Cruise rikthehet në punë

Tom Cruise mbërri në Londër ditën e dielë, pasi kaloi tre ditë së bashku me vajzën e tij, Suri në Nju Jork. 50-vjeçari, i cili është në Britani për të xhiruar një film të ri, dukej i lodhur ndërsa doli nga makina dhe u takua me stafin. Takimi me Surin ishte i pari për Cruise që prej shpalljes së divorcit nga bashkëshortja e shtatë viteve të fundit, Kate Holmes. Duket se 50-vjeçari nuk ka pritur mirë as zërat se Holmes e ka hedhur pas krahëve martesën dhe se është rikthyer përkrah ish-të dashurit të saj, Clein. Gjithsesi, menjëherë pas përfundimit të xhirimit të filmit “Oblivion” në Islandë, Cruise është zhvendosur për në Angli për xhirimet e “All you need is kill”. Me sa duket, hollivudiani është i vendosur të mbushë kohën e tij me sa më shumë punë, ndërsa përpiqet të hedhë pas krahëve zhgënjimet e divorcit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>