Qytetarët e Izraelit përgatiten për një sulm të mundshëm në tetor
A është lufta e pashmangshme? A jemi pak përpara nisjes së saj?
Në Izrael po shtohen sinjalet se shumë shpejt mund të ketë një sulm kundër objektivave bërthamorë të Iranit. Në kabinetin qeveritar, kryeministri Benjamin Netanjahu e ka bërë edhe njëherë të qartë se sa i madh është rreziku i një Irani bërthamor ndaj popullit izraelit. “Irani nuk duhet lejuar që të ketë në pronësi bombën atomike,” tha në mënyrë të prerë ai. “Times of Israel” shkruan se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak, Netanjahu është shumë pranë vendimit për sulmin. Javët e shkuara përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë me dije se sistemi i mbrojtjes anti- raketë është vënë në gatishmëri. Gazeta pranë qeverisë “Israel Hajorn” bën me dije se udhëheqja në Teheran ka përshpejtuar punën për ndërtimin e një raketa-mbajtësi. Popullsia e Izraelit është prej kohësh e përgatitur për një sulm ushtarak. Të enjten qeveria ndërmori një operacion gjigand me SMS. Banorët kudo në vend brenda pak sekondash njoftohen për një sulm të mundshëm me raketa. Mijëra përdorues celularësh marrin njoftimin në gjuhën hebraike, në arabisht, anglisht dhe rusisht. Qëllimi i këtij veprimi: nëse Izraeli ndërmerr sulme ndaj pozicioneve bërthamore iraniane, këta të fundit do të përgjigjen vetë, ose përmes Hezbollahut apo Hamasit. Ministri i Mbrojtjes, Barak, përllogarit se nëse ata sulmojnë në mënyrë të befasishme, nga ana e Izraelit do ketë rreth 500 viktima. Ushtarakët thonë se mund të jenë ndoshta më pak se 300 viktima. Kaq është e mjaftueshme për shumë izraelitë që të nisin një fushatë në Facebook: “Sa vlejnë 300 jetë njerëzish?”. Një përgjigje është: “150 çifte”. Tani pyetja është nëse sulmi izraelit do të ndodhë përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit në SHBA. Një sulm i Izraelit ndaj objektivave bërthamorë të Iranit do ishte një makth për Obamën. Gazeta izraelite “Jediot Achronot” shkruan se Uashingtoni po bën gjithçka për të fituar më shumë kohë me diplomaci dhe sanksione. Për më tepër, Arabia Saudite ka paralajmëruar se do të qëllojë avionët izraelitë nëse fluturojnë në drejtim të Iranit. Por ka shumë kritikë që thonë se kjo rritje tensioni është artificiale pasi Izraeli nuk do e sulmojë Iranin pasi druhet se do të vendoset mes disa zjarreve. Megjithatë: sipas një sondazhi të gazetës Maariv, 40 përqind e izraelitëve e pranojnë një sulm të vetë Izraelit ndaj Iranit, kurse 35 përqind kërkojnë që SHBA t’i paraprijë betejës. Një komentator i gazetës thotë se kjo është një ‘dritë jeshile’ për Netanjahun.
