Si pasojë e një sulmi në qendër të Damaskut është vrarë dje ministri sirian i Mbrojtjes, Daud Radscheha, bën të ditur televizioni shtetëror. Ndërkohë mediet njoftojnë se si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm pranë një godine të forcave të sigurisë në kryeqytet janë plagosur edhe qeveritarë të tjerë. Ndër të plagosurit bën pjesë edhe ministri i Brendshëm, Mohammed Ibrahim al-Schaar.
Kryeqyteti sirian Damask është kthyer në shesh lufte. Kundërshtarë të armatosur të regjimit kanë goditur ditën e martë sipas dëshmitarëve okularë, një helikopter ushtarak që ndodhej në fluturim.
Si pasojë e një sulmi në qendër të Damaskut është vrarë dje ministri sirian i Mbrojtjes Daud Radscheha, bën të ditur televizioni shtetëror. Ndërkohë mediat njoftojnë se si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm pranë një godine të forcave të sigurisë në kryeqytet janë plagosur edhe qeveritarë të tjerë. Ndër të plagosurit bën pjesë edhe ministri i Brendshëm, Mohammed Ibrahim al-Schaar. Kryengritësit dhe forcat qeveritare po zhvillojnë luftime të ashpra. Mediat lokale njoftojnë edhe për përdorimin e artilerisë së rëndë dhe snajperëve. Ndërsa opozita bën të ditur se vetëm të martën janë vrarë të paktën 60 ushtarë.
Edhe nga Latakia njoftohet për sulme të ushtrisë. Një dëshmitar okular tregon me telefon: “Dy lagje të Latakias po bombardohen. Ka pasur të vdekur, mes tyre edhe dezertorë, shumë të plagosur u hoqën nga qyteti. 400 familje janë larguar, disa duan të shkojnë në Turqi, disa të tjerë në vendet fqinjë. Në çatitë e shtëpive ka spajperistë. Gjendja është katastrofike”.
Edhe në Damask ka pasur gjatë gjithë ditës luftime në rrugë. Ushtria është përpjekur, sipas të dhënave të rebelëve, të marrë sërish lagjet që ka humbur dhe ka përdorur tanke, snajperistë dhe helikopterë luftarakë. Qeveria thotë se është duke luftuar kundër terroristëve, që fshihen në disa lagje. Është krejtësisht e paqartë si paraqitet gjendja në Damask.
Ish-ambasadori Nawaf al Fares, i cili kaloi javët e kaluara në krahun e opozitës theksoi në një intervistë për BBC-në, rëndësinë e Damaskut. Regjimi, tha al Fares përpiqet me të gjitha mjetet që ta mbajë Damaskun jashtë konfliktit, megjithatë revolucioni është duke fituar gjithnjë e më shumë forcë dhe duke marrë gjithnjë e më shumë kontrollin në Siri.
Vëllazëria myslimane siriane pret që për Damaskun të bëhen beteja përfundimtare. Ushtria e lirë siriane ka bërë thirrje për një ofensivë, e cila zhvillohet nën moton: „Damasku – Vullkan dhe tërmet i Sirisë“.
Një zëdhënës i rebelëve tha: “Luftëtarët duhet të rrethojnë të gjitha pikat e kontrollit të ushtrisë dhe forcave të sigurimit dhe t’ i eleminojnë. Popullsia duhet të reagojë me duke mos u bindur.
Vendosja e një armëpushimi në Siri është bërë e pamundur. Sipas të dhënave turke, sot një gjeneral tjetër dhe disa oficerë kanë shkuar në vendin fqinjë. OKB-ja njofton se 112 mijë refugjatë janë regjistruar në vendet fqinjë me Sirinë. Numri jozyrtar i refugjatëve duhet të jetë shumë më i lartë. Në intervistën për BBC-në, ambasadori Nawaf al Fares paralajmëroi për rrezikun e përdorimit të armëve kimike. Ekzistojnë informacione të pakonfirmuara se armët kimike janë përdorur në Homs. Ai është i bindur se nëse laku shtrëngohet gjithnjë e më shumë rreth regjimit atëherë nuk do të pritet, por do të përdoren armët kimike.
Assad është i gatshëm të asgjësojë të gjithë popullin sirian për të mbetur vetë në pushtet, citohet ai të ketë thënë më tej. Nawaf al Fares ka qenë ambasadori i Sirisë në Irak dhe të mërkurën e kaluar kaloi në anën e opozitës. Ai ka pasur marrëdhënie të ngushta me aparatin e sigurimit.
