Deputeti i Partisë Socialiste ka kërcënuar hapur dje Kryeministrin Sali Berisha, se do të ketë fundin e diktatorit libian Muhamer Gadafi. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Braçe që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar të PS-së është shfaqur shumë i indinjuar në lidhje me rikostruksionin që po i bëhet vilës qeveritare në Vlorë. Më poshtë po japim të plotë reagimin e deputetit të PS-së, i cili njihet për gjuhën e ashpër dhe ekstremiste që përdor jo vetëm në Kuvend…
Sali Berisha ka kthyer tashmë “Bllokun e Regjimit”. M’u tamam në rezidencat qeveritare të ish-regjimit diktatorial. Njësoj si ai regjim me paratë e popullit që jeton në mjerim. Sapo dëgjova një “reagim” të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (as emrin nuk ka ndryshuar prej regjimit të shkuar), agjenci nën varësi direkte dhe në shërbim direkt të Kryeministrit së pari, Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit- në radhë. Natyrisht që nuk është gjuha e një drejtoreshe të “Shërbimit Qeveritar”! Ishte gjuha e dhunshme, kriminale, por edhe banale e një Kryeministri të korruptuar dhe gjakatar. Berisha është kreu i dhunshëm i regjimit që po vuajmë dhe sot u rikthye gjuha-kamxhik mbi median që provon të thotë të vërtetën.
Çfarë thotë Berisha?
Së pari, quan pamjet një “montim”! Është një turp i përsëritur e një Kryeministri mashtrues germë pas germe. Nuk jep shpjegime, asfare. Njësoj siç në regjimin e shkuar nuk e ndjen hiç detyrimin të shpjegohet. Në demokraci transparenca është thelbi i sjelljes së një pushtetmbajtësi. Por Sali Berisha nuk e ka këtë veti. Ai është një zyrtar i trashëguar nga skutat e regjimit diktatorial dhe as që e mendon se ka detyrim t’i shpjegohet popullit taksapagues. Unë e sfidoj Sali Berishën të shkojmë nesër e ta vizitojmë dhomë për dhomë rezidencën e Vlorës, kolltuk më kolltuk, tavolinë më tavolinë, karrige më karrige…. (s’po numëroj gjithë specifikimet teknike të luksit qeveritar). Në sy të popullit unë dhe ti Sali Berisha. E hapim rezidencën për popullin e Vlorës dhe të shohim sa i zoti do jesh t’ua shpjegosh vlonjatëve të varfër luksin e paguar nga paratë e tyre. Së dyti, pohon se ajo nuk është “rezidenca e Kryeministrit”, por “rezidencë qeveritare në shërbim të personaliteteve të larta të vendit apo miq të shquar (të huaj) të vendit tonë”. Po ç’domethënë kjo? Si ka mundësi që ti i sfidon shqiptarët kaq keq në intelektin e tyre? Nuk është rezidenca jote, por e qeverisë që ti kryeson! Po ku është dallimi këtu? Nuk është rezidenca jote, por e personaliteteve të larta të vendit, mes të cilëve ti juridikisht je i treti, por faktikisht je i pari në radhë, siç qëmoti Sekretari i Parë! Po ku është dallimi këtu? Nuk ka dallim kërrkund. Ajo në Vlorë është një nga rezidencat e shumta qeveritare, të qeverisë që ti kryeson. Si në Durrës, Pogradec, Velipojë, Dajt, Sarandë, përsëri në Vlorë, në anën tjetër të rrugës, në Dhërmi. Ky është blloku i rikonstruksionit me paratë e shqiptarëve, i modernizuar në luks me paratë e shqiptarëve, funksional për ty dhe sojin tënd politikbërës, po me paratë e shqiptarëve. Cilën prej tyre do të mohosh? Të sfidoj sërish, hapi dyert e rezidencave t’i shohë populli! Përgjigju për paratë e shpenzuara për to! Përgjigjen tënde po pret çdo shqiptar! Shpjegoju të verbërve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”. Ata janë mbyllur në shtëpi e zor se paguajnë më drita, telefoni e transport; Shpjegoju para tetraplegjikëve, të cilëve ke 5 muaj që u ke ndërprerë pagesat, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për luksin në “Rezidencën Qeveritare”. Ata janë mbi paterica, mbyllur në shtëpi e zor se paguajnë më drita, telefoni e transport; Shpjegoju pensionistëve, të cilëve iu shtove 300-400 lekë në muaj, se përse ti nga paratë e tyre shpenzon gjysëm miliardi lekë për “Rezidencën Qeveritare”! Ata nuk kanë pushime në mes të kësaj vape, s’ju del, kurse ti me paratë e tyre, në Rezidencën Qeveritare të Dhërmiut tani, të Dajtit në dimër, pushon me gjithë sojin tënd biologjik. Kush je ti, që ndryshe nga çdo shqiptar, pushon me paratë e taksave të shqiptarëve, në rezidenca qeveritare bashkë me grua, fëmijë madhorë, nipër e mbesa? Madje më shumë, merr para të tjera nga buxheti i shtetit për t’i përshtatur ato me modën e kohës, luksin e sulltanëve! Po flas vetëm për Rezidencat, jo për shtëpitë ku banoni. Hapua shqiptarëve derën e shtëpisë tënde, të Gitës e Zenit, të shohin si e ku jetoni! Bëje! Po, po! Ti ke rikthyer Sulltanin e Bllokut. Po shet çdo gjë, pasuritë tona, naftën e kromin, ndërmarrjet e hidrocentralet, për të paguar luksin tënd prej sulltani. Po shet atdheun për gjithë jetën. Dua të të them diçka të fundit dhe mbaje mend: Fuqia e të varfërve që po paguajnë luksin tënd do të mundë, do të përmbysë, si çdo Sulltan tjetër. Si Gadafin!
