Hanë karamelet që gjetën në rrugë, helmohen 25 nxënës të shkollës së Lalmit në Vaqarr. Sipas burimeve policore nxënësit e helmuar janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe pas trajtimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas deklarimeve të vetë nxënësve karamelet i kanë gjetur buzë lumit në vendin e quajur “Ura e Beshirit” dhe pasi i kanë konsumuar janë ndier keq. Dyshohet se ëmbëlsirat e skaduara janë hedhur gjatë natës në bregun e lumit nga një firmë e produkteve ushqimore. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.