin e rrethimit

- A kishit njerëz, kishit dajën në Dibër të Madhe?

- Në Dibër të Madhe kisha dajën dhe mendoja të shkoja direkte me mendimin për të ikur diku në Evrope.

- Tani keni kaluar në tokën jugosllave,  jeni lodhur por  jeni gëzuar që keni ikur. Jam kurioz të di çfarë ndien njeriu që po lë prindërit.

- Është moment rrëqethës, sepse momentin që unë kalova kufirin dhe brenda meje ishte krijuar  besimi që unë e kisha lënë atdheun pas shpine. Ishte pikërisht momenti që unë e humba toruan, ishte pikërisht momenti që unë harrova atë që qa kisha menduar që mund të veproja, si mund të veproja, si do të sillesha në tokën tjetër, pavarësisht se ka një emër tjetër një ligj tjetër, një rregull tjetër, një rregull tjetër jetese të kalimit të atij territori. Unë pikësëpari sa kalova euforinë. Gëzimi i madh që shpëtova.

- Çfarë njerëzish latë në Shqipëri?

- Lashë nënën, dy motrat, lashë dhe të fejuarën. Sapo ishim fejuar në atë periudhë. Unë nuk kisha ndër mend të ikja, nuk e pata ushqyer asnjëherë  këtë iluzion gjatë rinisë sime sepse, tekefundit, nuk isha keq, nuk kisha ndonjë avantazh të madh nuk më kishin thënë një post një gjë,  po vazhdoja jetën normale për aq sa kisha kapacitetet e mia. Duhet thënë dhe duhet pranuar e drejta. Po çfarë ndodhi mua?! Unë isha në atë kohë ndihmës dizinjator në uzinën e traktorëve, se duhet shpjeguar në pak sekonda,  nëse me lejon.

Pilo Peristeri në atë kohë ishte drejtori i Uzinës së Traktorëve. Siç ishte gjithë jeta politike në Shqipëri ishte dhe aty një cik i stërholluar. Kishin filluar këto propaganda. Para se të ndërtojnë një vepër të pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit. Kjo lojë e të pyeturit popullit kushtonte shumë. Kjo  ishte hilja që nuk arritëm ta kuptonim. Unë rashë brenda në grackë.

- Çfarë thatë pak a shumë?

- Do rindërtohej fabrika e bukës në Tiranë, se  kishte propozuar  Byroja Politike një fabrikë nga Hungaria ta blinte dhe ta vinte këtu. Po ishte një fabrikë e ndërtimit më 1919. Unë, meqë punoja ndihmësdizinjator, dhe një mjeshtër imi, Oran Zershati, kishte literaturë e po bisedonim privatisht. “Po kjo është shumë e vjetër”, – tha. Duke shfletuar literaturën, shohim që në Bolonjë ndërtoheshin fabrika të së njëjtës kapacitet prodhimi, po të vitit 1961. Unë, duke rrëshqitur në këtë grackë që kishte krijuar Partia e Punës, ngrita dorën dhe thashë se isha dakord me këtë propozim  për ndërtimin e fabrikës hungareze, pasi ishte shumë e vjetër. Me atë fabrikë do të ktheheshim prapë duke shtypim brumin me këmbë për të bërë bukë për popullin. “Fare  mendon ti?”- me tha Pilo. “Ka në Itali fabrikë për prodhimin e bukës që punojnë vetëm 45 punëtorë shumë e automatizuar”, -iu përgjigja unë. “Qen bir qeni!- më  tha. – Do të na sjellës prapë italianët këtu të na bëjnë si më 1920-n dhe 1939-n?!”- ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javë rrjeshtë nuk kanë pushuar  Skënder Malile, Shpresa Baska, njëra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisë i uzinës, duke më thirrur në zyrat e tyre për t’u kërkuar falje për atë që unë kisha thënë. Unë iu kundërpërgjigja duke i pohuar se nuk kisha thënë asnjë të keqe, se as nuk kisha sharë partinë as nuk kisha sharë asnjeri, thjesht kisha shprehur mendimin tim “ashtu siç e thotë Partia”.

