Sot 18-vjeçarja del në gjykatë
Gjatë orëve të natës të së hënës, Nazime Visha rrëfeu në polici, për vrasjen e rrëmbyesit të saj. Nga burimet policore mësohet se ajo ka pranuar para grupit hetimor se ishte ndjerë e detyruar të kryente një veprim të tillë, pasi Fiqiri Muça, mbrëmjen e së dielës kishte shkuar sërish për ta rrëmbyer. Në prani të avokates Vjollca Pustina, vajza ka shpjeguar me hollësi persekutimin që i është bërë nga 45-vjeçari, si dhe ndihmën që sipas Nazimes, i është dhënë atij nga një punonjës policie në Burrel. Ajo shprehet se është detyruar të firmosë se ishte larguar me dëshirë me Fiqiriun, çka ishte një provë e rëndësishme për ta lënë burrin të lirë. Burime nga grupi hetimor shprehen se 18-vjeçarja ka rrëfyer se në një bisedë telefonike gjatë rrëmbimit të parë, Fiqiri Muça është shprehur se do ta trafikonte drejt Kosovës për prostitucion. Vajza ka pranuar se viktima i ka marrë edhe bizhuteritë e të fejuarit me një vlerë prej 1 milion lekësh. Ndërkaq, gjykata e Tiranës do vendosë sot në orën 10:00 për fatin e saj, mbi të cilën rëndon akuza e vrasjes.
�O-u� h�� Aviacionit ku Fatbardha Tafa mbeti viktimë e grabitësve, ndërsa e motra, Lumturie Gjana, për fat i mbijetoi vdekjes. Prokuroria nënvizoi se ka në duar provën më të fortë shkencore: Përputhje në një masë të lartë të njollave të gjakut të gjendura në një kapelë, që sipas organit të akuzës i përket Aldo Hoxhës, me gjakun e viktimës Fatbardha Tafa. Sipas Prokurorisë, Aldo Hoxha ka në trup edhe disa hematoma, të shkaktuara nga fëmijët e viktimave, në përpjekje për të ndihmuar nënat e tyre. Në seancën e djeshme organi i akuzës nuk dha asnjë reference në lidhje me bashkëpunëtorin tjetër të krimit të ndodhur një javë më parë. Momentalisht nuk ka asnjë emër konkret për personin që ka bashkëpunuar me Hoxhën për kryerjen e krimit të rëndë. Ndërkohë 20-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe ka mohuar krimin në gjykatë. Fatbardha Hoxha bashkë me të motrën, Lumturi Gjana dhe dy fëmijët e tyre, ishin duke bërë një shëtitje me këmbë në një rrugë dytësore pranë ish-Fushës së Aviacionit, kur u sulmuan nga dy të rinj me motor, të cilët tentuan t’i grabisnin varësen e floririt. Për fat të keq Tafa ndërroi jetë nga goditja me thikë, ndërsa e motra, Lumturie Gjana mbeti e plagosur.