Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, e cila jeton dhe punon në SHBA, në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ka postuar një fotografi pothuajse nudo, e mbuluar vetëm me një çarçaf të bardhë. Kjo nuk është hera e parë që Angela shfaqet pothuajse nudo. Hera e parë ishte në disa fotografi të realizuara nga fotografi i njohur, Fadil Berisha.
Në fotografinë e postuar modelja u ka dëshiruar të gjithëve një mëngjes të mirë, si dhe ka shkruar se dashuria që ajo merr nga miqtë dhe familja e saj është gjëja më e rëndësishme për të.
“Good Morning – Love drives my life. This is with my friends, my family…… etc. Kisses, Martini”.