Kete jave jemi perqendruar ne disa lajme pikante te cilat kane ngjallur reagimin shoqeror. Por sigurisht jo ne tubime dhe takime politike. Por reagime qe vijne ne kafe duke bere llafe.
Lajmet sigurisht nuk jane lajme te mirefillta, por jane ato cfare thumbon shoqeria ndaj disa sjelljeve politike apo sociale
Ilustrim i rekomanduar nga Totozani për tekstet shkollore të fëmijëve në fillore
Meqë Igli Totozani së bashku me Nashon na kanë hapur këtë muhabetin e këtyre të LGBD-së, këtë numër s’mund të linim pa futur dhe këtë lajm që e hasëm javën e kaluar. Në fakt, është ilustrimi më i mirë se çfarë kërkon t’u mësojë avokati i popullit me të tjerë fëmijëve në arsimin parauniversitar. Dhe meqë kërkon që t’i trajtojmë gejtë me dashuri, më poshtë po vendosim këtë lajm të ilustruar me një foto, ku gruaja me djalin rrinë në cep të krevatit dhe burri fle me një burrë tjetër lakuriq. Thoni, po deshët, që nuk ka mendje evropiane avokati ynë!
Burri gej ndan krevatin me një tjetër burrë në sy të së shoqes
Imagjinojeni pak: bashkëshorti juaj ju tregon pas 17 vjetësh se është homoseksual dhe se dëshiron që i dashuri i tij të vijë të jetojë në shtëpinë tuaj. Duket absurde? Por kjo është realitet për familjen Mueller në Hanover të Gjermanisë. Bashkëshortja Erika, 53 vjeç, e ndan shtëpinë me të shoqin, Ewald, 60 vjeç, birin e saj nga martesa e parë, Elmar, 20 vjeç, dhe me të dashurin e Ewald, Gotthard, 60 vjeç. Ewald thotë se vazhdon ta dojë Erikën, por thjesht në mënyrë platonike. Kurse krevatin e ndan me Gotthard. Ai kaloi disa depresione derisa u hap për të vërtetën. “Nuk dua ta humbas Ewald-in. Ai është kaq i mirë dhe kaq i ndjeshëm. Më mirë të merrnim të dashurin e tij në shtëpi”,- thotë Erika. Fqinjët dhe miqtë e shohin Erikën me keqardhje, por ajo thotë se ata nuk e kuptojnë sa e lumtur është.
Nasho veterani i ngatërron mbiemrin avokatit të popullit
Nasho veterani ish zgjuar herët të enjten e shkuar dhe kish veshur uniformën e tij të paradës, që ia kish dërguar Sweety nga jashtë. Një ditë më parë kish dëgjuar se Igli Totozani, që mbahet si avokat i popullit, kish bërë një propozim gjenial, po aq gjenial sa mendja e kafexhinjve dhe e vetë Nashos mezi e kapte: kish propozuar që në tekstet shkollore të tetëvjeçares të shpjegohej dhe se çfarë është LGBD-ja, me qëllim që të shmangej homofobia. Po hë more, thoni që e ha bukën kot Igli dhe se nuk është gjetje vendosja e tij në krye të Avokatit të Popullit! E teksa lexonte gazetën, e pyet Rremë tironsi se mos kish ndonjë paradë tjetër, që na ish veshur Nashoja ashtu. “Jo, mo jo, – u përgjigj Nashoja, po sot do të shkoj të takoj Igli Totosumin që të flas për këto tekstet shkollore për kalamajtë që do rinovohen, se më ka porositur dhe Sëeety. Madje, do t’i rekomandoj dhe ca histori partizane për këtë punë.” Rrema shqeu sytë. “Kush osht Igli Totosumi, mër dajë?” – e pyeti Nashon. “E mo, – i përgjigjet Nashoja, – ai avokati popullit.” Rrema u çorodit më shumë. “Eeeej, pse mër me kët punë paska fillu tuj u morë ai sa ka shku aqeeeee?! Po ai sikur e ka Totozani, jo Totosumi, mër Nasho! Hajde punë hajde! Pse mër pak halle kena ne, po tashi t’u mësojmë dhe kalamojve se me qenë bythaxhi s’qeka gjo e keqe?! Pse mër nuk futin nëpër libra pronën, edukatën për mos me vjedh a mos me bo gjojna të tjera, po se si me respektu bythaxhijtë, ë? Pse mër çere po i gje ata? Kur dunë, ia kënojnë tallaferen njoni-tjetrit e gjem në komë s’po i hy. Çere të bojmë ne që kemi prona në gjithë Tironën dhe s’po i bi mendja kujt! Amon, mër Nasho, sa qejf i ke mor këta dreqën!” – tha Rrema. “Është çështje globale kjo, Rremë, mos u merr me këto punë. E di vetë Totosumi se çfarë bën”, – iu përgjigj Nashoja qetë dhe e mbylli muhabetin.
