Pranga, vodhën këmbanën 300 kg bronx të kishës dhe pllakatën

LEZHË- Tre persona që kanë grabitur këmbanën e bronzit në Kishën Katolike dhe pllakatin “Kuvendi i Arbërit”, janë vënë në pranga nga policia. Kështu, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë u bë ndalimi i shtetasve Kreshnik Simonaj, 31 vjeç, Dorian Prendi, 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes” dhe Bledar Simoni, 31 vjeç. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të “vjedhjes” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal, pasi dyshohet se më datë 06.06.2012, rreth orës 03.00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur këmbanën (material prej bronxi) të Kishës Katolike “Shën Gjon Kryepremi”, në një fshat në komunën Kallmet, Lezhë, e prodhuar në vitin 1895, me një peshë rreth 300 kg, së bashku me një pllakatë prej bronxi me mbishkrimin “Kuvendi i Arbërit” të vendosur në murin e përparmë të kësaj kishe.


One Response to Pranga, vodhën këmbanën 300 kg bronx të kishës dhe pllakatën

  1. gazetari daresise Reply

    August 17, 2012 at 10:50 pm

    Le te kalben ne burg per jete te gjithe hajdutet dhe keqeberesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>