Kriza / Çelësi i zgjidhjes është në Athinë

Megjithë fjalët e mira qeveria gjermane duket se nuk është e gatshme të bëjë lëshime të tjera për krizën greke. Politikanë të nivelit të lartë gjerman, si ministri i Financave Schäuble, apo politikani i nivelit të lartë të CDU-së, Volker Kauder, nuk duket se janë më të gatshëm për të përgatitur edhe një paketë të re shpëtimi për Greqinë, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, u shpreh kundër një zbutjeje substanciale të paketës së reformave për Greqinë e zhytur në borxhe. Qeveria gjermane mendon se kjo nuk është e mundur, tha Westerwelle pas një takimi me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos në Berlin. Qeveria gjermane dëshiron që Greqia të mbetet në eurozonë dhe do të punojë për këtë. Por çelësi për këtë është në Athinë, tha Westerwelle. Avramopulosi tha se qeveria greke dëshiron t’i plotësojë kërkesat ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, bëri thirrje që para se të merren vendime të pritet raporti i trojkës për Greqinë. Pas bisedimeve me homologu i tij grek, Dimitris Avramopulos, politikani liberal tha të hënën në Berlin: “Gjykimi bëhet pasi njihesh me faktet”. Përfundimet e parakohëshme nuk ndikojnë në zgjidhjen e problemeve.

Ministri i Jashtëm grek përsëriti dëshirën e vendit të tij për të çuar përpara masat e nevojshme për të qëndruar në eurozonë dhe për zbatimin e reformave të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, ai tërhoqi vëmendjen se “Një program kursimi pa nxitje për rritje ekonomike mund të çojë në rritjen e papunësisë”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwlle, u shpreh kundër zbutjejes së vullnetit për reforma në Greqinë e zhytur në borxhe. “Çelësi i suksesit është në Athinë. Reformat për të cilat është rënë dakord dhe axhenda e modernizimit duhet të zbatohen”, – tha Westerwelle. Të dy ministrat tërhoqën vëmendjen për deklaratat populiste në Evropë. Këto janë të dëmshme. Westerwelle tha: “Është me siguri e lehtë që ta shkatërrosh me kamëzën e kritikës shtëpinë evropiane. Por shumë më e vështirë është për të rindërtuar atë shtëpi”.

Megjithë fjalët e mira qeveria gjermane duket se nuk është e gatshme të bëjë lëshime të tjera për krizën greke. Politikanë të nivelit të lartë gjerman, si ministri i Financave Schäuble, apo politikani i nivelit të lartë të CDU-së, Volker Kauder, nuk duket se janë më të gatshëm për të përgatitur edhe një paketë të re shpëtimi për Greqinë, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Takimi i Dimitris Avramopoulos me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ishte edhe një takim parapërgatitor për vizitën tjetër të nivelit të lartë që zhvillohet të premten në Berlin. Kryeministri i ri grek, Antonis Samaras, do të takohet me Kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) në kryeqytetin gjerman. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të hënën se nuk pritet që të premten të vendoset gjë e rëndësishme për Greqinë.

Në kuadër të turit diplomatik të nivelit të lartë që Athina ka nisur në Berlin, me ardhjen fillimisht të ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos dhe të premten të Kryeministrit grek, Samaras, qeveria gjermane ka ulur shpresën se do të vendoset shpejt për fatin e Greqisë. Qeveria gjermane duket se nuk është e gatshme të bëjë lëshime të tjera për krizën greke. Qëndrimi këtë herë duket se është shumë i qartë: Në rast të shkeljes së rregullave të miratuara tashmë për kursimet, Greqia duhet ta lerë eurozonën.

Pra, duket se për Greqinë lufta për t’i shpëtuar falimentimit po shkon në raundin e fundit. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos, i cili ndodhet për vizitë në Berlin sigurisht nuk do ta ketë të lehtë të gjejë tonin e duhur në Berlin. Kjo sidomos kur politikanë të nivelit të lartë gjerman, kanë rritur presionin ndaj Greqisë, pak para mbërritjes së ministrit të Jashtëm grek në Gjermani. Si ministri i Financave Schäuble, ashtu edhe politikani i nivelit të lartë të CDU-së, Volker Kauder, ka cituar revista gjermane “Der Spiegel” në fundjavë, nuk duket se janë më të gatshëm për të përgatitur edhe një paketë të re shpëtimi për Greqinë.

