Plumba në plazhin Golemit, 2 të vdekur e 2 të plagosur

Ngjarja në pikun e sezonit, konflikti prej kohësh për 1.5 ha në Malin e Robit

GOLEM- Mbeten të vdekur 2 persona dhe 2 të tjerë janë plagosur pas një konflikti për një pjesë toke në Malin e Robit në bregdetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në resorin e autorit në mes të ditës, ndërsa të shtënat e armëve dhe vrasja e 2 personave ka tronditur pushuesit të cilët ishin të shumtë në numër në atë orë. Policia deklaron se ka arrestuar pak minuta pas ngjarjes autorin, Ardian Tragaj.

Vrasja

Si pasojë e konfliktit me armë zjarri ka mbetur i vdekur Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, ndërkohë që janë plagosur gruaja dhe djali i viktimës Shehu, përkatësisht Erjon dhe Blegije Shehu. Burimet spitalore bëjnë te ditur se i riu ndodhet ne gjendje të rëndë, ndërsa nëna e tij ka dalë jashtë rrezikut për jetën.  Krimi ndodhi në afërsi të molit me gurë të ndërtuar buzë detit, pranë shezlongëve të resortit, pjesë e pronës së pretenduar nga Ardian Tragaj, por edhe nga familja Shehu. Në qershor të këtij viti Ardian Tragaj i cili u arrestua pas krimit përuroi përmes një ekspozite pikture, resortin e tij “Ura Li” te Malit i Robit, ndërkohë që ishte i bindur se pronësia mbi territorin bregdetar është në favor te tij, pasi pretenduesi tjetër nuk është banor vendas. Konflikti është acaruar jashtë mase me afrimin e sezonit turistik dhe burime nga policia lokale bëjnë te ditur se të dyja palët zotëronin dokumentacion mbi pronësinë dhe për këtë ndodheshin në proces gjyqësor. Dje Sulejman Shehu është futur me forcë në resortin privat të piktorit, së bashku me familjarë të tij dhe ka nisur të ushtrojë presion me armë mbi Tragën, i cili në gjaknxehtësi e sipër ka marrë automatikun dhe ka qëlluar mbi to, duke lënë të vdekur pa dashje dhe rojën e sigurisë së objektit te tij.  Ngjarja ka shkaktuar terror mes pushuesve te shumtë që ndodheshin aty, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ata kanë nxituar të largohen me shpejtësi në panik pasi nisën krismat. Ndërkohë në pyetje lidhur me zhvillimet e ngjarjes janë marrë edhe pushuesit, ndërsa flitet dhe për persona të tjerë të përfshirë, po të larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar djalin e dytë të viktimës që u kap me armë në automjetin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>