Spiro gjeneralit i bie infarkt nga gëzimi për sëmundjen e doktorit
Spiro gjeneralit nuk i del inati me Fatos Nanon dhe Sali Berishën, pasi është i bindur se janë këta të dy që e kanë marrë më qafë Shqipërinë. Si i pavarur që është dhe s’do t’i shohë me sy politikanët, në shtëpi ka vetëm portretin e komandantit legjendar, që na udhëhoqi nga fitorja në fitorje, dhe atë të Edi Ramës, që ka vizion për të ardhmen e Shqipërisë (!). Sa herë shkon e merr pensionin, i sheh ato 450 mijë lekë të shkreta dhe s’di se ç’të bëjë më parë me to. I vjen dhe zor, se s’mund t’i thotë djalit që sivjet ka ndër mend t’i bëjë pushimet andej nga Spanja, se s’i del pensioni. E teksa ishte në këto mendime, kur fap në titra del lajmi se Berisha ishte vizituar në sanatorium për një ftohje të vjetër që kishte. Ngaqë i ka prerë shpresat se Edi Rama mund të vijë në pushtet duke mundur doktorin në zgjedhje, ky lajm sikur i dha fletë. “Ah, ishalla i hapet rruga djalit, që të marrë pushtetin!” – thoshte Spiroja, duke u interesuar se si po shkonte shëndeti i Berishës. Aq shumë u gëzua Spiro gjenerali, sa desh na la shëndenë, ngaqë iu ngrit tensioni e iu shtuan të rrahurat e zemrës. U nis i lumtur në shtëpi, por të nesërmen i ra me tërë mend infarkt kur pa se Berisha kishte shkuar andej nga Ashta për të inauguruar një hidrocentral. E morën me të shpejtë dhe e dërguan në spital dhe, megjithëse ishte shumë vonë, sërish ia doli të shpëtonte. Sepse, kur bie fjala te Spiroja dhe komunistë të tjerë si ai, ka tamam kuptim fjala “nuk bie rrufeja në hale”.
Erioni i Veliajve ha dru nga delegatët e FRESSH-it, e nxjerr Rama nga situata
Ç’bëhet mo, ç’bëhet! Morëm vesh se Erion Veliajn e kishin kopanisur delegatët e REFRESSH-it. Njëherë s’e besuam, po na e tha të sigurt në kafene një socialist që rri ditë-natë te selia e PS-së. “Po si ka mundësi?! A rrihet një personalitet siç është Erioni? Kishte qarë si fëmijë ore, jo vetëm nga dajaku, por edhe nga zhgënjimi, ngaqë nuk e priste, sepse mendonte që refreshistët linin kokën pas tij. Në fakt, na thanë se e kish merituar, se Elisa Spiropali, një nga ato prurjet e Erionit, s’kish mundur të dalë në vend të parë, po të dytë dhe Erioni, si i zgjuar që është, votat e këtyre katër të tjerëve, se në garë ishin gjashtë, kish menduar t’ia kalonte Elisës, si gjetje që e ka që nga koha e “Mjaftit”. Domethënë me votat e Laros të zgjidhej Baloja! Përpos kësaj Erioni kish dashur të vinte veton dhe kish folur në emër të kryesisë së PS-së. Por s’i kish zgjatur shumë, se më ta kish gjetur njëri atje jashtë sallës dhe ia kish përmbledhur sa s’dinte ku të shkonte. Por kish ardhur kryetari, i kish qetësuar gjërat dhe prapëseprapëë Elisa ish zgjedhur në krye të REFRESH-it. “E po të na rrojë Elisa!” – thërritën të gjithë. Pas kësaj Erioni doli në një televizion dhe kur të gjithë prisnin që të fliste për drurin që hëngri te REFRESHI, foli kundër Nanos, shqyer që iu dha rasti. Dhe thoni pastaj që Erioni nuk vjen nga shoqëria civile!
