Okseri vëzhgon Gilman Likën

Ka kohë që përflitet se Gilman Lika është në shënjestrën e klubeve të huaja. Mesfushori i Tiranës dhe i kombëtares është një nga lojtarët më cilësor në kampionatin shqiptar dhe realisht ai është vënë në shënjestër nga disa klube të huaja. Nga burime mjaft mirë të informuara të “Metropol Sport” mësohet se klubi francez i Okserit është i interesuar seriozisht për Gilman Likën. Francezët e kanë studiuar mirë rastin e mesfushorit shqiptar, madje ata kanë dërguar njerëz për ta parë atë nga afër në ndeshjen e Tiranës në Ligën e Evropës me Aalesundin. Për të marrë një vendim përfundimtar francezët do ta ndjekin shkodranin edhe në ndeshjen e kthimit në Norvegji. Kujtojmë se Okseri është një nga skuadrat me më shumë emër në kampionatin francez me shumë tituj të fituar. Por, sezonin e kaluar Okser ishte shumë dobët dhe ra pas shumë vitesh në kategorinë e dytë. Pavarësisht se luan në kategorinë e dytë të Franvës, Okser është një emër i madh i futbollit francez dhe kalimi aty do të ishte një hap para në karrierën e Gilman Likës. Kujtojmë se mesfushori shkodran ka luajtur edhe një herë tjetër jashtë Shqipërisë, në kampionatin turk me Boluspor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>