Werner
August 23, 2012 at 1:45 pm
NE GJYKIMIN E NJE NGJARJE, JANE MENDIMET E PERBASHKETA DHE TE VECANTA!.Nuk kishte vetem dy tre kemonte, te shkrimi Shqiptari vret dy amerikane , kur mesova kete ngjarje dhe bera kete koment, por nuk e percolli kompjuteri dhe e lashe, per ta nisur me e-mail. Nuk dua te bej asnje ndryshim edhe tani qe kane komentuar shume persona. Por, meqense kerkon nje Shqiptare Shqipenie prej Malsie te dije cfare mendimi kam, po gjeje kohe ta shkruaj komentin. Edhe une jam me mendimin e komentuesit Shpendi . Qe ne headline(titull), qe nuk mund t’i themi shkrim, por nje komunikate paraprake per nje ngjarje te rende dhe qe komentuesit mundohen ta lidhin me fene, ose me racen; duke u shprehur se kosovari vret dy amerikan ne aeroportin e Frankfurtit.Ne e kemi te veshtire te integrohemi ne Perendim, deri dhe per tu shprehe sa me afer gjuhes juridike. Shikojeni se si shprehen organet gjermane dhe qe ngjarja ka ndodhe atje. Ata,(ministri i brendeshem), thote se kjo ishte nje vrasje dhe jo nje sulm terrorist, s’mund te konkludonin akoma, sepse eshte ne veprimet e para te organeve te gjurmimit. Ndersa shqiptari, pa qene rasti, e gjene terrenin te shprehe pakenaqesine ndaj shqiptarit qe ka nje fe te caktuar, apo prejardhje nga nje kombesi tjeter. Shqipetari duhet ta ngreje zerin fort atje ku duhet, biles edhe nese e kerkon te luaje dhe koburen, se ne Shqiperi dhe Kosove e ne trojet tona shqiptare, na jane krijuar ca grupe fondamendaliste qe u vjen era teroriste. Ato, nuk kane gje te perbashket me tre fete e sektin Bektashian te kombit tone, si mbeturina qe na i kane percjelle shekujt dhe qe ndodhen ne reduktim e siper. Kjo e keqe e domosdoshme per ngushllim ne kete jete; na keshillojne demokratiko- perendimoret, ruajeni si vlere tolerance ne mes shqiptarve.Ne nuk e deshirojme nje ngjarje te tille nga cilido dhe kujdo, por ne sistemin demokratik borgjez, ngjarje te tilla qenkan te zakonshme dhe as qe merret kush me minimizimin e tyre dhe rrofte sebepi per t’i perdore per show, gazeta,per te terheq vemendjen nga ngjarjet tronditse qe sjellin drejtime dhe politika te cmendura te liderve shtetrore. Kjo po shihet ne disa vende arabe afrikane aziatike deri dhe ne vendin tone Shqiperia, qe kane nje emrues te perbashket qe eshte paknaqesia, revolta per llojet e nensistemeve ekonomiko-politike, keqmenaxhimin e shteteteve. Ne nje shtet te Amerikes, ne takim me elektoratin, kongrsmenia Giffort qellohet me arme nga nje person qe as sqarime nuk u dhane paraprakisht, duke mbetur te vrare edhe gjashte te tjere, ne mes dhe nje femije 9 vjec. nuk pashe sic bejne shqiptaret te flasin as per perkatsine fetare te autorit dhe as per racen e kombesine.Pikerisht ne keto pozita ra dhe nje prift i komunitetit te malsorve te malsise; qe ne kundershtim me profesionin, mori persiper te fliste ne nje shoqate; se ne bazen ushtarake te Fort Dixit, dy vellezerr shqipetare me mbiemrin Duka kishin planifikuar edhe me te huaj nje sulm, dhe sipas pricerit, na paskeshin pase qene te fese myslimane. Duke shfrytzuar rastin(feja kunder fese) edhe si i zgjedhur si lektor teulogjik nga shoqata; te bekuarit te Zotit iu ngatrrua gjuha dhe sulmoi ashper kombin e tij, ku kishte lindur dhe jetuar ne mesin e myslimanve dhe sipas tij na ishte shqetsuar se askush pervec nje plake i fese myslimane na e paskeshe denoncuar kete akt dhe qe ta mbyllte karieren e tij si besnik i Vatikanit ne frontin e luftes se ftohte, provoi para intelektualve se si do ti dilte