Dimitris Avramopoulos zhvilloi dje një takim me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, si një takim parapërgatitor për vizitën tjetër të nivelit të lartë që zhvillohet të premten në Berlin. Kryeministri i ri grek, Antonis Samaras, takohet me Kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) në kryeqytetin gjerman. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të hënën se nuk pritet që të vendoset që të premten për Greqinë. Nuk mund të pritet “që të vendosen piketat e mëdha dhe të merren vendimet e rëndësishme”, theksoi zëdhënësi Seibert. Sipas mediave, në arkat greke mungojnë 2,5 miliardë euro të tjera, tepër të nevojshme për buxhetin grek. Në këto kushte, Berlini nuk e përjashton më mundësinë për përjashtimin e Greqisë nga eurozona. Problematike mbetet ende se çfarë pasojash do të kishte një hap i tillë për Gjermaninë.

 

Spanja, “plaga” tjetër e eurozonës

 

Kostoja e huamarrjes afatshkurtër të Spanjës ra sot, ndërsa investitorët besojnë se Banka Qendrore Evropiane do të ndërhyjë në tregjet e bonove të thesarit, por mungesa e hollësive rreth kohës dhe mënyrave të zbatimit të kësaj ndërhyrjeje bëri që interesat që do të paguajë qeveria spanjolle për bonot që shet të jenë ende të larta. Ministria spanjolle e Thesarit shiti sot bono me vlerë prej 4.5 miliardë eurosh, me maturim 12 dhe 18 mujor, më shumë se sa ç’kishte parashikuar. Interesi për bonot me maturim njëvjeçar ra në 3.070 për qind krahasuar me 3.918 për qind në muajin korrik. “Unë nuk shikoj vetëm përfitimin nga borxhi i shitur, i cili, për mendimin tim, është më mirë se sa gjatë muajve të mëparshëm dhe tregon se presioni mbi borxhin gjatë muajit gusht ka rënë vazhdimisht, por tregon gjithashtu se Departamenti i Thesarit ka marrë masat e duhura dhe ka arritur të shesë pak më shumë se sa parashikimi, i cili ishte në shumën 3.5 dhe 4.5 miliardë euro, por në fund të fundit shiti pak më shumë se 4.5 miliardë euro, gjë që parashikon një imazh të mirë në botë”, thotë analisti i firmës XTB Brokers, Daniel Alvarez.

Ministria e Financave nuk do të shesë bono me afatgjatë para 6 shtatorit, ditën kur Banka Qëndrore Evropiane pritet të japë hollësi rreth planeve të saj për zgjidhjen e krizës së borxheve të eurozonës dhe kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel të shkojë në Madrid për bisedime me Kryeministrin Mariano Rajoy. Kostoja e borxhit të Spanjës vazhdon të jetë tepër e lartë sepse investitorët nuk e kanë të qartë nëse Madridi do të ketë nevojë për të kërkuar një paketë të plotë ndihmash. Një gjë e tillë do të shtonte presionin mbi fondet ekzistuese të Bashkimit Evropian dhe do të transferonte shumicën e presionit të tregut tek ekonomia më e madhe, ajo italiane.

Në fillim të muajit, Kryeministri Rajoy la të hapur mundësinë për të kërkuar ndihma, por theksoi se ai kishte nevojë të mësonte së pari kushtet, si dhe më shumë hollësi rreth planeve të Bankës Qendrore Evropiane për të ndihmuar në uljen e kostos së borxhit për ekonomitë e vendeve të Evropës jugore. Ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës përjetoi muajin e kaluar rritje rekord të kostos së financiamit për shkak të shqetësimeve se mund të duhen vite që të rimëkëmbet nga rënia e madhe e tregut të shtëpive në vitin 2008 dhe se është tepër e dobët që të përballojë borxhet masive publike dhe private.

Spanja ka kërkuar tashmë një paketë ndihmash prej deri në 100 miliardë euro për të ndihmuar bankat, që nuk janë në gjendje të marrin veten si pasojë e huave problematike, nga sektori i ndërtimit dhe nga kërkesa e konsumatorëve, e dëmtuar nga papunësia e lartë rekord prej gati 25 për qind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>