Komunistët në llogore për të mbrojtur nusen e nipit të komandantit, Rezartën
Komunistët e kafenesë s’i zinte vendi të shtunën e kaluar. Se ku kishin dëgjuar që nusen e nipit të komandantit legjendar, një këngëtare me emrin Rezarta e kishin dënuar me 82 orë punë të detyruar se kishte rrahur Rozana Radin, të bijën e një ish-reaksionari, që pushteti i atëhershëm s’e shihte dot me sy. Ata s’mund ta pranon kurrsesi këtë diskriminim. Pastaj, kjo Rezarta e vogël, që as e kish njohur e as kish ditur se kush është komandanti legjendar, në një faqe “Facebooku”, që ia kish treguar Nashoja, s’kish lënë foto të komandantit pa nxjerrë. Aq me dashuri fliste për atë, sa ç’t’ju themi, megjithëse, kur ka qenë ai gjallë, nuk kish dalë akoma nga veza. Ah, sa mirë të kish jetuar dhe ajo në atë kohë! Të lahej vetëm një herë për ditë të shtune, të provonte punën me turne, mishin e qumështin me tollona, të mos lyhej e depilohej, se të thërriste partia e të bënte qepaze, jo si tashi, që Rezarta gjysmën e ditës e kalon te parukieri, gjysmën në kafe dhe pjesën që mbetet në pub ose bën sikur këndon ndonjë këngë. Ah, ishte jetë yll atëherë dhe duket se Rezarta e qan me lot atë kohë. Prandaj dhe komunistët nuk do ta lënë vajzën vetëm, po të gjithë në protestë për ta mbrojtur çupën tonë.
Kiço sigurimsi në gjendje të rëndë, i dështon skema për presidentin
Na thanë se Kiço sigurmisi ka që nga e hëna, kur u zgjodh Nishani President, që as ha, as pi dhe as del nga shtëpi. Niko gjykatësi e la në baltë, Edi Rama nuk e propozoi fare dhe tashi ka rënë në depresion të thellë. Nuk di më se ç’të bëjë, ka lënë pas dore dhe zyrën valutore të exchange, plus që dhe gruaja, që i ish ngritur mendja që të bëhej first lady, nuk i flet më me gojë. Dhe e dini se çfarë i tha? “Mor i zi, punove kaq vjet për baballarët e këtyre, nuk le njeri pa futur në burg dhe s’ta ditën për nder! Dhe një herë që u bëra gati të bëhem zonjë e parë, m’i prishe ëndrrat! Burrë koti!” Edhe kjo i duhej Kiços! Tentoi të lidhej me Nikon, që ia kish marrë përsipër këtë punë, po hiç, telefoni i dilte jashtë zonës së mbulimit. Mori vesh se Nikoja kish filluar pushimet dhe as e kish mendjen hiç te presidenti. Se nga kish gjetur ca ishuj andej nga Greqia, medemek kish vajtur me të lirë, se grekët janë në krizë. Pas ca kohësh i çon një mesazh, ku i thoshte: “Kiço, mos u mërzit, pesë vjet kalojnë shpejt. Të premtoj se më 2017 s’ka njeri tjetër veç teje që mund të bëhet president. Tashi s’kam kohë të merrem me këtë punë, se jam në një seminar, ku na kërkojnë mendim për drejtësinë tonë që kemi bërë në atë kohë. Kur të kthehem do ta pimë ndonjë kafe”, – i shkruante Nikoja. “Edepsëz, edhe kafenë me lekët e mia do ma japë hajduti!” – tha Kiçoja me vete.