Bashkia gati dy projekte për financim me interes zero
Duke nisur nga muaji tetor të gjithë ata persona që kanë ide për të bërë biznes dhe nuk kanë mundësi financiare mund të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar financim deri në 10 mijë euro me interes zero. Vetëm pak kohë më parë
Bashkia e Tiranës ka përfituar një fond prej 700 000 eurosh, nga programi “IPA – Adriatic” i Bashkimit Evropian. Ky fond do të përdoret nga Bashkia e Tiranës, për krijimin e politikave dhe kuadrit rregullator, për mbështetjen e sipërmarrjes dhe biznesit të vogël që do të krijohen nga persona me aftësi të kufizuara, gratë kryefamiljare, minoritetet si dhe trajnimin dhe kualifikimin profesional të të rinjve me probleme sociale, ish të – trafikuar, me probleme kriminaliteti etj. Nëpërmjet këtij granti, do të nxitet krijimi i bizneseve të vogla dhe të reja, do të ofrojmë trajnim dhe kualifikim profesional, kryesisht për grupe të të rinjve të cilët janë në pamundësi ekonomike, persona me aftësi të kufizuar, persona që kanë qenë subjekt trafikimi apo kriminaliteti. Sipas parashikimeve që ka bërë Bashkia e kryeqytetit politikat sociale dhe mbështetja e këtyre grupeve, do të bëjnë të mundur krijimin e shanseve të barabarta, për pjesëmarrjen në tregun e punës dhe eliminimin në maksimum të diskriminimit dhe reduktimin e varfërisë në qytetin e Tiranës. Këto biznese që do të ngrihen nëpërmjet këtij projekti, do të shërbejnë si pilot, për të krijuar një model që do të drejtojë dhe politikat e ardhshme në këtë sektor dhe do të orientojë ne vazhdimin e ngritjes së bizneseve të ngjashme në Bashkinë e Tiranës, por edhe shtrirjen e këtij modeli, në Bashkitë dhe komunat e tjera të vendit. Ndërkohë mësohet se ky është vetëm projekti parë, pasi në një fazë të dytë do të jetë një fond prej 2 milionë eurosh, i cili do të shërbejë për mbështetjen e këtyre projekteve për shtresat në nevojë. Ky fond do të quhet fond garancie, për mbështetje të biznesit të vogël. Sipas parashikimeve të bëra, ky fond garancie do të shërbejë që bizneset mund të aplikojnë për të marrë kredi në bankë dhe garanti për këto kredi do të jetë Bashkia e Tiranës. Nga ana tjetër pritet që gjatë muajit shtator të përcaktohen kriteret për ata që do të aplikojnë dhe do të përfitojnë nga këto grante. Gjithsesi një pjesë e kategorive tashmë janë bërë publike, por pritet që harta e përfituesve të zgjerohet akoma edhe më shumë. Sipas afateve të përcaktuara në muajin tetor do të fillojë aplikimi për projektin e parë, ndërkohë që fondi i garancisë duke parë ecurinë e projektit prej 700 mijë eurosh parashikohet të gjejë zbatim në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, bashkia e Tiranës po vijon punën në kuadër të ngritjes së klimës së mbështetjes ndaj biznesit të vogël, i cili konsiderohet si motor zhvillimi për sa i përket nxitjes së punësimit në qytet.
Mbështetja
Bashkia e Tiranës ka vendosur një sërë prioritetesh për sa i përket ngritjes së klimës për mbështetjen e biznesit në kryeqytet. Së pari është përcaktuar identifikimi dhe mbështetja e sektorëve prioritarë që prodhojnë vlerë të shtuar në ekonominë vendore përmes hartimit të një Strategjie Afatgjatë për një Zhvillim të Qëndrueshëm dhe politika të qarta mbi përdorimin e aseteve bashkiake në funksion të shërbimeve lokale dhe biznesit vendas duke synuar një ekuilibër të zhvillimit ekonomik me atë social. Gjithashtu do të mundësohet mbështetje e bizneseve të reja përmes krijimit të skemave të garantimit të kredive, si dhe nxitje të formave të ndryshme të partneritetit publik privat. Investimet në infrastrukturë (fizike, logjistike, (TIK- ICT), konceptimi i zonave të përmirësuara të biznesit, zonat potenciale të zhvillimit dhe formave të ndryshme të partneritetit publik privat), janë disa nga faktorët që do të ndihmojnë zhvillimin e bizneseve.