- Një fjalë goje!…

- Pikërisht kjo ishte. Që tri dite përpara më njofton një miku im se ditën e hënë do të më arrestonin dhe  unë të shtunën mora rrugën dhe ika.

- Kur shkove në Maqedoni, Jugosllavi, si rrodhën  ngjarjet?

- Më morën në hetuesi: “Pse ke ikur?”, “Qysh ke ikur?”, “Çfarë ke dashur?…” i shpjegova arsyet. Më mbajtën 2 muaj dhe vendosën të më kthejnë mbrapsht.

- Duhet ta kesh ndier veten keq apo jo?

- Nuk e di, pasi nuk trembem kollaj, vetëm kur e pash veten në Qafëthanë e ndjeva veten ngushtë. E kuptova që isha në tokë shqiptare, pasi pashë matanë boshllëkut, qe ishte zona neutrale, flamurin tonë. Nuk e kam parë veten më keq në ato moment dhe aty u demoralizova shumë. Nuk derdha lot, fatmirësisht,  por kisha mbaruar se qeni Bashkim Fishta. Nuk arsyetoja më në këtë drejtim.

- Kush të mori në dorëzim?

- Më ka marrë Isa Halili në dorëzim nga autoritet jugosllave si një copë kapote, që mund ta gjuash pa gjë brenda. Një zhgënjim i madh, një deziluzion që gjatë rrugës për t’u kthyer në Tirane do ta paguaja shtrenjtë, në qoftë se s’do kishte ndodhur. Nuk e di se si,  po le të kthehemi në momentin që kaluam në territorin shqiptare. Ishte një shofer i Ministrisë së Brendshme, që e kishim komshi në Tiranë. I thotë      Isa Halili: “Vëri hekurat!”. Ndërhyn shoferi e i thotë: “Shoku Isa, t’ia vëmë para hekurat, se mbrapa më gris sediljet e makinës.” Megjithëse e kisha humb pak toruan, kjo thënie më zgjoji pak. “O sa poshtë!  Nuk vlekam as sa një sedilje makine!” – mendova. U mërzita. Aty pastaj  harrova arrestimin, pse më vunë hekurat për të më pushkatuar. Nuk e di çfarë kishin në mendje,  krim ndaj atdheut. I harrova të gjitha. Me rryente nga brenda kjo pavlerësia ime.

“Hipim në makinë”, – më thanë. Më vendosën mbrapa shoferit. Unë, polici me automatik dhe Isa Halili përpara. Duke bërë kthesat e Qafës së Kërrabës, kam menduar t’i kaloja harkun e hekurave me duar shoferit në qafë dhe pastaj bënte rrugën e vet makina deri në greminë. Qafa e Kërrabës është shumë e tmerrshme.

- Çfarë ju frenoi ta hidhnin makinën në greminë dhe të vdisnit të gjithë, ju shoferi, polici dhe sigurmsi mizor?

- Nuk e di. Unë besoj te Zoti,  dhe pse nuk kam qenë asnjëherë praktikant, sepse nuk na lanë, nuk na lanë si shumica e shqiptareve. Po unë besoj se të gjithë rrjedhën, në të gjithë ecjen time kam diçka superiore mbi kokë, që më ka mbrojtur, më ka drejtuar. Nuk gjë tjetër çfarë të them, sepse e kam provuar në disa rrethana deçizive e shumë të tjera se nuk është forca ime fizike që më ka shpëtuar, por është një forcë madhore që më ka shpëtuar. Jam zgjuar nga ky mendim, që vetëm mendoja për të vrarë,  por nuk veprova. U zgjova në repartin 313. Rrugën se si më kanë çuar nuk e mbaj mend, nuk shikoja njeri, nuk e di se çfarë ndodhi, në këto momente psikologjike të njeriut të paktën unë nuk jam në gjendje të shpjegoj dhe përfundova në biruc.

- Më thatë që ndenjët 9 muaj në hetuesi…

- Po, në hetuesi, po nuk kuptova, nuk e kuptoj vetëm që isha arratis,  kërkoheshin njerëzit  kush di me kë ke fol. Të merreshin grupe, krijoheshin grupe  këtu ishte pikë synimi.