Për Sirinë sërish po debatohet edhe në Këshillin e Sigurimit. Britania e Madhe ka paraqitur një projektrezolutë me të cilën kërkohet ndërhyrje mbi bazë të Kapitullit VII të Kartës së OKB-së, në qoftë se Siria nuk i përmbahet planit të të dërguarit të posaçëm Kofi Annan. Ky kapitull parashikon vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve, por edhe ndërhyrjen e dhunshme. Rusia e ka hedhur deri tani poshtë këtë mundësi.
Videot amatore të publikuara dje në internet, paraqesin banorë të Damaskut, duke ju larguar luftimeve, por këto video nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Ndërkohë, qeveria irakiane i bëri thirrje qytetarëve të vet në Siri, shumica e tyre refugjatë, të kthehen pa humbur kohë në vendin e tyre, për t’i shpëtuar dhunës në rritje.
Luftimet, në të cilat aktivistët thonë se u përdorën edhe helikopterë luftarakë, zhvillohen ndërsa Këshilli i Sigurimit debaton lidhur me dy rezoluta për Sirinë. Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë shtyrjen e afatit për qëndrimin në Siri të vëzhguesve të OKB-së edhe për 45 ditë të tjera, si dhe për sanksione kundër qervrisë së Bashar al-Asadit. Qëndrimi i Rusisë, është shtyrje e afatit për vëzhguesit e OKB-së, por jo vendosje e sanksioneve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon po viziton Kinën, ndërsa i dërguari i OKB-së Kofi Annan po mban bisedime në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin. Si Moska, edhe Pekini, i kanë vënë veton më parë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të mbështetura nga Perëndimi, duke bërë thirrje për veprime më të ashpëra kundër Sirisë.
Drama e refugjatëve-spektatorë
Helikopterët sirianë fluturojnë mbi territorin e kontrolluar nga kryengritësit, herë herë duke hapur zjarr me raketa, që pasohet me shtëllunga të mëdha tymi. Snaiperët e ushtrisë në pika të larta vënë në shënjestër këdo që përpiqet të iki. Ky është kampi i refugjatëve në Kilis të Turqisë. Flamuri sirian shpaloset në kufi, vetëm disa qindra metra larg kampit. Herë herë, forcat e qeverisë siriane hapin zjarr matanë gardhit ndarës. Dy veta u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën në muajin prill.
Një mur betoni është ngritur këtu si formë mbrojtëse, i cili tani është shëndruar në një platformë për mesazhe kundër Al-Assadit. Një burrë tregon shenja në trup si rezultat i torturave në një burg të Sirisë. Tani ai është luftëtar i ushtrisë çlirimtare siriane. 27 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin nga Siria, ndërkohë që po veniten shpresat se konflikti mund të marrë fund së shpejti.
Klinikat ofrojnë kujdes shëndetsor për të plagosurit dhe të sëmurët. Këtu ka pak dyqane, dy xhami dhe një lavanderi, të cilat krijojnë përshtypjen e një atmosfere jo të përkohshme. Rreth 11,500 refugjatë jetojnë në këto kabina, 5-6 veta në një kabinë. Kampi është plot dhe ndërsa rreth 300 refugjatë ikin nga Siria çdo ditë, Turqia po ndërton një kamp tjetër përgjatë kufirit për të strehuar rreth 20,000 njerëz. Në Kilis, punëtorët turq nuk e lejuan Zërin e Amerikës që të filmonte kanalet e zeza që shkarkoheshin në ambient të hapur. Kamionët me avull përpiqeshin të largojnë mizat e shumta.
Megjithë disa ankesa, refugjatët thonë se i janë mirënjohës qeverisë turke që u ofroi strehim. Zemërimi i tyre përqëndrohet në aleatët e Sirisë, si Rusia, të cilët ata i fajësojnë për armatimin e forcave të Presidentit Assad. “Vende si Irani, Rusia dhe Venezuela mbështesin regjimin e Al-Assadit. Ai është një regjim kriminal. Ne kemi nevojë që të gjitha vendet e botës të jenë miq të popullit sirian, të mbështesin ushtrinë çlirimtare siriane dhe demokracinë, e jo vetëm me fjalë, por me vepra”, thotë ky refugjat. “Pse Shtetet e Bashkuara nuk përfillim sirianët? Pse Shtetet e Bashkuara nuk ndalin vrasjet e Risisë në Siri”?, pyet ky refugjat tjetër.
Për refugjatët në Kilis, kompleksiteti i politikave ndërkombëtare nuk ka shumë kuptim. Para syve të tyre ata shikojnë vrasjet që vazhdojnë në vendin e tyre matanë kufirit.
Mozi
July 28, 2012 at 3:53 pm
Amerika nuk po ndihet fare qe kur u fut Kina dhe Rusia.