Berisha dhe Topalli mesazhe urimi tek selia e myslimanëve, Rama preferon Twitter-in

Urimet e politikanëve: Nderojmë sakrifincën e muajit të Ramazanit

Personalitetet e larta të shtetit dhe politikës shqiptare kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajram. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, urimin për këtë ditë e dha nga zyra e tij në Presidencës, ku iu drejtua të gjithë besimtarëve dhe shqiptarëve me urimin për më shumë paqe e begati, duke vënë në duke vlerën e madhe të bashkëjetesës fetare mes njëri-tjetrit. “Është kënaqësi e madhe, sigurisht edhe nder, që urimin e parë si President i Republikës t’jua drejtoj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe bashkëkombësve të mi: Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Besimi është një nga cilësitë më të çmuara që ka njeriu dhe që e ka çuar njerëzimin përpara. Le ta ruajmë këtë besim në breza dhe ta përmirësojmë në raport me njëri-tjetrin”,-tha Nishani. Kryeministri Sali Berisha uroi shqiptarët nga Komuniteti Mysliman. Në këtë seli gjatë gjithë kësaj dite feste kanë bërë vizita e urime, personalitete të larta të vendit dhe të huaja. Kreu i qeverisë i shoqëruar dhe nga bashkëshortja, vlerësoi sakrificën e atyre që agjëruan në këto ditë të nxehta gushti, si mesazhi më i madh për përkushtimin ndaj Zotit. Kryeministri uroi që vitin e ardhshëm të ketë më shumë të mira e begati për shqiptarët. “Urojmë që Bajramin tjetër ta festojmë më mirë, ta festojmë më të begatë, me të lirë, më të sigurt, siç e meritojmë”,-tha Berisha. Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, gjithashtu uroi për më shumë dashuri e harmoni mes njëri-tjetrit, për më shumë dhembshuri e solidaritetit për të pamundurit. “Në çdo ditë e çdo moment të mendojmë për ata që kanë më pak,që janë të sëmurë dhe që janë më të margjinalizuar. Sigurisht që ky është një obligim për të gjithë qytetarët shqiptarë, të të gjitha feve, për t’i shërbyer njëri-tjetrit kur ne kemi nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithsecilit”,-u shpreh Topalli. Opozita gjithashtu ka uruar të gjithë besimtarët myslimane. Edi Rama përmes profilit të tij në internet uroi të gjithë shqiptaret “Gëzuar Fiter Bajramin”, mesazh që u përcoll në emër të tij edhe nga sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, edhe pas vizitës në Komunitetin Mysliman. Në emër të familjes së madhe politike, Klosi tha se uronte të gjithë besimtarët dhe shqiptarët që vitin e ardhshëm Bajrami t’i gjejë më mirë. “Këto ditë të sakrificës, të mirësisë dhe respektit për njëri-tjetrin u urojmë të gjithë qytetarëve shqiptarë mbarësi e të marrin nga e mira e kësaj feste, të marrin nga bukuria e kësaj feste e të gjithë së bashku të kemi mundësi që t’i japim këtij vendi një rilindje të re”,-u shpreh Klosi. Përfaqësues të besimeve të tjera fetare në Shqipëri, e trupa diplomatike në Tirane, gjithashtu kanë uruar për Fiter Bajram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>