
BULQIZË- Sërish vatra zjarri në vend. Gjatë mbrëmjes së sotshme flakët e zjarrit kanë djegur hektarë të tërë me pisha në Bulqizë. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët. Një prej vatrave është shfaqur në afërsi të varrezave të qytetit dhe tjetra në vendin e quajtur Qafë Buall. Sipas burimeve zjarri i rënë në Qafën e Buallit ka shkaktuar probleme për drejtuesit e automjeteve, pasi përhapja e tymit ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e tyre. Nga të dhënat prej vendit të ngjarjes bëhet me dije se në Qafën e Buallit janë djegur disa hektarë me pisha. Edhe nga zjarri pranë varrezave mësohet të jenë djegur rreth 1 hektarë me pyje. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.