Peleshi: Do ta rindërtojmë me fondet tona “Shtëpinë e Flamurit”

Reagimi i kryebashkiakut

KORCË- Niko Peleshi, Kryetar i Bashkisë së Korçës, tha se është i gatshëm të rindërtojë me buxhetin e bashkisë së tij që u shemb para 2 ditësh. Pardje ai denoncoi në Prokurori shembjen, ndërsa dje i ka bërë thirrje Ministrisë së Monumenteve të Kulturës që të lejojë nisjen e rikonstruksionit të ndërtesës, duke vlerësuar se arkitektët e Bashkisë janë të gatshëm të bëjnë projektin vullnetarisht. “Shqetësimit të krijuar ditën e djeshme nga shembja e ndërtesës ku është ngritur flamuri i Korçës autonome. Sot kam dalë për të ndarë me publikun dhe për të sensibilizuar publikisht Minstrinë e Monumenteve të Kulturës, të cilëve sot në mëngjes u kam nisur një shkresë zyrtare ku shprehim vullnetin dhe gatishmërinë që nga buxheti i bashkisë të financojmë rindërtimin deri më datën 28 nëntor të vitit 2012 ku do të festohet 100-vjetori i Pavarësisë. Pra, Bashkia e Korçës është e gatshme të financojë rindërtimin e këtij monumenti kulture”,- deklaroi Niko Peleshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>