Nr 2 i Gardës: Askush nuk dha urdhër të qëllohej më 21 janar

Dëshmia e Ahmetcenajt: Armët u përdorën kur u sulmua Kryeministria

Numri 2 i Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj, në dëshminë e tij për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit tha se askush nuk kishte dhënë urdhër për të qëlluar, por përdorimi i armëve u bë i detyrueshëm, pasi situata u përkeqësua kur u sulmua Kryeministria me një makinë. Kështu, Ahmetcenaj, në dëshminë që zgjati më shume se një orë e gjysmë deklaroi se as ai, as ndonjë tjetër nga zinxhiri komandues i Gardës nuk ka dhënë urdhër për të qëlluar më 21 janar, por efektivët sipas tij kanë qëlluar me armë për shkak të intensistetit të lartë të sulmit që demonstruesit ushtronin daj forcave të policisë dhe Gardës. Ai deklaroi se sulmi arriti kulmin kur një makine tip Benz çau portën kryesore dhe demonstruesit hynë në rrethimin e Kryeministrisë. Në asnjë moment Alfred Ahmetcenaj nuk pranoi të kishte dijeni se në Bulevard të ishin vrarë 4 demonstrues. I pyetur nga gjykatësja Arjana Caco, nëse kishte dijeni për ndonjë demonstrues të lënduar gjatë 4 orëve të sulmit, Ahmetcenaj deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni. Për gjatë gjithë dëshmisë së tij, ai mbrojti veten dhe efektivët e Gardës, teksa theksonte se përgjatë 21 janarit është vepruar konform ligjit dhe janë ruajtur objektet e sigurisë së veçantë, në këtë rast Kryeministria. Më herët dëshmoi Haiz Çeço, përgjegjës armatimi në Gardë, i cili sqaroi procedurën e marrjes dhe dorëzimit të armëve nga efektivët e Gardës që kanë qenë në detyrë më 21 janar. Ndërkohë ka dëshmuar dhe Dashamir Shehi, një tjetër zyrtar i lartë i Gardës, edhe ky i akuzuar nga Prokuroria, por më pas akuzat ndaj tij u shuan. Po dje u dëgjuan edhe dëshmitë e Mark Nikollit, Gazmend Ahmetajt, efektivë të grupit të zjarrit, për të cilët u ngrit akuza për vrasjet dhe më pas u pushua. Në këtë proces gjyqësor janë të pandehur ish-kryekomandanti i Gardës, Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe gardisti Agim Llupo.


One Response to Nr 2 i Gardës: Askush nuk dha urdhër të qëllohej më 21 janar

  1. Vetetima Reply

    July 19, 2012 at 8:08 pm

    Askush nuk duhet te lejonte te kryheshin akte dhune kunder policise, kunder gardes , apo kunder kryeministrise. Kurre nuk duhej te ndodhnin vrasje, por ne kohen me te zeze te ketije aksioni brutal kunder mbrojtesve te kryeministrise qe jane vellezerit tane. Nuk falet vrasja e kater personave, por kurre nuk falet dhe goditja kunder policise qe kryente detyren e saje. Edhe keta bije nenash jane betuar per mbrojtjen e instuticioneve dhe jetes qeveritareve kushdo qofshin ata, ata jane perfaqesuesit tane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>