Pistoletë pa leje dhe qindra fishekë, pranga policit special

Efektivi i FNSH-së nuk justifikon armatimin, arrestohet nga kolegët

Polici special që mbante një pistoletë jashtë armatimit të punës dhe qindra fishekë të llojeve të ndryshme u vu në pranga nga kolegët e tij. Përveç këtij armatimi të paregjistruar 28-vjeçarit Denis Sukni iu gjetën edhe 3 fenelina policie dhe një shkop bejsbolli. Pas kontrollit në makinën e tij, tip Benz, iu sekuestrua edhe pistoleta e punës, ndërsa efektivi special u shoqërua në ambientet policore, ku po jep shpjegimet rreth këtij armatimi, nëse e kishte për ta shitur, apo për përdorim vetjak për qëllime të ndryshme që mund të përbëjnë dyshime për implikime të mundshme në aktivitete të paligjshme.

Arrestimi i specialistit

Burimet zyrtare të policisë thanë se mbrëmjen e së mërkurrës, Seksioni kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në policinë e kryeqytetit, realizoi arrestimin në flagrancë të shtetasit Denis Sukni, 28 vjeç, banues në Tiranë, me profesion punonjës policie i repartit të FNSH-së (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë), nr.712, në Tiranë. Arrestimi i tij u realizua pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjës” afër lokal “Koloseu” nga Njësia e Operacianeve Speciale, si dhe gjatë kontrollit personal (fizik) janë gjetur në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistoletë tip “Makarov” me një krehër me 7 copë fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm, të cilën e mbante pa leje të ograneve kompente. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 krehër automatiku dhe një sasi prej 130 copë fishekësh luftarakë model 56, të kalibrit 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë mod 54, kalibrit 7.62, tri fenelina dhe një shkop bejsbolli. Në kuadër të kryerjes së veprimeve procedurale për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm në ngarkim të tij, këtij shtetasi iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe arma organike e shërbimit një pistoletë tipi TT. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t’i referohen Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “prodhimit dhe shitjes të armëve luftarake”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>