GREQI Nuk ka qeveri në horizont

Manovrat taktike janë për shumë politikanë më të rëndësishme se negociatat me objektiv të caktuar. Megjithë rreziqet e falimentimit të shtetit, mbetet i pamundur krijimi i një qeverie koalicioni, që do të mund të nxirrte Greqinë nga kriza e borxheve. Kjo ka të bëjë edhe me mungesën e traditës së koalicioneve. Megjithë rreziqet e falimentimit të shtetit, vazhdon të mbetet i pamundur krijimi i një qeverie koalicioni, i cili do të mund ta nxirrte Greqinë nga kriza e borxheve. Politikanët fajësojnë njëri-tjetrin për dështimin e bisedimeve negociuese. Pika të përbashkëta ka pak, për shkak të shpërbërjes së peisazhit politik pas zgjedhjeve parlamentare, por edhe sepse koalicionet nuk kanë traditë në Greqi. Manovrat taktike janë për shumë politikanë më të rëndësishme se negociatat me objektiv të caktuar.

Pas rezultatit kthjellues të zgjedhjeve për të dy partitë e mëdha, bisedimet e koalicionit janë në aktivitet të plotë, por pa rezultate konkrete. Konservatori Antonis Samaras, i ngarkuar fillimisht me krijimin e qeverisë duke qenë grupi më i madh parlamentar, e dorëzoi mandatin pas 5 orë e gjysëm. Kryetari i partisë së Majtë, që mori papritur shumë vota, Alexis Cipras, këmbëngul në kërkesat maksimale, të cilat i kanë trembur partnerët e mundshëm të koalicionit. Kryetari i socialistëve, Evangelos Venizelos, i cili është duke provuar tani fatin e tij, nuk ka shanse më të mira.

Taktikat

Gjithçka është vetëm taktikë partiake, shpjegon komentatori, Alexis Papachelas, për televizionin Skai. Të tre politikanët nuk duan më shumë se sa të detyrojnë zhvillimin e zgjedhjeve të tjera pas pak javësh, në mënyrë që të përmirësojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të përziejnë kartat nga e para, mendon gazetari. “Kjo është një lojë taktike. Aktualisht, asnjë nga tre partitë nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për zgjedhje të reja, sepse njerëzit nuk duan përsëritje”, thotë Papachelas. “Për këtë arsye çdo politikan përpiqet t`ia vërë fajin tjetrit për qorrsokakun. Për partitë e mëdha zgjedhje të reja do të thotë se ato duhet të rigjejnë veten brenda 20 ditëve”, thotë Papachelas.

140 vitet e fundit, politikanët grekë kanë rënë vetëm shtatë herë dakord për krijimin e një qeverie shumëpartiake. Kultura e kompromisit nuk njihet nga ky vend, për të mos thënë se është e dyshimtë. Politika kuptohet zakonisht si lojë me rezultat zero, ku njëri fiton atë që humbet tjetri. Por fiksimi tek qeverisja i vetëm ka edhe shkaqe të tjera të thella, mendon Nikos Karavitis, profesor i financave në Universitetin Panteion në Athinë.

“Në të kaluarën janë krijuar grupe klientele me ndikim të madh, të cilat ushtrojnë presion mbi politikën”, thotë Karavitis për televizionin Skai. “Klasa politike duhet të distancohet fillimisht nga grupe të tilla interesi. Vetëm atëherë reformat do të bëhen me gjithë zemër. Tingëllon si gjë e thjeshtë, por në fakt është shumë e komplikuar”, thotë ekonomisti nga Athina.

Karavitis është i mendimit se nepotizmi i shfrenuar pengon veprimtarinë e përbashkët të forcave politike për modernizimin e shtetit në Greqi. Ai përmend si shembull reformën e sistemit fiskal, e cila duhet të kishte përfunduar siç donin edhe donatorët ndërkombëtarë, por që ka mbetur praktikisht në darat e politikës. “Maksimumi në muajin qershor, qeveria greke duhet të prezantojë ligjin e ri fiskal, i cili thjeshtëson rregullat në fuqi dhe lufton me efektivitet evazionin fiskal”, mendon profesori. Forcat politike, të cilat janë duke biseduar aktualisht për një qeveri koalicioni, duhet të largohen nga retorika partiake, dhe të veprojnë me guxim për të plotësuar vakumin tatimor. “Por nuk e bëjnë këtë sepse kanë frikë se mërzisin klientelën e tyre”, thotë Karavitis.

