Bllokojnë autostradën drejt Kosovës 200 banorë të Kukësit, CEZ u ndërpreu energjinë

 

Rreth 200 banorë të tre fshatrave të Kukësit, Shtiqen, Tërthore e Bicaj kanë bllokuar aksin Kukës-morinë në shenjë proteste ndaj CEZ. Kompania çeke u ka ndërprerë këtyre fshatrave energjinë elektrike pasi rezultojnë debitorë prej shumë kohësh. Pas mësymje së nënstacionit elektrik, banorët e irrituar kanë bllokuar segmentin e autostradës të ashtuquajtur Rruga e Kombit. Ndërkohë pritet ndërhyrja e forcave të FNSH-së për të shpërndarë protestuesit. Pak më herët gjatë ditës së sotshme CEZ për shkaqe sigurie stakoi energjinë për të gjithë Kukësin, pasi “u pushtua” nga dhjetëra banorë të këtyre fshatrave. Të indinjuar nga ndërhyrja e CEZ, banorët janë shprehur se do të nisin të shlyejnë detyrimet pasi tu jenë paguar dëmet në tokën e tyre nga përmbytjet e Liqenit të Fierzës. Protesta e tyre me kalimin e orëve është intensifikuar, ndërkohë që burime nga vendngjarja bëjnë me dije se protestuesit qëllojnë me gurë trafikndarësen e autostradës. Mësohet se forcat e policisë nuk ndodhen në aksin rrugor Kukës- Morinë, ndërkohë që pritet ndërhyrja e FNSH-së për shpërndarjen e protestuesve në autostradë, pasi banorët kanë bllokuar edhe trafikun e automjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>