Ngacmonin femrën, plas sherri me kallashnikov dhe pistoleta

Në Kopshtin Botanik të rinjtë ngacmonin një femër të martuar

Ngacmimi i një femre ishte shkaku i sherrit me armë pranë Kopshtit Botanik, ku përveç terrorizimit të banorëve, u plagosën dy persona. Ndërkaq, policia arrestoi autorët, si dhe shpalli në kërkim të tjerët. Ngjarja ndodhi afër mesnatës të së enjten në një bllok të ri pallatesh. I plagosuri Eduard Omeri, 40 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga burimet policore mësohet se ngjarja ka si motiv një femër. Sipas versionit të policisë Fatmir Garuja dhe Eduard Omeri kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të supermarketit të Aldi dhe Kristo Horanlliut, të cilët më pas janë futur në dyqanin e tyre dhe u janë kundërpërgjigjur me një pistoletë, të cilën e mbanin pa leje. Për pasojë ka mbetur i plagosur Eduard Omeri, si dhe i lënduar Fatmir Garuja. Ndërkaq, për mediat Xhemile Horanlliu, nëna e të arrestuarve për plagosjen, shpjegon motivin e sherrit, pasi sipas saj Aldo qëlloi për vetëmbrojtje. Ajo tha se “Djali iku me makinë të merrte ilaçet dhe ata e qëlluan edhe në makinë. Ai mori armën për vetëmbrojte dhe qëlloi karshi tyre. Janë kamerat e sigurisë që tregojnë. Ky djali ngacmonte një mbesën tonë dhe si përfundim djemtë tanë nuk deshën se ajo është e martuar me fëmijë. Pastaj ky u inatos, pse s’më duan mua…ai është i vogël ajo e madhe. Pinë e pinë në klub, e pastaj erdhën bënë hatanë këtu. Vajza është 28 vjeçe, ky është 25”. Nga shkëmbimi i zjarrit u shkatërruan 2 automjete të parkuara dhe xhamat e disa bizneseve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>