MARSI Kështu privatët blejnë yjet

Nëse javën e ardhshme Dragon do të niset vërtetë drejt yjeve – dhe kjo “nëse” është shumë e fortë për arsye se që nga prilli ka pasur shtyrje të vazhdueshme për shkak të problemeve teknikë – ai mision nuk do të jetë vetëm fillimi i një epoke të re hapësinore, siç nxiton ta quajë shumëkush, “një epokë komerciale, në të cilën do të jenë investitorët privatë protasgonistëtr e vërtetë”.

Nisja e anijes kozmike, e fiksuar për më 19 maj do të jetë edhe revanshi i hapësirës kundër kiber-hapësirës; shpagimi i eksplorimit të universit kundrejt navigimit në internet; dhe kështu, përfundimisht, avantazhi i yjeve në qiell ndaj yjeve të Silicon Valley. Të cilët, në fakt duket se kanë vendosur të investojnë një pjesë të të ardhurave të tyre shumë të mëdha në një mision të ri: zgjerimin e kufijve gjithnjë e më të ngushtë të tokës duke gjetur mënyra për të shfrytëzuar burimet e galaksisë sonë.

Treguesi i parë, ashtu si në librat më të mirë thriller, është vetëm një tregues. Më 28 marsin që kaloi, Jeff Bezos, themelues i Amazon dhe për disa edhe padroni i vërtetë i internetit, shkruajti një mesazh në blogun e tij për të dhënë një lajmërim historik. Bezos zbuloi se kishte pikasur në fundin e oqeanit Paqësor pesë të famshmit F-1, motorrët e Apollo 11 që bota i pa të ndizeshin më 16 koerrik 1969 kur nisi misioni që do të çonte njeriun e parë në Hënë. Pak minuta pas nisjes motorët, siç ishte parashikuar nga planet e NASA, u braktisën mbi det, disa ditë më vonë Neil Armstrong ecte mbi Hënë dhe që atëherë nuk ishte mësuar më asgjë për ata pesë motorë.

Në vitin 1969, Jeff Bezos ishte pesë vjeç, ishte përpara televizorit dhe ai fakt vazhdoi ta frymëzojë aq sa dëshironte të themelonte, që 12 vjeç, një shoqëri, Blue Origin, me qëllimin që të bënte fluturimet hapësinore më të sigurta dhe ekonomike. Por të rikthehemi tek motorët: një vit më parë, Bezosit i hipi në kokë që të zbulonte se ku kishin përfunduar, bëri bashkë një ekip me specialistë dhe i gjeti: në 5 mijë metra thellësi. Tani do të shkojë t’i marrë: njëri është destinuar për muzeun Smithsonian në Uashington, një tjetër në Muzeun e Fluturimeve në Seattle, jo shumë larg nga zyrat e Amazon.

Treguesi i dytë mund të jetë vetëm një koincidencë. Sepse në pritje për të marrë një prej motorëve të Apollo 11, Muzeu i Fluturimeve në Seattle më 24 prill të vitit që kaloi organizoi nisjen e rrugës së një projekti të ri shumë kurioz: quhet Planetary Resources dhe ka për synim të shkojë e të marrë sasinë e madhe të metaleve të çmuar që ndodhen në asteroidë.

Sipas studimeve të kryera disa vite më parë nga profesor John Lewis, autor i Mining the Sky, vetëm tek 3554 Amun, një prej asteroidëve më të vegjël bartës të metaleve që janë pikasur deri tani, mund të ketë sasi platini, hekuri dhe nikeli me një vlerë afro 20 miliardë dollarë amerikanë. “Është sikur të jetë një çek që pret të inkasohet”, për të përdorur metaforën e kreut të Planetary Resources, Peter Diamandis, një prej yjeve të Silicon Valley, i famshëm mes të tjerave për faktin që i ka dhënë jetë X Prize, një garë ndërkombëtare për të çmuar teknologji që na ndryshojnë jetën, dhe Sinularity University, një akademi shumë e guximshme ku përgatitet një e ardhme me pavdekësi.