- Po të ishe i dobët në karakter, mund të nxirrnit ndonjë emër nga torturat. Ju e keni kaluar provën dhe duhet të jeni krenar, po të gjithë ne që s’e kemi kaluar këtë prove s’flasim dot në është e tmerrshme.

- Ashtu është. Është shumë e vështirë. Mua më sollën kunatin tim vetëm. Për faktin që unë kisha kaluar nga Dibra, atestuan 10 veta, 10 veta munde t’i kenë arrestuar në Maqellarë,  d.m.th.  fshatin ku kisha lindur unë. Vetëm kunati thotë po, se  faktikisht  unë e pata biseduar me të në ato dy ditë: “Më jep rrugë zgjedhje, çfarë mendimi ke?” “Do vij dhe unë tha më ty”. Nuk erdhi absolutisht, po vetëm nga torturat që ka ashtu, unë e kam pas ditë , e dënuan 3 vjet.

- Po ai të paktën nuk të ka spiunuar, prapë e dënuan. Me të fejuarën çfarë ndodhi, në qoftë se më lejon të pyes.

- E pranoj me kënaqësi se është pjesë e jetës sime. Gjatë hetuesisë bëra një lojë të vogël me Isa Halilin se më tha që e kishte paguar shtrenjtë, po nuk bëhem pishman. Më tha: “Do më tregosh shokët që ke pas këtu, qe keni biseduar për arratisjen, se ti ke qenë djali i shkathët. Ke  pasur jetë kulturore në Uzinën e Traktorëve e 1400 të rinj…” Arsyeja pse Pilo Pelisteri shkoi në jugosllavi se dua Bashkim Fishtën  këtu se ua ndërprerë energjinë elektrike, kjo ka qenë premtimi i qeverisë shqiptare kundrejt qeverisë jugosllave, që unë, qeveria jonë, u pret furnizimin me energjinë elektrike që merrte nga Fierzë në qoftë se nuk më ktheni Bashkim Fishtën, se ka ekzistuar,  siç doli nga zhvillimi i gjyqit, Pilo Pelisteri  se në Uzinën e Traktorëve m’u bë gjyqi. Vendimi është marrë në gazhinë. Shikoje çfarë gjyqi, çfarë false!.

- Duartrokitin kundër teje?

- Jo, vetëm 2 – 3  veta që kërkuan varje nga punëtoret, jo punëtorë, ishte përgjegjës reparti. Baki Baholli u ngrit me të madhe dhe kërkoi varje këtu në oborr që të merrni shembull e gjithë rinia. Gjithsesi janë gjëra të kaluara.

- Po me të fejuarën?

- Në hetuesi Isa Halilit i thashë që do t’ia tregoja të gjitha ato që kamë, në qoftë se ai më sillte babain e të fejuarës sime. Kisha qejf ta shikoja dhe të bisedoja  me të. “Gjë që bëhet, si të duash”, – më tha. Mbas tri ditësh ma solli të atin e saj, një burrë zakoni. I thashë që e kisha thirrur për t’i thënë dy fjalë. “Unë nuk ika për të tradhtuar gocën tënde, rrethanat e mia do t’i marrësh vesh më vonë, se nuk kam çfarë të shpjegoj. Unë kam ikur për arsye të mia shumë të forta dhe për këtë të kërkoj falje dhe nga ky moment që ne po flasim bashkë unë e kam liruar gocën tënde. Dua të kërkosh divorcin shpejt”, – i thashë të atit të fejuarës sime. Ai m’u përgjigj që jo, pasi vajzën e kishte martuar vetëm një herë dhe donte ta shihte ashtu deri sa të vdiste. Në atë moment unë këmbëngula që të vepronte ashtu siç i thashë, pasi unë nuk dilja i gjallë nga burgu. Aty kishin ikur burra me mustaqe duke qarë dhe kanë ndenjur dy vjet e gjysmë për shkurorëzim. Gjithsesi, kthehemi te premtimi që i bëra Isa Halilit. Sa iku vjehrri,  që e kujtoj me plot respekt familjen e tyre. Isai më tha që të vazhdonim bisedën që kishim lënë përgjysmë. Unë iu përgjigja se nuk kisha asgjë për t’i thënë dhe se kisha problem sa të vinte vjehrri. Në atë moment ai u acarua shumë. Në të tilla raste hetuesit nuk të godasin, por sjellin persona nga jashtë. Isai u acarua aq shumë, sa më rrahu vet ai, me duar e tij. Unë isha i lidhur në karrige dhe ai harxhoi të tërë fuqinë e tij duke më goditur. Kur po më rrihte, ai thoshte me të madhe se si ia kisha punuar në atë mënyrë, se si e mashtrova. Inatin më të madh e kishte pasi ai më konsideronte mua një injorant dhe e kisha bërë për budalla.

