Milan kundër Mançester Junajtid për Guardiolën

Prej kohësh përflitet se Pep Guardiola mund të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit sezonin tjetër, por teksa vetë spanjolli nuk e ka mohuar një gjë të tillë, mbetet për të parë se ku do të shkojë si trajner në të vërtetë. Ish trajneri i Barcelonës, pas ndarjes me stolin katalanas vendosi të qëndrojë një vit pushim për t’ia dedikuar kohën e tij familjes, por një fakt i tillë nuk ka lënë pushim Milanin dhe Mançester Junajtid që kanë nisur nga puna për të bindur Guardiolën që të marrë përsipër drejtimin e skuadrave respektive. Për sa i përket kuqezinjve, ashtu siç publikon tabloidi pritet që të zhvillohet një takim i rradhës mes drejtuesve dhe përfaqësuesit të teknikut, ndërkohë që Red Devils kanë siguruar një takim direkt mes Guardiolës dhe Sir Alex Ferguson, i cili ka deklaruar se në rast se do të arrijë të bindë kolegun të zërë vendin e tij në stolin e Manchester, do t’i jepte fund karrieres së shkëlqyer me skuadrën angleze. Një deklaratë pompoze që mund ta bindë Guardiolën për të kaluar në Premier Lig.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>