Kapet taksisti që merrej edhe me shitjen e kokainës

Një taksist që përveç punës së ligjshme merrej edhe me shitjen e kokainës është arrestuar dje nga Seksioni kundër Narkotikëve në policinë e Tiranës. Kështu u ndalua shtetasi në kërkim Pëllumb Elezi, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi tij u krye në kuadër të Procedimit Penal e nisur në vitin 2009 në bashkëpunim me Prokurorisë e rrethit gjyqësor Tiranë, ku ndaj tij u bë ekzekutimi i urdhërit të prokurorit mbi ekzekutimin e vendimit nr.858 akti, datë 30.07.2012 të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, e cila ka dhënë masën e siguris “arrest me burg”. Ai ishte person në kërkim, pasi dyshohet se merrej me shitjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”, në zonat, pubet e ish-bllokut, rrugën “Bardhyl”, si dhe të hoteleve në zonën e “Kombinatit”, pasi ky shtetas punonte si taksixhi në zonën e ish-bllokut me mjetin e tij taksi me targë TR 165 C. Kapja e tij u bë në afërsi të rrugës “Abdy Frashëri”. Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 5 gramë lëndë narkotike e llojit “Kokainë” dhe një automjet i markës Mercedes Benz me targë TR 165 C taksi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>