‘margi�Wto�� �� gin-bottom:.0001pt;line-height: normal’>Rimandatimi
Realizimet e deritanishme të qeverisë shqiptare në ndërtimin e infrastrukturës në të gjithë sektorët jetikë si dhe projektet për të ardhmen në këtë fushë, zunë një tjetër vend në fjalën e Berishës para të rinjve. Ai tha se Shqipëria ka ecur me ritme të shpejta zhvillimi nën drejtimin e qeverisë së tij dhe se mandatin e ardhshëm po kjo qeveri do të vendosë Shqipërinë në listën e vendeve të zhvilluara. “Ritmet e zhvillimit të Shqipërisë janë të pakrahasueshme, janë ritme jetikë për vendin. Ecim me ritme të shpejta, sepse ne zgjerojmë lirinë. Ndaj dhe zgjedhjet e vitit 2013 kanë rëndësi përcaktuese për vendosjen përfundimtare të Shqipërisë në vendet e zhvilluara. Në këto mandate ne kemi hedhur baza shumë të forta. Vërtet kemi arritur ndryshime në infrastrukturën bazë, por pa të nuk ka zhvillim, ajo përbën kushtin e të gjitha kushteve për t’u zhvilluar. Në mandatin e ardhshëm do të kemi mundësi të përqendrohemi shumë më tepër në zgjerimin e mëtejshëm të lirisë ekonomike, sistemin arsimor etj”, – tha Kryeministri. Në fund të fjalës së tij ai u dha një këshillë miqësore të rinjve të bregdetit: notoni dhe notoni shumë, sepse nga të gjitha sportet noti është më kalitësi.
Brukseli nis analizën në këtë muaj
Beja: Votimi i imunitetit në shtator i vonë për statusin
Shtyrja e votimit të ndryshimeve të Kushtetutës për kufizimin imunitetit në muajin shtator, siç kërkon Paria Socialiste, rrezikon marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Këtë e deklaroi kryetari i Komisionit të Jashtëm, njëkohësisht kryetar i delegacionit shqiptar në Bruksel, Fatos Beja. Sipas tij, vlerësimi nga Brukseli për notën që do t’i vërë këtë vit Shqipërisë për punën e bërë në përmbushje të detyrimeve për marrjen e statutit të vendit kandidat nis në muajin shtator. Sipas Bejës, kjo do të thotë se, edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese për imunitetin, ato nuk do të kenë asnjë efekt te statusi, duke e rrezikuar seriozisht dhe për të tretin vit. “Është mirë që në datën 6 të mbyllet kjo histori. Ka nevojë Shqipëria që ky vendim i parlamentit shqiptar t’i përcillet Brukselit në të gjitha kancelaritë. Të jetë e qartë se, kur të fillojë shtatori, ata fillojnë përsëri nga analiza e arritjeve. Do të ishte mirë që ta kishim në 10-11 korrik, kur bëmë takimin në Bruksel. Për fat të mirë, patëm reformën elektorale”, – tha deputeti i PD-së gjatë një prononcimi për mediet. Duke komentuar “merakun” e të majtëve ndaj parashikimeve të amendamentet kushtetuese lidhur me përgjimet, Beja shprehet i hapur ndaj tyre. Përgjigjet nëpërmjet kufizimit të imunitetit të deputetit i mundësohen prokurorisë. “Unë nuk kam asnjë rezervë që të përgjohem në të gjitha bisedat e mia telefonike. Për sa kohë që je brenda kuadrit ligjor, asnjë merak, asnjë frikë, asnjë qytetar dhe aq më tepër një deputet i zgjedhur. Hiqet dhe justifikimi i prokurorisë se pengon imuniteti për të ecur më tej në hetimin e çdo lloj krimi”, – tha ai. përgjimet nga prokuroria pas heqjes së imunitetit PS-ja i ka parë si një mjet presioni që mazhoranca do të ushtrojë ndaj deputetëve të opozitës me kreun e akuzës, të cilin do ta zgjedhë vetë.
