Aktorja Jennie Garth ka treguar se ka rënë 13.6kg. Aktorja e Beverly Hills, ra në depresion të thellë pas ndarjes me të shoqin, të cilët kishin 11 vjet bashkë. Por Jennie Garth pasi i ktheu 40, muajin e kaluar ka refkektuar dhe ka menduar se kjo nuk është zgjidhja e duhur. Aktorja ka vendosur të ecë përpara edhe për hatër të fëmijëve. Ajo ka treguar për “People” se i dukej sikur kurrë nuk do të punontë më, të dashurohej më dhe të qeshte përsëri. “E ulur në kolltuk duke ngrënë patatina gjatë gjithë kohës, nuk më ndihmon aspak”, ka thënë Garth. Aktorja tregon se ka punësuar një trajner që e ka ndihmuar për të transformuar trupin, e cila dukej e mrekullueshme në revistën U.S magazine.