Dita e fundit e dy të dënuarve me vdekje

Rustem Dashi rrëfen natën e 17 korrikut

Nga Bedri Blloshmi

Errësirë, heshtje, mesnatë, dhimbje, shpresë. Do të vijë vdekja apo jeta.

Më 18 korrik në birucën nr. 8, ku rrija unë, polici solli të dënuarin Rustem Dashi. Ai kishte qëndruar për 30 ditë në të njëjtën qeli me Vilsonin. E kishin çuar të kujdesej për të. Sapo më pa, Rustemi m’u afrua dhe filloi të më tregonte:

- Isha disa ditë me Gencin,  – më tha Rustemi. – Ishte shumë i mërzitur. I thashë: “O Genc, pse ti s’i kishe bërë ato që the tani, ti e di se këta kanë inatin e babait, Bardhos, se kapën dot atë kur vinte dhe tani do t’i paguash ti…”

Vilsonin e kishte prerë lodhja nga qëndrimi shtrirë. Kur mpihej në njërin krah, Vilsoni më lutej ta ktheja në tjetrin. Bënte shumë vapë dhe trupi i djersitej. Flokët i binin vazhdimisht. Të dy supet i ishin rrjepur ngaqë rrinte vetëm shtrirë. Duart i mpiheshin dhe më duhet të them se njërën prej tyre e kishte gjysmë të paralizuar që nga torturat në qelitë e Tiranës. Gishtat e duarve kishin filluar t’i nxiheshin. Kishte plagë te supet, krahët dhe kofshët. Ishin bërë 35 ditë që kur e kishin lidhur duar e këmbë dhe me helmetë në kokë. Porta e hekurit u hap me një zhurmë rrëqethëse. U dëgjuan hapa dhe dera e birucës nr. 1, ku dergjej Genci, u hap. Pastaj u hap porta e madhe, që ishte jashtë. Me sa kuptova, aty po ndodhte diçka. Dëgjoheshin vetëm hapat dhe asnjë zë. Mendova se mos kishte ardhur falja dhe Gencin e zgjidhën. U dëgjuan zëra që pëshpëritnin dhe hapa që po afroheshin. Shuli i derës së birucës sonë kërciti me një zhurmë po aq rrëqethëse dhe dera u hap. Përsëri mendova se, meqë erdhën te ne, i kishin falur jetën edhe Vilsonit. Ai rrinte shtrirë dhe i përgjumur me kurriz nga dera. Sapo dera u hap, Vilsoni lëvizi.

- Rustem, – foli ai, – kush është?

Brenda u futën Selim Caka, hetuesi Lulo Ymeri, shefi i policisë Nazmi Kodra dhe përgjegjësi i birucave, shefi i hetuesisë.

-Hë, – i tha duke qeshur Vilsonit, – të pata thënë, ja fundi, erdhi.

Korridori ishte plot me policë e civilë. E ktheva Vilsonin dhe i fërkova duart si zakonisht. Pastaj e ngrita dhe e mbështeta pas murit. Kur ata ia zgjidhën këmbët dhe i hoqën litarin që mbante të lidhura bashkë duart e këmbët, u binda plotësisht se e kishin falur. Unë shtanga. Rrija mbështetur pas murit dhe nuk arrija të lëvizja as qepallat. Më parë kisha dëgjuar se, kur i kishin dënuar me vdekje dhe u kishte ardhur falja, policët vinin në birucë, i hiqnin hekurat dhe kryetari i degës i komunikonte vendimin. Kurse atë natë askush nuk po fliste, vetëm vepronin në heshtje. Ia zgjidhën këmbët, por duart jo. S’po e kuptoja ç’po ndodhte. Kishin vendosur ta vrisnin? Jo, jo! Kjo gjë s’kishte pse të ndodhte. Vilsoni nuk kishte bërë asgjë për ta vrarë. Ai kishte lexuar vetëm libra. E kapën për krahësh dhe e ngritën më këmbë. Kur po dilte, te dera i hodha xhaketën krahëve. Ai u kthye nga unë, më pa në sy e pa iu dridhur qerpikët e më tha:

- Rustem, ma bëj hallall shërbimin që më ke bërë gjithë këto ditë. Të lutem, ma bëj hallall!

Unë ngriva në vend, po e merrnin me duar lidhur prapa dhe helmetën në kokë. Buza më dridhej dhe nuk arrita t’i them asnjë fjalë. Lotët filluan të më rridhnin faqeve.

– Rustem, po të lë një amanet, – vazhdoi Vilsoni: – kur të dalësh nga burgu, të shkosh në familjen time e t’u thuash se nuk i kam turpëruar. Akuzën nuk e pranova, sepse s’kam bërë asgjë. Ne ishim bashkë në gjyq. Këto që po të them, janë të vërteta, ti e di. Diana me gocën të shohin punën e tyre. Ky qe fati im! Me fatin nuk luftohet. Këto do t’ua thotë edhe Bedriu kur të lirohet, por atë e kanë dënuar shumë. Edhe një herë: ma bëj hallall Rustem! Lamtumirë! Lamtumir!

