Lajm aspak të këndshme nga infermieria e Juventusit për trajnerin e kësaj skuadre Antonio Konten. Kampionët e Italisë në një ndeshje të vetme kanë humbur dy lojtarë, Pepen dhe Kaseresin. Trofeu “TIM” ka lënë pasoja te bardhezinjtë, të cilët duhet të përballen me dëmtimin e dy lojtarëve, ku mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në gju ndërsa mesfushori i krahut ka një tërheqje. Dëmtime këto që kanë xhindosur trajnerin Antonio Konte. Kjo pasi shkak për dëmtimin e tyre është bërë fusha shumë e keqe e stadiumit të Barit.
Dëmtimet
Mbrojtësi uruguaian dhe mesfushori i krahut janë dëmtuar të dy në ndeshjen kundër Milanit. Për Kaseresin bëhet fjalë për një goditje të marrë në gju, madje mendohet edhe më më keq, për një dëmtim të ligamentit. Nga ana tjetër mesfushori i kombëtares italiane Pepe ka pësuar një tërheqje muskulore që e ka detyruar të lëë fushën para fundit të takimit. Por dy lojtarët nuk kanë qenë të vetmit që kanë shfaqur probleme. Edhe sulmuesi Mirko Vuçiniç ka pasur disa shqetësime, megjithatë pas ndeshjes është mësuar se shqetësimet për malaziasin kanë qenë vetëm për shkak të lodhjes.
Konte: Nuk luhet në kështu fushash
Shkak për dëmtimin e dy lojtarëve të Juventusit është bër fusha e stadiumit “San Nikola”. Më shumë se një fushë stadiumi ajo ka ngjarë me një fushë patatesh. Dhe kjo e ka xhindosur trajnerin e Juventusit, Antonio Konten që nuk ka harruar të shprehë zhgënjimin e tij për këto dy dëmtime. “Është për të ardhur keq që një trofe i tillë, kaq i bukur që të gjithë e presin më padurim të zhvillohet në një fushë të tillë. Kjo lloj fushe jo vetëm që pengon lojën, por është dhe shkaktare për dëmtimin e lojtarëve siç ndodhi në rastin tonë”,- ka deklaruar trajneri i Juventusit.