Kthehet “Eagle 4” nga Kandahari i Afganistanit

Misioni ku humbi jetën “dëshmori i atdheut” Feti Volgi e u plagos Peci

Shefi i Shtabit: Humbëm një dëshmor, por fituam respektin e aleatëve

Ditën e djeshme janë kthyer nga Afganistani trupat e kontingjentit “Eagle 4”. Ndërkaq, ky kontigjent merr rëndësi të veçantë, pasi pjesë e tij ishte kapiteni dhe dëshmori i Atdheut Feti Vogli, i cili humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar, nga persona të veshur si policë afganë, më 20 shkurt të vitit 2012. Bashkë me kapiten Voglin mbeti i plagosur edhe nëntetari Aleksandër Peci, i cili 6 muaj më pas është rikuperuar dhe ndodhet dje në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur shokët e tij. Në ceremoninë e organizuar për pritjen e tyre, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, përshëndeti kontingjentin dhe i uroi atyre mirëseardhjen në Atdhe. Ndër të tjera Gjunkshi u shpreh se “Është nder dhe privilegj për mua që përshëndes sot kthimin tuaj në atdhe, na përfaqësuat denjësisht në këtë mision të vështirë. Kam një lidhje të veçantë me kontingjentin tuaj, më 15 gusht të vitit 2011 ju përcolla, ju shtrëngova duart, ju pashë nga afër në Kandahar, dhe sot po ju përshëndes për kthimin plot dinjitet. Misioni juaj ishte në shërbim të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë mision ne humbëm jetën e kapiten Voglit, morëm plagët e nëntetar Pecit, por fituam një dëshmor më shumë, fituam mbështetjen dhe respektin e aleatëve tanë”. Ndërkaq, “EAGLE 4” ishte kontigjenti i 10-të paqeruajtës, të cilit iu bashkuan edhe 5 efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë pjesë e kontigjentit OMLT 2, të ekipit trajnues të policisë afgane. Kontingjenti “Eagle 4” përbëhej nga 45 efektivë të Batalionit të Forcave Speciale. Ky kontingjent zëvendësoi kontingjentin “Eagle 4”, i cili ndodhej me mision luftimi në terren, në vijën e parë të frontit të luftës në Kandahar, Afganistan. Vogli u vra gjatë misionit për të hapur shkolla e spitale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>