OSBE, Zannier: Bashkëpunim me Fylen t’iu ndihmojmë për integrimin

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së ka rikonfirmuar mbështetjen që do të ketë Shqipëria për tu integruar karshi vendeve të tjera Evropës si dhe në mbajtjen korrekte të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Në një konferencë të përbashkët me kryeministri e vendit Sali Berisha, Zannier ka bërë apel për klasën politike që të vijojë dialogun dhe bashkëpunimin për vazhdimin dhe përmbylljen e reformave që prekin thëllësisht jetën e qytetarëve shqiptarë. “Në fakt mbeten çështje që duhen adresuar, në fushën e shtetit të së drejtës, dialogut politik. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i qëndron mendimit për një rritje të bashkëpunimit të forcave politike, një bashkëpunim dhe për zgjedhjet e ardhshme”, tha Zannier duke shtuar se mirëpret hapat pozitivë që Shqipëria ka hedhur në rolin e saj konstruktiv në rajon duke shpresuar se ky rol do vijojë dhe në të ardhmen.   Zannier është ngacmuar nga gazetarët e pranishëm mbi problemet që ka kryesisht drejtësia shqiptare, ndërsa ka theksuar se: “Shteti i së drejtës nuk vlen vetëm për Shqipërinë, por është një prioritet global. Këto vende duhet të bëjnë reformime në sektorin e drejtësisë. Disa nga prioritet për Shqipërinë janë lufta kundër korrupsionit, një qeverisje më e mirë ekonomike etj. Unë nga ana ime, mirëpres hapat pozitivë që Shqipëria ka ndërmarrë për integrim. Unë kam kontakte të vazhdueshme edhe me komisionerin Fyle dhe po bashkëpunojmë për të bërë të mundur ta ndihmojmë Shqipërinë”, tha Zannier. Ndërkohë kryeministri Berisha ka vënë theksin te bashkëpunimi i shkëlqyer me OSBE-në si dhe marrjen e të gjithë hapave të nevojshëm për të garantuar në 2013-n zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>