Kongresmeni flet për “Bota sot”
Engel: Sinjal pozitiv për BE-në, nëse miratohet imuniteti,
Kongremeni amerikan Eliot Engel, demokrat nga Nju-Jorku, në një intervistë nga Uashingtoni refuzon të prononcohet se cili ka të drejtë: mazhoranca apo opozita, për kohën dhe mënyrën e votimit të ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ai vlerëson se, nëse palët miratojnë ligjin, Bashkimi Europian do ta shohë këtë si një sinjal pozitiv për Shqipërinë në raport me procesin e integrimit. “Përderisa BE-ja thotë kështu, mendoj se do të jetë pozitive edhe për Shqipërinë që ta heqë imunitetin. Ne në SHBA nuk kemi imunitet. Unë vetë nuk kam imunitet, asnjë anëtar i Senatit, Kongresit ap�yt�� �4� nuk ka imunitet. Çdo anëtar i Kongresit, Senatit apo zyrtar i lartë është si çdo shtetas amerikan dhe në opinionin tim është më mirë që edhe në Shqipëri të hiqet imuniteti”, – tha Engel. Kongresmeni amerikan nuk paraqiti asnjë pritshmëri të tijën mbi mundësitë e Shqipërisë për ta marrë ose jo statusin e vendit kandidat këtë vit, por nga ana tjetër ai shprehu mbështetjen në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Unë gjithmonë kam qenë në favor për statusin e kandidatit të BE-së për Shqipërinë, edhe këtë vjeshtë në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Unë dëshiroj ta shohim Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare të BE-së dhe anëtare të NATO-s së bashku. Unë mendoj se BE-ja është e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të jetë në BE. Pas Shqipërisë edhe Kosova të jetë në BE”, – vijoi kongresmeni. Sa u takon ndryshimeve që ka pësuar vendi ynë këta 20 vjet, Engel tha se transformimet janë aq rrënjësore saqë, diktatori i Shqipërisë duhet të jetë “kthyer përmbys në varr” me ndryshimet që ka kaluar Shqipëria. “Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë në këta 20 vjet të kaluar që unë kam udhëtuar në Shqipëri”, – përfundoi Engel.
PD apel PS të votojnë ndryshimet kushtetuese
“Rama të mos bllokojë statusin”
Bardhi: Të vendosur kundër korrupsionit
Një ditë para seancës parlamentare të thirrur për të votuar ndryshimet kushtetuese për kufizimin dhe heqjen e imunitetit, Partia Demokratike fton sërish kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama të mos bllokojë procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duke mos i votuar ndryshimet. Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, përmes një reagimi zyrtar i kërkon kreut të selisë rozë që të lejojë grupin e tij të votojë ligjin e miratuar me konsensus të plotë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për heqjen e imunitetit, si një interes jetik i çdo qytetari shqiptar. “Partia Demokratike fton z. Rama ta shndërrojmë datën 6 gusht në një ditë të bardhë për çdo shqiptar duke hequr imunitetin dhe shembur me votën tonë murin e zi të korrupsionit, që nuk e lejon Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat. Partia Demokratike fton kryetarin e Partisë Socialiste të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit për zyrtarët e vendit, duke bllokuar kështu statusin e vendit kandidat, por të lejojë deputetët e Partisë Socialiste që me votën e tyre të shndërrojnë 6 gushtin në një fitore të vërtetë për të gjithë shqiptarët, përfaqësuesit dhe forcat e tyre politike”, – tha Bardhi. Nëse Rama nuk voton sot heqjen e imunitetit, kjo do të thotë se për të tretin vit Shqipërisë do t’i refuzohet marrja e statusit të vendit kandidat. “Duke besuar se kështu ai dëmton qeverinë, në të vërtetë para së gjithash shkelmon ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve. Duke kërkuar në shkëmbim të votës së tij për heqjen e imunitetit përmbysjen e kushtetutës demokratike me kushtetutën e sundimit të pakicës, z. Rama dëshmon se atë që ai nuk e merr dot me vota kërkon ta marrë me pazare shtetin për interesa të ngushta të këshillit të miliarderëve të Partisë Socialiste”, – vijoi deklaratën në emër të PD-së zëdhënësja e saj. Në mbyllje të deklaratës së saj ajo garantoi se PD-ja nuk do të tërhiqet nga rrëzimi i murit të korrupsionit.