ky leksion dhe ne fakt pati nga degjuesit qe nuk ishin dakort me klerikun dhe te tjere qe u shprehen ne media te komunitetit. Shqetsuese dhe enigme mbeti mosmbajtja qendrim e shumices se thjeshte te malsorve, te cilet sa here ka sulmuar intelektualert e komunitetit, ai eshte duartrokit prej tyre.Duke u njohur me kete ngjarje, qe eshte e rende te vritesh pa ndonje shkak, marrim pjese ne hidhrimin e familjeve te tyre dhe denojme aktin kriminal dhe paburrerore te shqiptarit nga Mitrovica, i cili duhej ti kishte me te pashlyera dhe te fosilizuara ne tru vendimin e qeverise amerikane per te ndaluar revanshin e bishes serbe qe ky shqiptare te shpetonte nga genocidi i Millosheviqit. Gjithashtu nga permbajtja e kemonteve na terheq vemendjen dhe nje problem qe shpesh perseritet si dikur ne kohen e komunizmit; miqesia e pathyer me kete e ate shtet, miku me i madh i shqiperise, ky apo ai shtet dhe kur ndodhin raste te tilla nga persona te vecante, grupe njerzish; apo qendrime ekstreme mediash, e gazetash private; ne, menjehere hidhemi dhe e pergjithsojme deri ne ate shkalle qe sikur ka ndodhe shtet me shtet dhe qe u be nami se do te prishen mardhenjet e shprehura me slloganet e mesiperme. Cdo shtet ka poklitike te brendshme dhe te jashtme per te ndihmuar te paren. SHBA sic kane interesa ne gjithe boten, keto 20 vjetet e fundit e kane drejtuar dhe ne Ballkane dhe e kane shprehur vete qe kemi interesa. Por ajo shikon dhe perspektiven e popujve dhe kombeve te qendrueshme se sa i pershtaten asaje, pa mohuar dhe pozicionin gjeografik. Pamvarsisht se per gati 45 vjet u nderpre lidhja me Ameriken, ne, me perpara kemi pase mardhenje te mira dhe shqiptaret amerikane kane shkuar dhe luftuar per ate dhe duke mos qene dhe shtetas akoma. Te gjitha shtetet kane mardhenje interesash ne mes tyre dhe faktori i brendshem percakton plotfuqishmerine e tyre; faktori i jashtem eshte gjithmone ndihmues dhe i dores se dyte.Faleminderit!.Mark Gjonaj -Me date 2.3.2011
Suban
August 25, 2012 at 7:53 am
NUk di pse me habisin kaq shume reaigmet ndaj nje fenomeni te tille ,,, kur nje qytetare Gjerman me prejardhje Kosovare qelloi me arme zjarri mbi nje autobuz qe mbante ushtare Amerikan ne Frankfurd te Gjermanise,,,duke lene 2 te vrare dhe 2 te plagosur !Deri tani anjera nga palet e demtuera ,Amerika (per humbjen e jeteve te ushtareve te saj) dhe as Gjermania ( per prishjen e imazhit te sigurise ne areoporte) nuk jane shprehur dhe nuk e kerkojne fajin tek kombesia e atentatorit,,,perkundrazi ambasadat perkatse ne te dy vendet si ne Shqiperi dhe Kosove ,kane perseritur disa here se : ky akt nuk demton imazhin e as mardhrnjet e ndersiedhta mes vendit tone me to !Ato po punojne per hetimin e ngjarjes , qe me zbardhjen e saj do ti japin denimin e merituar , pa asnje lloj paragjykimi ne fe apo rrace,por sipas ligjeve ne fuqi !Kjo peben drejtesi te nje shteti ligjor e demokratik.Ndersa ne Shqiptaret ne kater anet e botes,po shprehim nje urrejtje ndaj bashkekombesit tone, nepermjet paragjykimeve, ofendimeve dhe fyerjeve tona,,,duke mos ndikuar aspak ne ruajtjen apo forcimin e imazhit tone si komb,,,por perkundrazi duke e zbehur ate nepermjet qendrimeve tona ,qe sjane gje tjeter vecse elemente te padrejtesise njerezore !Une shtroj pyetjen: Cili institucion ,shoqate,organizate apo individ Shqiptare e ngre zanin kaq larte ,kur akte e fenomene te tilla ,biles shume here me tragjike se kjo ,ndodhin ne mes Shqiptareve ?Mjafton tju kujtoj ngjarjen tragjike te 21 Janarit !