gimi
August 15, 2012 at 5:20 pm
O liliput mbylle gojen mor hale.Shiko hajdutlleqet e kryetarit dhe shokeve tè tij.Hiq umunitetin po ta mbajti pastaj fol.
gimi
August 15, 2012 at 5:21 pm
O liliput hiq imunitetin pastaj na shit dengla.
erti
August 16, 2012 at 1:43 am
o erjon ke te drejte shume te drejte madje .Berisha sulltan e kaluar sulltanin e bete ju ,e beri ed rama me super hajdutet qe kane mberthyer per fyti ps. po rama c beri 10 vjet ne bashki. sa pallate ka ngul vend e vend ne tirane ,kkush e betonizoi tiranen berisha apo rama ,mos u lodh me me berishen po behuni burra largoni ate debilin nga ps ate shih se ka depozitu miliarda euro ne bankat e botes me lejet e betonizimit te tiranes.ky te drejtoje shqiprine do betonozoje detin se token e shkatarroi ju ka vu perpra si delet se errethojne miljaderet qe i kane dhene pjesen dhe trafikantet qe i ka fuqizu me pushtet.
Këndrevisa
August 16, 2012 at 5:45 am
Të vërteta janë ato që shkruan o Erion i Braçeve,por për kë i shkruan.Të gjithë ju deputetët jeni majmur në kurriz të popullit.Nuk jam kundër për ato që shkruan dhe na i sjell ne.Do të ishte më mirë që të shikosh veten në pasqyrë ditë për ditë dhe pastaj folë për të tjerët,që nuk janë më ndryshe se ju.Ju gatueni në një kazan,në kazanin e majmërisë,ju është bërë xverku si dash kulaku,kostumet i ndërroni çdo ditë,nuk themi për kollarot.Keni futur në leksikun e shqipes fjalë të huaja sidomos “firmato” etj.Pra Erioni i Beratit,fol dhe mbro Beratin se ti dhe Parlamenti do e pësono si Kadafi.
Matiani
August 16, 2012 at 2:12 pm
Depyteti Socialisté ka humbé realitetine e kohés kur Fatosi dhe Edi Rama mbushin xhepat,tradhtuan Kosovarét,nuké luftuan asé paké pér drejtat e Shqiptarét çamé dhe ne sot nuké denoncojné krimet t’Enverit dhe té Ramizé Alisé qé veté Z.Erion Braçe i ka shérbuar.Me shprehé kércénime kundra Kryeministrit nuké ashté njé marifet,vetém me anén e zgjedhjeve bahen dryshimet demokratiké.Mésoni nga rinija dhe harroni dhunén si e kini pérmend ne pér para disa vjetve!
Hysen Tabaku
August 16, 2012 at 4:56 pm
Barce!Cfar te shtyne te behesh nje (fillibuster?)shame on you. ti si deputet merresh me gjera qe nuk jane produktive per mbarevajtjen e shtetit shqiptar. ne nje shtet ii tregetise se lire cdo gje shitet dhe bihet shteti do te mare borxh per te rrgullua infrastrukturen dhe te gjera te tjera rendseise se pare.Berisha dhe kolicioni qeveritar idha shqiperve lirine e levizjes pa vize drejt europes ndertoj autostrdat me te bukura ne gadishllin ballkanik ne nnje kohe rekord kromi nafta e te tjjrea produkte shqiptare do te shiten. A e dio ti shoku deputet qe ne shtete e bbashkuar te ameikes shiten ne dyqan kepuce “Made in Albania?”ty dhe shokeve rtuaj ju vjen inate qe lufta kunder droges eshte intesifikuar ryshfetet qemernit nga vizat jan zhdukur. Nuk me thia sa shtepia dhe apartamente ke ti fytyre e pa rruar qe me te drejten e fjales diskuton per ndershmerine e tjetrit si deputet duhet te kesh fakte te akuzojsh nje personalitet shtetror apo nje indivdd.Femijte e berishes jne me te edukuar se ty ato jane profesionoste dhe puna etyre paguhet me shume se sa mer ti perfshiketu edhe ato para qe mer nen dore. ato ndertime dhe banesa qeveritare berisha nuk do ti mere me vete nese (prite o Zot rrezknn ) fitun partia tende atehere you will enjoy those places sic e kuptoj nga fjalimi tend pompoz you are not a man with vision, ti vetem
Kastraveci ALPIN
August 26, 2012 at 2:46 am
O Braçe o mi kanali,Mallko nenen qe te fali,Qe te solli mi te mjere,Pa trasheguar asnje vlere,E nise jeten xhepist,Po vazhdove socialist,Te caktuen spiun ne detyre,The me shpif e bej me mire,Po as ketu fati nuk te eci,Vilajeti shpejt ta ngeci,Te la te mjer si mi kanali,Tash mbyll sqepin se po te fali.