Hakmarrja, ekzekutohet me kallashnikov Lulzim Heqimi

Vëllai i 3-ti i ekzekutuar i familjes më të fuqishme të drogës

FIER-  Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Heqimi, viktima e tretë e kësaj familjeje e njohur si një nga më të fuqishmet në trafikun e lëndëve narkotike. Viktima 45-vjeçare kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu dhe ishte ulur të pinte kafe në një nga baret e qytetit kur është vrarë me disa plumba kallashnikovi. Hakmarrja dyshohet se është shkaku kryesor i vrasjes së 45-vjeçar. Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të të vëllait, Arben Heqimit, i cili ka qenë një nga kapo-bandat e Fierit e që është vrarë në vitin 1998. Vite më vonë, zija ra përsëri mbi familjen Heqimi kur në 2005 plumbat i morën jetën vëllait tjetër, Rivelinos. Ndërkohë, mësohet se 45-vjeçari që u ekzekutua dje kishte dalë nga burgu pak ditë më parë pas një akuze për drogë. Familja Heqimi ka pasur 6 djem. Me viktimën e djeshme shkon në 3 numri i vëllezërve të vrarë ndërsa një tjetër ka ndryshuar jetë për shkaqe natyrore. Dy vëllezërit e mbetur ende në jetë janë Agim dhe Bilbil Heqimi. Ky i fundit është përfolur si shpesh dhe si një nga miqtë me të afërt të Gramoz Ruçit, si dhe bodyguard personal për një kohë të caktuar të figurës së Partisë Socialiste. Miqësia mes Bilbil Heqimit, i njohur si një nga krerët më të fuqishëm të trafikut të drogës në vend dhe jashtë dhe Gramoz Ruçit është bërë e njohur dhe nga kabllogramet që zbuloi Wikileaks. Në këto të fundit cilësohej dhe dyshohej se ishte kjo miqësi që u bë shkak dhe për refuzimin e vizës nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë për Gramoz Ruçin. Ky i fundit në një intervistë ka pohuar se ambasada e SHBA-ve ia ka mohuar vizën për këtë motiv, por ka deklaruar se ky fakt është tërësisht i pavërtetë dhe se nuk ka pasur asnjëherë njohje me Bilbil Heqimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>