Milani i shpëton krizës nga Rusia

Milani ka marrë dje një fitore shumë të rëndësishme të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Kështu,  skuadra e Alegrit ka treguar një fytyrë tjetër dje, duke të kujtuar Milanin e vjetër në Kupat e Evropës ku shkëlqen përherë. Ajo që vlen të theksohet është se takimi është karakterizuar me gola të shumtë dhe me një lojë të bukur, por edhe të ashpër ku nuk kanë munguar edhe kartonët e verdhë. Gjithsesi, Zeniti e pati shumë të vështirë të përmbante sulmin e Milanit, teksa problemet në mbrojtje nuk i kishte korrigjuar nga takimi i parë shokues me Malagën. Gjithsesi, është Milani që kalon skuadrën në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Emanuelson, i cili gjuan një goditje dënimi, topi devijohet dhe portieri rus e ka të pamundur të kapë topin tashmë në krahun tjetër, duke e pritur atë vetëm pasi ishte futur në rrjetë. Një gol i shpejtë për Milanin që vetëm mbas 3 minutash do të dyfishonte rezultatin me anë të sulmuesit të saj El Sharaui. Ky i fundit, ka shënuar një gol fantastik, mbase më të bukurin e mbrëmjes. Lojtari egjiptian ka marrë topin që nga mesfusha dhe pasi ka kaluar 3-4 lojtarë, dhe i vetëm me portierin rus ka shënuar një gol që padyshim i dha shumë zemër Milanit dhe u bë të dukej sikur fitorja ishte e sigurt. Pas këtij goli të dytë, Zeniti reagon me është braziliani Hulk ai që shkurton diferencën në fund të pjesës së parë. Shumë shpejt, në fillim të pjesës së dytë, Zeniti shënon edhe golin e dytë duke barazuar çdo gjë. Aty ku dukej se do të niste çdo gjë nga e para, Zeniti nuk përballon dot presionin e Milanit dhe shënon një gol në portën e vet. Është Hubokan ai që nuk di të kontrollojë largimin e topit dhe i jep avantazhin Milanit që tashmë e ruan deri në fund.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>