Detajimet për 30 përfitimet e parakohshme të pleqërisë e ato familjare
Krahas përfitimeve të parakohshme organet e sigurimeve shoqërore kanë detajuar edhe llogaritjet për pensionet e pleqërisë si dhe ato familjare me të cilat do të trajtohen ish-ushtarakët. Gjatë javës që lamë pas ka përfunduar procesi i llogaritjes për caktimin e masës së pensionit që u takon në bazë të ligjit rreth 30 aplikuesve të rinj të kësaj shtrese. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e pensioneve të lidhura për përfituesit e rretheve si Lezhë, Shkodër, Sarandë, Korçë e Berat. Sipas ekspertëve të sigurimeve shoqërore, caktimi i pensioneve për këtë kategori është bërë menjëherë sapo organet përgjegjëse kanë depozituar të dhënat e kërkuara mbi vjetërsinë e punës si dhe pagën referuese që do të përdoret gjatë përllogaritjeve për të gjitha shtresat që përfshin kjo skemë. Procedurat për lidhjen e pensioneve do të vijojnë edhe gjatë javëve në vijim, pasi në total janë rreth 22 mijë aplikues, për të cilët do të operohet me rillogaritjen e pensioneve sipas përcaktimeve ligjore të klasifikuarave ndryshimet ligjore përkatëse. Lidhur me procesin e llogaritjes së përfitimeve organet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se po vijon normalisht. Sipas tyre, menjëherë sapo ministritë e linjës sjellin të dhënat e kërkuara për secilin aplikues brenda 48 orëve nga marrja e këtyre të dhënave sigurimet llogaritin masën e pensionit që i takon secilit.
Neritani
August 12, 2012 at 9:53 pm
Ju lutem hapeni kete video shikoni te verteten e madhe .http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww