Në Tërpan, aty ku hallet s’paskan të sosur…

Flet nënkryetarja e këshillit, Fatmira Zenuni: Abuzime pa fund në komunë

BERAT – Janë më qindra probleme që po mbarten njëra pas tjetrit dhe komunën tonë dhe askush deri tani nuk ka filluar t’u japë zgjidhje. Si nënkryetare e këshillit të komunës Tërpan aderoj që prej 8 vitesh në Partinë Socialiste në të njëjtën parti që është dhe kryetari ynë i komunës, vërej se puna e kryekomunarit lë shumë për të dëshiruar. Kështu shprehet Fatmira Zenuni, e cila prej 8 vitesh është dhe kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në zonën e Tërpanit. Zenuni shprehet se shumë probleme janë akumuluar gjatë viteve të fundit siç është mos kalimi i buxhetit të komunës për të tretën herë çka do të thotë se po abuzohet keqaz me punën në këtë komunë. “Duhet ndaluar për t’u parë e diskutuar zgjidhja e këtyre problemeve madhore që më shqetësojnë jo vetëm mua si drejtuese në këtë rast në këshill, por dhe si banore e saj dhe përfaqësuese politike. Moskalimi i buxhetit i ngarkon me faj jo vetëm kryetarin, por dhe administratën e komunës, të cilët në hartimin e projektbuxhetit kanë parashikuar 5-fishin e shpenzimeve krahasuar me buxhetin investues. Një tjetër problem për t’u parë është edhe asistenca, pasi marrin asistencë banorët që kanë makina dhe për atë që është barkbosh nuk kujtohet njëri. Është turp të thuash se marrin njerëzit e pasur asistencë, njerëz që kanë makina, kope me dhen vetëm e vetëm se i kanë dhënë atë të shkretë votë kryetarit aktual. Disa vjet ia kemi kaluar buxhetin ashtu kuturu kësaj administrate, e cila duket se luan me taksapaguesit. Unë nuk dua të përgjithësoj krejt administratën, por dua të them se personat përgjegjës të shkeljeve të ligjeve duhet të përgjigjen për to. Këtë radhë nuk mund ta kalojmë buxhetin dhe për faktin se dhe vetë banorët kanë marrë pjesë në mbledhjet e këshillit dhe të tjerë kanë qëndruar aty për aq orë sa dhe kanë përfunduar diskutimet. Madje një pjesë e tyre kanë qenë dhe të revoltuar kur kanë mësuar se për gomat e makinave dhe zëra të tjerë kanë qenë shpenzime sa 5-fishi më shumë i investimeve. Dy fshatrat Tozhaj dhe Vokopol kanë 6 muaj që kanë zgjedhur dy kryetarët, por ende nuk kanë marrë vulat. Unë them se nuk kanë të sosur hallet në fshatin Tozhaj u bë një ujësjellës më thonë se është bërë me tuba nafte, kjo për arsye se i kanë bërë analizat dhe uji ka dal i papërdorshëm për t’u konsumuar për pije me 6 lloj bakteresh. Në dy fshatra banorët kanë zgjedhur secili kryeplakun, por vulat i mbajnë kryetarët e Partisë Socialiste. Në fshatin Tozhaj, Hepuran Zenuni është zgjedhur kryetari i fshatit madje i miratuar dhe në Këshillin e Komunës, por si për karshillëk të banorëve të fshatit dhe në këshillit të komunës kryetari i komunës ka vendosur kryetarin e Partisë Socialiste të këtij fshati, Xhevahir Zenuni. Po e njëjta gjë ka ndodhur dhe në fshatin Vokopol. Kryeplak është zgjedhur Hysen Gorani madje i aprovuar 100% nga Këshilli i Komunës, ndërsa vulën e mban kryetari i Partisë Socialiste Bekim Gorani. Unë nuk them që për strukturën e komunës e administratës kryetari i komunës të pyesë Këshillin e Komunës, por është shumë gabim që të hiqet nga puna një veterineri, me një eksperiencë pune për më shumë se 25 vjet siç është Kadri Gjençi dhe në vend të tij një zooteknik me të mesme që jo vetëm nuk ka eksperiencë pune, por dhe nuk është i profilit”. Për këto dhe për probleme të tjera ne i kemi marrë këtë intervistë nënkryetares të Këshillit të Komunës njëherazi dhe kryetare e gruas socialiste për komunën Tërpan…

Cilat janë në detaj problemet që ju përmendët pak më lartë në komunën tuaj?

Unë fola dhe më parë se në komunën tonë, Tërpan janë mbartur një sërë problemesh dhe që duhet shumë punë për t’u vënë në rrugën e zgjidhjes. Askush atje nuk pyet as për Këshillin e Komunës dhe as për kryetaren e gruas apo dhe të tjera detyra që mbajmë në komunë dhe në këshillin e saj, por dhe në rrugë partie. Vet kryetari bën me kokën e tij, vetëm në fillimin e punës vite më parë ishte në rregull me detyrat, më pas ka bërë siç i ka dashur qejfi. Nuk ka si të ndodhë ndryshe në një kohë që buxheti nuk u miratua dhe askush as dhe vet kryetari nuk do t’ia dijë për këtë arsye kaq madhore. Nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe nuk pyetet për njeri dhe as për ligj në një kohë që janë fakte konkrete dhe kokëforte që është abuzuar me paratë e taksapaguesve dhe ende askush nuk merr masa. Madje më kanë thënë se kanë ardhur dhe kontroll nga shteti dhe nga Antikrimi Ekonomik dhe asgjë nuk është bërë e nuk është sqaruar deri tani as në Këshillin e Bashkisë. Në një kohë që ligji parashikon që kryetari i komunës duhet të japë llogari për të gjitha problemet që ndodhin në komunë dhe në administratën e tij. Po kështu probleme ka në rrugë, në ujësjellës e shumë probleme me pronën, me kufijtë e pronave, me zaptimin e pronave nga banorët, dëmtimet e saj etj., dhe askush nuk e merr mundimin për zgjidhjen e tyre.

Ju dhe këshilli ku ju aderoni e ka marrë mundimin të bëjë ndonjë ankesë apo kallëzim në organet kompetente për të gjitha këto që përmendni?

Të lutem më lër të mbaroj, një tjetër problem që po flisja është dhe ai i rrugëve që shumica e tyre janë teje të shkatërruara dhe kryetari ka hedhur deri në tre apo katër makina me zhavorr apo çakëll dhe asgjë më shumë. Nuk mbarohen problemet. Tani po i përgjigjem pyetjes tuaj. Po jemi ankuar, po kush na pyet askush. Jemi ankuar tek krimi ekonomik, i cili nuk ka marrë ato vite që duhen për t’u kontrolluar, por ka marrë vitin që janë mbyllur arkëtimet. Po kështu dhe kontrollet që kanë ardhur kanë kaluar ashtu përciptas. Në fakt si këshill tani po presim se si do të vejë halli, pasi nuk është vetëm puna e rrogave për administratën e komunës, por dhe duhen bërë edhe investime të tjera. Por ende nuk dimë se çdo të bëhet me buxhetin pasi si dhe fola ishin një sërë arsyesh që thuajse i gjithë këshilli, si këshilltarët e majtë dhe ata të djathtë pasi u njohën me këtë buxhet nuk e miratuan.

Në kohën që këshilltarët e kthyen mbrapsht herën e parë projektbuxhetin, kryetari i komunës dhe administrata e tij nuk reagoi fare për të riparuar vërejtjet që ju patët shënuar?

Jo nuk pati asnjë reagim madje dëgjonim zëra se nuk ka problem do ta miratojnë buxhetin kështu si duam ne këshilltarët se nuk do bëjnë ndonjë gjë vetëm do ngrenë duart për miratim. Kjo sa qesharake po dhe aq ofenduese dhe ne kemi pritur.

Po më pas?

Asgjë sollën në mbledhjen e radhës të njëjtin projektbuxhet dhe sërish të njëjtat llafe. Ne si këshill kërkuam kryetarin dhe ai nuk na bindi dhe nuk lëvizi nga shifrat e vendosura në projektbuxhet në këto kushte ne nuk e miratuan dhe kërkuam ndryshime duke shënuar në detaj vërejtjet që mund të rregullonim në zërat përkatës të projektbuxhetit, por sërish asgjë. Atëherë unë kërkova një takim me kryetarin e komunës dhe asgjë më shumë, po kështu dhe këshilltarë të tjerë madje dhe kryetari i këshillit Kujtim Selenica, por asgjë nuk arritëm në këtë marrëveshje. Ajo që kërkonim ne ishte ndryshimi i zërave në investime, pra të uleshin shpenzimet dhe të rriteshin investimet për rrugë ujësjellës etj. Por duket se administrata dhe vetë kryetari i komunës as që e vunë ujë në zjarr si thotë populli dhe në mbledhjen e radhës të këshillit sollën për miratim pa ndryshime të njëjtin projektbuxhet. Në këto kushte këshilli thuajse vendosi njëzëri që të mos jepte miratimin e këtij projektbuxheti.