- Po torturat pas revoltës së Qafës së Barit?

- Katër veta i pushkatuan aty menjëherë. Kishte ardhur Aranit Çela. U bë gjyq rrufe. Ne na lidhën dhe na hipën në makina. Hetuesia na u bë në Tiranë. Unë kam qenë tifoz futbolli dhe kisha simpati për  Medi Bushatin, por jam zhgënjyer, sepse unë ia fala policit që na dhunonte në burg, por jo Mehdi Bushatit. Ai ishte elegant në fushë, por shumë mizor dhe kriminel. Gjatë torturave më ka thyer gjithë dhëmbët e gojës, vetëm katër dhëmbë më mbetën në gojë. Nuk e harroj kriminelin Mehdi Bushati.


10 Responses to Bashkim Fishta: Na torturuan baballarët e atyre që drejtojnë sot PS-në

  1. Gazetari Daresise Reply

    July 16, 2012 at 10:08 pm

    Keto duhen shkruar ne libra o popull dhe jo fjale rrospijash… me fjalet parti enver… Por per Burrat e Ditur dhe Trima. Kurre nuk duhet ta lejme shkerdhaten kriminale te rimarre pushtetin. KURRE.

  2. Besimi Reply

    July 17, 2012 at 12:19 am

    Sa i do Amerika Komunistat dhe Homosksualet për pronaret dhe te burgosurit politik asnje fjale nuk e thone prej 20 vjetësh.

  3. sali trapi Reply

    July 17, 2012 at 12:44 am

    po,pse ne krye te pd-se kush eshte mor qen i poshter????,por,u’a paskan bere mire dhe jane treguar te meshirshem qe te paskan lene gjalle ty mor kelysh i berishes.

    • bashkim Reply

      July 18, 2012 at 6:11 pm

      Bravo shiko sa mirè tè ka edukuar EDI.

  4. dritan Reply

    July 19, 2012 at 2:44 pm

    PSE MORE ZOTNI CFARE HYNE SALI BERISHA KETU ZOTNIA TREGON CFARE KA NDODHUR DHE JU KERCENI DHE PERMENDI POLITIKEN E SOTME SHQIPTARE. NUK DO TE NDERTOJE KY VEND SHTETIN E SE DREJTES KURRE DUKE U MUNDUAR TE HARROJME CFARE KA NDODHUR SEPSE PO NUK DITE NGA VJEN NUK DI SE KU SHKON DHE SA PER MIRE JAU KANE BERE TE NA VIJE TURPE QE NJE INJORANTE SI PILO PERISTERI KA DHE SHUME TE TJERE KA SHKATERRUAR JETEN E KAQ SHUME NJERZVE RRESPEKT PER VAJTJET E TYRE KJO ESHTE DETYRA DHE OBLIGIMI I GJITHE POPULLIT,DO TE KISHA DESHIRE TA KISHIT PROVUAR NJEHER DHE PASTAJ JEPNINT GJYKIM,UNE JETOJ PER SHUME VJET LARGE POR KURRE NUK KAM PER TE HARRUAR LOTE E ATYRE FAMLJEVE KUR U DENOHESHIN TE AFERMIT E TYRE ME GJITHSE FEMJE DHE SOT ME RRI SI CEKAN NE KOKE POROSIA E PRINDERVE TE MIJ MOS THUAJ KURRE DICKA TE KEQE PER QEVERIN SE BABI SHKON NE BURGE PRA ME PAK FJALE BEHU ME DY FYTYRA KJO ESHTE FATEKEQESIA ME E MADHE PER NJE POPULLE QE TA MESOSH TE MOS JET VETEVETJA PRA MOS MENDO MOS GJYKO DHE NE SOT SHIKOJME REZULTATET SHQIPERIA IME JOTJA E TE GJITHVE KA SHUME PROBLEME SEPSE JANE 5O VJETE HUMBJE TRURI PER CFARE PER TE JETRUAR I QET PILO DHE TE TJERET SI PILO CFARE SHKATERRIMI I LUTEM ZOTI CDO DITE NGA KETEJ OQEANIT QE VENDI IM SHQIPERIA JONE TE SHPETOJ NGA KY LENGIM I GJATE

