Kalogerakos: Qeveria t’i japë mesash investitorëve të huaj

Intervistë me administratorin e “Antea Cement” Sh.a, Angelos Kalogerakos, në lidhje me çështjen e çimentos

Zoti Kalogerakos, çfare do te ndodhe nese Masat Mbrojtese te sugjeruara nuk do te aplikohen?

Pasojat do te jene te tilla qe prodhuesit e çimentos ne vend nuk do te jene te afte te kapercejne veshtiresite financiare si pasoje e importeve dhe te pakten njeri prej tyre ose te dy bashke do te ndalojne perfundimisht aktivitetin. Per me teper, rasti i prodhuesve të çimentos në Shqipëri ka rëndësi parësore për interesat e shtetit shqiptar, pasi zbatimi me sukses i Masave Mbrojtëse do t’i japë mesazh të qartë komunitetit të investitorëve se Shqipëria i përkrah investitorët që sjellin në vend investime të huaja të drejtpërdrejta. Nuk është nevoja të thuhet se, nëse masat nuk zbatohen në një mënyrë që zgjidh çështjen e rëndësishme dhe të dukshme të industrisë së çimentos, kjo do të luajë rolin e frenuesit katalitik për investimet e huaja të drejtpërdrejta në të ardhmen.

 

 

A eshte ky aplikim per Masa Mbrojtese ne Shqiperi i lidhur me masat e marra se fundmi ne Kosove?

Ne menyre indirekte PO, jane te lidhura. Sot ketu, ne pershkruajme se si importet e larta ne Shqiperi po i zene frymen Industrise Shqiptare te Cimentos. Prodhimi i çimentos hyn në industrinë e rëndë dhe kërkon investime me kapital të madh. Ai mund të operojë me leverdisshmëri ekonomike vetëm në shkallë të madhe shfrytëzimi – mbi 90% të kapacitetit – për shkak se është proçes i vazhdueshëm kimik. Të dy prodhuesit vendas mundohen të mbajnë mënyra shtesë shfrytëzimi nëpërmjet eksporteve, në mënyrë që të kapërcejnë problemin e importeve të shumta dhe shitjeve vendase të pakta. “SEAMENT” ka kryer eksporte në Kosovë e Maqedoni dhe kështu ka çuar problemin shqiptar në vendet fqinje, madje ka shkatërruar prodhuesit e atjeshëm vendas të çimentos. Prodhuesit italianë kanë pasuar me shpejtësi, me eksporte në të njëjtat vende. Kështu është zmadhuar problemi në rajon. Në këtë mënyrë problemi i industrisë shqiptare, i shkaktuar nga importet italiane në Shqipëri, është përhapur në të gjithë rajonin.

 

 

Nese Masat Mbrojtese do te aplikohen, cilat jane garancite qe prodhuesit vendas nuk do te abuzojne me kete avantazh duke rritur çmimet e çimentos?

Nuk është nevoja të thuhet se, për sa kohë masat mbrojtëse mbeten në fuqi, industria shqiptare e çimentos do të zotohet për mosndryshim të çmimit, në mënyrë që me masat mbrojtëse të mos abuzohet në dëm të konsumatorit.

 

Nese keto Masa Mbrojtese aplikohen, do jene vetem ne perfitim te “Antea Cement” apo te te gjithe prodhuesve vendas?

E gjithe analiza qe beme ketu sot, tregon se problemi i importeve te larta ne Shqiperi eshte duke ndikua tek te dy prodhuesit vendor, “Antea Cement” Sh.A dhe “SEAMENT”. Nese Masa Mbrojtese do te behen efektive, e gjithe industria vendore do te perfitoje. Per rrjedhoje kjo eshte ne te mire te “SEAMENT” gjithashtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>