Mashtruesja e 180 turistëve në “arrest shtëpie”

Vendimi nga gjykata e Tiranës për pronaren e “Pasha Holiday”

Kalvari i gjatë nga braktisja, mashtrimi e deri në kthim

Në “arrest shtëpie” ka mbetur dje Marselinda Kortoci, pronarja e agjencisë “Pasha Holiday” që braktisi në Egjipt rreth 180 turistë shqiptarë. Gjykata e Tiranës dha dje masën e sigurisë për 27-vjeçaren, ndërsa ajo dukej se nuk e kundërshtoi këtë vendim. Para 3 ditësh u mbyll saga e 180 turistëve shqiptarë që mbetën të bllokuar në Egjipt, pasi pas mesnate ata u kthyen në Tiranë, ndërsa policia arrestoi pronaren e agjencisë që i kishte mashtruar. Kur kishin kaluar disa ditë peripecish, 182 turistët shqiptarë në Sharm el Sheik më në fund arritën të ktheheshin në orët e para të mëngjesit të së martës në aeroportin e Rinasit. Të gjithë këta pasagjerë e paguan vetë udhëtimin e kthimit pasi agjencia turistike që i kishte çuar në Egjipt, shpalli falimentin. Ndërkaq, 9 turistë mbetën pa hipur në avion për shkak se u plotësua numri që mund të mbajë avioni. Para se kjo çështje të merrte zgjidhje, policia egjiptiane mbajti atje 15 nga turistët shqiptarë, të cilët u braktisën në mëshirën e fatit nga agjencia turistike “Pasha Holiday”. Turistët u bllokuan në një hotel në Sharm El Sheik, për shkak se nuk kishin paguar biletat e hotelit. Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se nga Sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar në policinë e kryeqytetit është bërë ndalimi i shtetases Marselinda Kortoci, 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me arsim të lartë, e padënuar. Ndalimi i saj, në cilësinë e pronares së agjencisë turistike “Pasha Holiday”, u bë për arsye se dyshohet që ju ka marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme për t’i çuar për pushime verore në Sharm El Shaik Egjipt, ndërkohë që ata nuk janë nisur për pushime, pasi kjo agjenci pretendon se ka falimentuar. Nga veprimet e para hetimore rezutoi se kjo shtetase nëpërmjet agjencisë së saj ka nisur në datë 02 gusht 2012, edhe 188 shtetas shqiptarë të tjerë për pushime verore në Sharm el Sheik Egjipt kundrejt pagesave të ndryshme që variojnë nga 316 deri 600 euro, për të cilët ka rezultuar se pagesa ishte bërë nga ana e agjencisë vetëm për 3 ditë më parë, për 10 ditë dhe qëndrimi atje. Ndërkaq, kthimi i këtyre personave nuk është bërë i mundur nga ana e kësaj agjencie, por nga vetë personat kundrejt shumës prej 250 euro për person tek kompania ajrore “Bell Air”, e cila ka bërë të mundur kthimin e turistëve.


One Response to Mashtruesja e 180 turistëve në “arrest shtëpie”

  1. Drejtoria Reply

    September 25, 2012 at 11:41 am

    Ah ckeni per ta honger keq ju gazetat qe shpifni ;) Nuk e dini me ke jeni ngaterruar….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>