Planetary Resources mund të tingëllonte ekstravagante nëse përkrah Diamandis nuk do të gjenim themeluesin e Google, Larry Page, Presidentin Eric Schmidt dhe një prej menaxherëve kryesorë të Microsoft, Charles Simonyi (përveç se regjisorin e Titanic dhe Avatar, James Cameron). “Nëse Planetary Resources do të ketë sukses, vetëm me 3554 Amun do të bëhet kompania më e pasur e botës, duke ia kaluar edhe Apple”, ka përllogaritur Mashable, një faqe interneti që jo më kot prej disa kohësh i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje hapësirës.

Treguesi i tretë ka gjithë aromën e një prove. Dhe është nisja e Dragon, parashikaur për 19 maj. Bëhet fjalë për misionin e parë privat në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Në fakt, siç dihet, prej disa ditës Space Shuttle ka dalë përfundimisht në pension pas një karriere të gjatë dhe të nderuar dhe sot lidhjet me atë që ështrë bërë ndoshta laboratori kryesor shkencor i botës mbahen falë Soyuz të rusëve. Nuk është diçka që i bën krenarë amerikanët. Por me Dragon, gjërat mund të ndryshojnë. Prapa Dragon është Space X, dhe prapa Space X është Elon Musk: 41 vjeç, i lindur në Afrikën e Jugut, president i Solar City (kompani kryesore amerikane për energjinë diellore), themelues i Tesla Motors (makina elektrike) dhe mbi të gjitha, 14 vjet më parë, i PayPal, edhe sot sistemi kryesor i kryerjes së pagesave përmes internetit. Pasioni i Musk për hapësirën vjen prej së largu: prej pak kohësh ishte dashuruar me idenë për të realizuar serra në Mars që do të stimulonin turizmin hapësinor.

Kur më pas, NASA deklaroi se për arsye buxhetimi do të bënte një hap pas në misionet hapësinorë, krijoi Space Exploration Technologies dhe i ka thënë NASA: E bëj vetë. Ka realizuar një raketë, që ka mbërritur në versionin e nëntë; si dhe Dragon, që do të niset drejt stacionit hapësinor. Nëse do të funksionojë, atëherë kostoja e kësaj taksie për NASA-n që financon Space X, është afro tetë herë më e vogël se sa ajo e një anije të madhe kozmike.

Çfarë e shtyn Elon Musk? E ka shpjeguar ai vetë në Twitter ditët e kaluara: “Nëse duam të kemi nëj të ardhme ngacmuese nuk mund të kufizohemi në Tokë”. Më tej: “Objektivi ynë është të bëjmë të mundur jetën në planetë”.

Objektivi i Musk është pushtimi i Marsit. Këta tre tregues mund të lënë të kuptohet që epoka e re hapësinore është thjeshtë hobi i disa të rinjve të pasur. Një vazhdim i shpalljeve për VIP-a të Richard Branson që disa herë vitin që kaloi bëri të ditur se është gati të dërgojë turistë mes yjeve me SpaceShuttleTwo – që tashmë ka 500 prenotime me 200 mijë dollarë biletën. E fundit, ajo e disa ditëve më parë, e aktorit Ashton Kutcher. Por kjo përshtypje është e gabuar. Privatizimi i hapësirës është një gjë serioze. “Bloomberg Business Week” ka zbuluar se shumë astronautë janë sot prapa kompanive të reja që duan të bëjnë biznes hapësinorë: mes këtyre është dhe një italiane. Quhet D-Orbit dhe është themeluar nga 36-vjeçari Luca Rossettini dhe propozon që të realizojë një pajisje për të rikuperuar satelitët e shumtë të braktisur që zënë hapësirën.

Por projekti që është më në linjë me filozofinë e Internetit 2.0 vjen nga Danimarka. Quhet Copenhagen Suborbitals dhe synon të dërgojë një njeri në hapësirë me një projekt tërësisht open source, ku çdo detaj ndahet dhe zgjidhjet në internet, si dhe financohet në internet përmes mikrodonacioneve. Deri tani 1 milion e 300 mijë vetë kanë ndjekur punën e 2 të rinjve krijues, Christian Von Bengston dhe Peter Madsen, dhe pak më shumë se 2000 kanë dhuruar para. Për testin e radhës, i programuar për në qershor, mbeten 23 ditë dhe duhet mbuluar 60 për qind e buxhetit që është 19 mijë euro në total. Mjaftojnë 20 euro në muaj për të marrë pjesë në projektin danez dhe për të ëndërruar yjet. Tamam një epokë e re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>