  5. Sali Berisha Reply

    July 24, 2012 at 2:01 am

    Nuk kuptova ku ishte PS-ja ketu,i vetmi emer ishte Mehdi Bushati,por djali i tij Andi Bushati eshte anti PS.Besoj se PD-ja ka me shume ish komunist se PS-eja,ajo drejtohet nga komunisti me stazhin me te gjat.Ju te Metropolit qofshi,u dhjefsha mu ne gazet.

  6. BARDHYLI-FR Reply

    August 6, 2012 at 2:58 pm

    Vetem te pafytyret qe e kane demtuar shqiptaresine dhe bijte e tyre,sot mendojne se kane fytyre te shetisin Shqiperine shlirshem.Bej pyetje: Si eshte e mundur qe ata qe deri dje ishin anetare te PPSH sot te PS ose bijte e tyre,te cilet per shkak te pikepamjeve ideologjike,i mbajten ne sketerre bashkekombasit e vet dhe atdheun e tyre me dekada,dhe mos te ndjejne veten,te marruar,te ofenduar dhe te denoncuar nga vuajtsit e denimeve te paarsyeshme,nga familiaret e tyre dhe tragjedite e tjera si dhunti nga njeriu servil i nje shteti me ideologji dekadente?!

  7. zuli Reply

    August 7, 2012 at 11:28 am

    MOS PERDOR EMRIN E SALI BERISHES MOR KOMENTUES E TE QIFSH…. KREJT F.. E F QE KE MOR M.. M

  8. miri Reply

    August 30, 2012 at 11:01 pm

    Bashkim Fishta Karakteri tregohet qe nga dita qe vime deri ne diten qe ikim nga kjo bote.
    Dhe ti je metevertete njeri pa karakter qe permend pergjegjesin e repartit,Ai ishte me punetor se nje turn bashke dhe ai e gezoi gjithe rrespsktin e njerezve te ndershem,prandaj qe ne moshe shume te re e therrisnin BABE,Atij I ofroheshin shume poste dhe AI ndejti me fukarejte dhe gotten e rrakise se I njifte mire ne heshtje,ujqer si puna jote .Por sic duket ti je nga ato qe ne mengjes gdhihen pa breke dhe ne darke dyshekun e ka te shtruar me leke.Te kane paguar mire te permendesh Bakiun e beku po mos u merzit se zoti gjuhen ka per ta pervelu.Ti nuk mund ti afrohesh atij njeriu te drejte E TE NDERSHEM as tek kambet.

  9. miri Reply

    August 31, 2012 at 1:05 am

    Bashkim Fishta Karakteri tregohet qe nga dita qe vime deri ne diten qe ikim nga kjo bote.
    Dhe ti je metevertete njeri pa karakter qe permend pergjegjesin e repartit,Ai ishte me punetor se nje turn bashke dhe ai e gezoi gjithe rrespsktin e njerezve te ndershem,prandaj qe ne moshe shume te re e therrisnin BABE,Atij I ofroheshin shume poste dhe AI ndejti me fukarejte dhe gotten e rrakise se I njifte mire ne heshtje,ujqer si puna jote .Por sic duket ti je nga ato qe ne mengjes gdhihen pa breke dhe ne darke dyshekun e ka te shtruar me leke.Te kane paguar mire te permendesh Bakiun e beku po mos u merzit se zoti gjuhen ka per ta pervelu.Ti nuk mund ti afrohesh atij njeriu te drejte as tek kembet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>