Interi asnjë problem në Azerbajxhan

Interi nuk ka pasur asnjë problem në ndeshjen e djeshme kundër skuadrës azerbajxhanase Neftçi Baku. Në fakt, skuadra e Stramaçonit vazhdon të tregojë një formë të mirë të nisur që nga kampionati edhe në Europa Lig, teksa për të fituar ndeshjen e djeshme Interit i është dashur vetëm një pjesë loje. Kështu, Interi e ka nisur serinë e golave në minutën e 10-të me anë të Kutinjos i cili kalon shumë shpejt miqtë në avantazh. Edhe pse skuadra azerbajxhanase ishte statistika të mira në fushë të saj, dje e ka pasur plotësisht të pamundur për të ndalur Interin. 20 minuta më pas, në atë të 30-ën, është Obi ai i cili dyfishon rezultatin për Interin duke bërë që ndeshja të duket mjaft e lehtë për zikaltërit. Livaja në minutën e 42-të i siguron fitoren Interit duke e mbyllur pjesën e parë 3:0 në favor të skuadrës italiane. Asgjë për të bërë për skuadrën azerbajxhanase, që gjithsesi në pjesën e dytë arrin të shënojë një gol me anë të Kanales. Ky i fundit, përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së Interit, ardhur nga avantazhi i thellë, për të shënuar golin e nderit. Por vetëm kaq, pasi Interi ruan rezultatin deri në fund të takimit dhe merr tre pikët nga kjo ndeshje.

Stramaçoni: Takim i lehtë, e zgjidhëm shpejt

Andrea Stramaçoni u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e Interit dje. Ndërkaq, ai vlerëson se ekipi ndodhet në një moment të mirë. “Ishte një ndeshje që ne e kishim vlerësuar, por në fakt doli më lehtë se çfarë e kishim menduar. Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. E zgjidhëm takimin shumë shpejt, dhe 45 minutëshi i dytë ishte sa për inerci. Gjithsesi, në fundjavë kemi një takim shumë më të vështirë dhe duhet të vijojmë me përgatitjet”,- përfundoi trajneri i Interit.

Milani paralajmëron Interin: Nuk jemi më në krizë!

Milani arriti një fitore mbresëlënëse në Rusi duke mundur skuadrën shumë-milionëshe të këtij vendi, Zenitin në fushë të vet. Kjo fitore, gjithashtu mund të shikohet edhe si një shenjë e mirë që Milani nuk është në krizë këtë sezon, ndonëse në kampionat ka pasur shumë rezultate që të lënë për të dëshiruar. Ndërkaq, skuadra është në një formë të mirë, por prova e vërtetë do të jetë ajo e ditës së dielë, ku Milani do të këtë përballë skuadrën e Interit. Ndërkaq, trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, më në fund është kthyer në buzëqeshjen e tij natyrale pas një kohe të gjatë abstenimi. Kështu, pas fitores 3:2 me Zenitin gjërat shkojnë mirë tek Milani. Por Milani ka edhe një lajm tjetër të mirë para sfidës së madhe të derbit me Interin. Alesandro Pato mund të jetë gati për këtë sfidë dhe kjo ka gëzuar pa masë trajnerin Alegri. Megjithatë, lajmi nuk konfirmohet nga stafi mjekësor, pasi derbi mund të shmanget për brazilianin për të evituar probleme të tjera. Në fakt, të dielën që Milani do të luajë ndaj Interit, Pato do të luajë një miqësore ndaj  Primaveras, kjo edhe për të parë formën e tij.


One Response to Interi asnjë problem në Azerbajxhan

  1. NISTJO Reply

    October 6, 2012 at 3:03 pm

    STRAMACIONI FUTI ELEMENTIN E RI KU PATI SUKSES SE KY EKIP NUK ISHTE I FORTE PRA GJYSMA E EKIPIT LUAJTI POR CUNAT JANE TE LODHUR SE U RANE 4 NDESHJE NE10 DITE DHE DO JENE NE GJENDJE TE MBAJN MBROJTJE DHE TEFURNIZOJNE SULMIN DY DITE PUSHIM NE DERBIN E MILANOS DUKE UDHETUAR 4000KM I UROJME SUKSES INTERIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>