- Hajde tani! – bërtitën policët që e mbanin për krahësh.

U dëgjua zhurma e shulit që mbylli derën. Më pas u dëgjua zhurma që lëshoi porta e jashtme. Përsëri heshtje varri. Dëgjohej vetëm një gërhitje që vinte prej një biruce tjetër. Dikush flinte, ndoshta të gjithë, ndërsa unë jo. I rashë sportelit dhe i kërkova policit një cigare, që s’vonoi të ma sillte. Isha ulur në dyshemenë e birucës dhe thithja cigaren pa pushim. Më bëhej sikur Vilsoni më thoshte: “Rustem, u mpiva.”. Shpatullat më dhembnin shumë, shikoja përreth, por asgjë nuk shikoja. Prapë hapa të rëndë. Veshët më buçitnin: “Rustem, ma bëj hallall… thuaju atyre të shtëpisë kur të lirohesh…” U ngrita më këmbë, u afrova atje ku rrinte shtrirë Vili. Dërrasat ishin akoma të nxehta, jo nga vapa, por nga trupi i tij. Një batanije rrinte e hapur, ashtu siç e la Vili kur e morën. Si të bëja? Vendi s’më mbante. Nganjëherë mendoja: “Ishalla e kanë thirrur lart në zyrë për t’i komunikuar faljen! S’e di, po pres!” Çfarë të besoja. Mendimi më ishte turbulluar: “Pse më tha Vilsoni ‘kur të lirohesh shko në shtëpi?’. E kuptoi Vilsoni se e morën për ta vrarë? Po pse po e vrasin? Për librat, për përkthimet? Jo, kjo s’është e mundur!” Isha krejt i përhumbur. Vetëm kërcitja e shulave më ngjalli shpresën: “E sollën, shyqyr o Zot!” – thashë me vete. Por jo, kërcitja ishte tjetër gjë, kishte zbardhur. Kur dola në banjë, i thashë policit të më hiqte nga ajo qeli, sepse nuk mund të qëndroja më aty. Dhe ata më sollën në këtë birucë. Ah, more Bedri! S’ke ç’të bësh, bëhu i fortë! Më keq është për prindërit!”

Nuk mbaj mend se pas sa ditësh të rrëfimit të Rustem Dashit i kërkova përgjegjësit të birucave të më largonte një orë e më parë prej aty. Nuk mund të qëndroja më në atë vend, më bëheshin zëra, të kolliturat si të Gencit, ashtu edhe të Vilsonit. Zhurma e zinxhirëve kur i zgjidhin te dera e banjës përballë birucës  sime. Çdo ditë hidhja sytë nga birucat e tyre, por asnjë shenjë polici s’ishte. Unë nuk doja ta besoja, por ajo ishte e vërtetë: kishte mbërritur vdekja. Pas disa ditësh më nxorën nga dhoma, më hodhën prangat, më hipën në një makinë e më nisën për në Tiranë.

Shënim. Atë natë policët më dhanë ushqim me forcë. Rashë në gjumë si i vdekur. Ata diçka më hodhën në ushqim. Kur u ngrita në mëngjes për të shkuar në banjë, hodha sytë nga birucat e Gencit dhe Vilsonit, por polici nuk ishte. Më ra të fikët. Të nesërmen në drekë munda të dilja pak nga kllapia. Gencin e Vilsonin i kishin vrarë atë natë të nxehtë korriku.


2 Responses to Dita e fundit e dy të dënuarve me vdekje

  1. Besimi Reply

    July 23, 2012 at 6:02 pm

    Këta terrorista, spiuna, që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike. Sot për ironi strehohen me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim shkurt 2012. rrofshin e qofshin amerikanët me bandën e sllavëve dhe osmanve – komunistë! Kaq shum e duan popullin shqiptar amerikanët sa jua kanë vu në qafë edhe pas komunizmit batalionin e terrorit dhe likujdimit të njerzve që luftuan për simbolin e Lirisë në SHBA.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.

    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
    «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    « Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
    «Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti,(baba i profesor dhe akademiku, presidenti i universitetit, Lihsien Bashkurtit) nga Tropoja.

    I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë: «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, nga Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur:
    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.» Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”»

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pension nga shteti janë mbi 60 vjeç.

    Emnat i ka vendosë gjirokastriti Gary Kokalari – miku gjirokastritë i Ismail Kadaresë

    ”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

  2. Uarda Reply

    July 23, 2012 at 11:02 pm

    Besim,
    Urgjentisht duhet ta dergosh komentin tend ne ndonje gazete. Njerezit duhet ta marrin vesh te verteten per keta kriminele…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>