Deputetë si ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Dimitris Kremastinos, ose politikani konservator i ekonomisë Kostis Hatzidakis, të cilët kërkojnë prej vitesh bashkëpunim ndërpartiak hasin në keqkuptim në radhët e partive të tyre. Pas dështimit historik në zgjedhjet e së dielës, kryetarët e partive popullore e kanë kuptuar nevojën e një qeverie të bashkimit kombëtar. Dhe morën vendim pak orë para hapjes së kutive të votimit. “Ne me siguri do të përjetojmë se si kryetari i socialistëve dhe ish-ministër i Financave Venizelos do të propozojë të majtin Cipras si kryeministër me pushtet të plotë për rishikimin e paketës për shpëtimin e Greqisë”, thotë Papachelas. Pas saj fshihet një lëvizje taktike. Vetë Venizelosit i është dashur shpesh të bisedojë deri në orët e para të mëngjesit me ministrin gjerman Schäuble apo me FMN, prandaj e di mirë si ndihet njeriu kur kërcënohet me mbylljen e rubinetit të ndihmave, dhe dëshiron natyrisht që këtë shije ta ndiejë edhe Cipras.

Kreu i partisë radikale të majtë, Syriza, është takuar me drejtuesit e partive kryesore të vendit me shpresën për formimin e një qeverie koalicioni.

Një marrëveshje koalicioni duket se nuk ka gjasa, një ditë pasi drejtuesi i partisë Syriza, Alexis Tsipras, u bëri thirrje partive Demokracia e Re dhe PASOK të ndryshonin pozicionin e tyre për reduktimin e shpenzimeve të lidhura me planin e shpërtimit prej miliarda dollarësh.

Tsipras bëri thirrje të martën për një refuzim të të gjitha masave shtrënguese të vendosura sipas marrëveshjes së kredisë. Ai tha se vota e popullit grek në zgjedhjet e së dielës anulon marrëveshjen ndërkombëtare të kredisë.

Syriza fitoi 52 nga 300 vendet në Parlament, duke u radhitur e dyta pas partisë konservatore Demokracia e Re.

Partisë Demokracia e Re iu dha mundësia e parë për të formuar një qeveri të unitetit. Por kreu i partisë, Antonis Samaras, tha të hënën se ai nuk ishte në gjendje të formonte qeverinë pas kundërshtimeve nga udhëheqësit e partive.

Presidenti grek Karolos Papulias i ka dhënë tani tre ditë afat partisë Syriza për të formuar një aleancë qeverisëse.

Nëse këto bisedime dështojnë, partia që radhitet e treta do të marrë mandatin për të formuar një qeveri. Mosarritja e një marrëveshje mund të detyrojë zgjedhje të reja, muajin e ardhshëm.

Gjermania, mbështetësja kryesore e masave të ashpra në shkëmbim të programeve të shpëtimit financiar të BE-së, ka thënë tashmë se Greqia duhet t’u përmbahet marrëveshjeve të arritura nga qeveria e mëparshme.

Zoti Dimitrakopoulos thotë se ky është hapi i parë në atë që mund të kthehet në një rinegocim të stërzgjatur mes Greqisë dhe BE-së. “Pjesë e problemeve që ekzistojnë në Greqi tani kanë të bëjnë me recetat që janë vënë pjesërisht në zbatim gjatë viteve 2009 – 2010 ose edhe tani. Kjo nuk ndodh vetëm me Greqinë”.

Në Francë, socialisti Francois Hollande fitoi në zgjedhjet presidenciale bazuar në platformën kundër masave shtrënguese. Ekonomisti amerikan Paul Krugman argumenton se, ndërsa më shumë vende evropiane bien në recesion, po shtohet mendimi se politikanët e kishin gabim. “Koncepti se shkurtimi i shpenzimeve, që ndikon negativisht për ekonominë, gjoja nuk ndikoka negativisht, pasi përmirësoka besimin dhe për rrjedhojë çon në rritjen e shpenzimeve, po vihet në pikëpyetje”. Zgjedhjet i dhanë një goditje të papritur programeve të masave shtrënguese ekonomike në kontinetin evropian. Analistët thonë se votuesit duket se e kanë futur ekonominë evropiane në rrugën drejt një territori të panjohur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>