Si do të veprohet në këto kushte kur ju si këshill keni bllokuar buxhetin e komunës duke paralizuar funksionimin e saj?

Nuk është kështu, këtë llogari duhet ta japin administrata dhe kryetari i komunës dhe në këtë rast duhet të zbatohet ligji dhe ne po presim të zbatohet.

Bisedoi: Sokol Gorica


2 Responses to Në Tërpan, aty ku hallet s’paskan të sosur…

  1. Gazetari Daresise Reply

    July 19, 2012 at 8:15 pm

    Populli Shqipetare pershendet nen kryetaren e k komunes Terpan z Fatmira Zenunin. Nuk e njoh z Zenuni personalisht, por simbas llogjikes time ka mbeshtetjen mbare kombetare qe te mesohemi te zbatojme ligjin dhe te ndihmojme komunitetin tone ku jemi zgjedhur dhe te mos bejme te kunderten, sepse populli do te na ndeshkoje.

  2. antonio Reply

    July 26, 2012 at 10:01 pm

    Sa për dijeninë e të gjithëve, ky gazetari e ka ndërtuar vetë gjithë këtë intervistë, pasi zonja Zenuni, me kapacitetin që ka, nuk di të thurë dy fjalë. Na i dhimbset zonjës Zenuni komuna e gjendja e njerëzve të asaj zone! Po ky është turp i madh kur edhe zonja Zenuni do të na hiqet si zonjë e rëndë, apo si nënëmadhe që i dhimbsen fëmijët e zonës. Ky është paradoksi më mjeran e më qesharak i asaj zone, e cila ka mbetur në dorë të ca injorantëve, mediokërve, te cilët përpiqen që t’i rrjepin të gjallë ata fshatarë që kanë mbetur atje, duke përdorur ndaj tyre dhunën, mashtrimin, arrogancën e injroantit, kurvërine,kërbacin, hajdutërinë e çdo ves tjetër, që bartin ca njerëz kokëtrashë, që mesa duket tani kanë filluar të perfaqësohen edhe nga zonja Zenuni, socialistja e devotshme. Është shumë e qartë se zonja Zenuni mund të jetë bërë xheloze pse kryetari i saj vjedh, pasi jane të të njejtit lloj, të PS, dhe tani, i ka shtrirë këmbët e saj edhe nga krahu i PD, ku mesa duket ka gjetur ngrohtë. Nuk i vjen keq asaj për abuzimet, por mesa duket e ka me kryetarin që s’ia var topet një të pashkolle e idiote si ajo. Ajo mund të jetë edhe mash e ca mjeranëve të tjerë që kujtojnë se do ta rrezojnë kryetarin me llafe, apo dhe me forma të tjera primitive si te Haxhi Qamilit. Por ajo kohe ka ikur, ndaj duhet ta lënë hurin në shtëpi, se mund t’i duhet gjyshes së tyre, të rrëmojë prushin e oxhakut, apo për ndonjë punë tjetër. Pataj edhe dimri po vjen moj zenunkë.
    Kryetari së paku po qe për shkollë, nuk i var as te koqet injorantët e këshillit, ndaj këtë duhet te kishte përmendur gazetari, për të cilini jam i bindur që është paguar për të shkruar një paçavure të tillë. Të pyeste njëherë në dinë shkrim e këndim ca anëtarë të këshillit, dhe pastaj të nxitonte të intervistonte këtë socialiste të devotshme. Ajo zonë ka mbetur në hije dhe ashtu ka për të qenë, derisa anëtarë të këshillit ka ca njerëz Fatkeq si kjo Zenuni, e cila edhe me sy s’mund te shihet, pale pastaj t’i besh testin e intelektit. Thonë se njeriu po qe i lig në fytyrë, ashtu është edhe në shpirt. Këta njerëz kanë mbetur për të drejtuar në atë zonë, të shëmtuar dhe injorantë, ndaj shpresa se mund të ndryshojë diçka, sa kohë janë këta njerëz, është shumë e vakët, me gjithë përpjekjet sorrake të kësaj Fatkeqe të përdorur keqazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>