Presidenca Topi ka marrë fund edhe zyrtarisht, edhe pse politikisht e moralisht ajo mund të quhet e përfunduar kohë më parë. Për nga emocioni dhe performanca politike mund të konsiderohet si presidenca më bajate e Shqipërisë postkomuniste, jo më shumë për atë që bëri sesa për atë që nuk bëri kryetari i sapozëvendësuar i shtetit shqiptar. Këmbëngul tek ajo që nuk bëri, pasi ai u sponsorizua dhe u votua politikisht për të bërë diferencën nga presidencat e tjera të Shqipërisë pas viteve 1990. Tani në fund e mandatit mund të thuhet pa frikë se Topi-president është një dështim për të gjithë ata që besuan në presidencën ndryshe të tij të bazuar mbi atë çka ai kishte pretenduar se ishte ndër politikanët kryesorë në PD përpara se të zgjidhej në krye të shtetit shqiptar. Për të kuptuar më mirë dështimin e presidencës “Topi” do të na duhet t’i hedhim një sy në mënyrë kronologjike veprimtarisë së tij gjatë periudhës që ai drejtoi shtetin shqiptar.
Simbolika
Për çdo udhëzës shteti kalibri si presidenti simbolika është treguesi i parë për atë çfarë ai ka ndër mend të bëjë apo ka bërë gjatë presidencës së tij. Një nga treguesit kryesorë të simbolikës është pa dyshim vizita e parë e Presidentit. E gjithë vëmendja e opinionit publik botëror fokusohet në faktin se cilin vend do të vizitojë të parin presidenti i SHBA-ve, Francës, Rusisë apo kryeministrat e Gjermanisë Britanisë së Madhe, Kanadasë e kështu me radhë, sipas rëndësisë gjeopolitike të vendeve të ndryshme të botës. Edhe Presidenti i Shqipërisë nuk i shpëton dot kësaj vëmendjeje, sidomos në politikën e brendshme. Në këtë këndvështrim, lëvizja apo vizita e parë Presidentit Topi pritej të ishte brenda simbolikës së djathtë, për të cilën ai ishte votuar apo përkrahur politikisht nga elektorati. Pritej normalisht që zoti Topi të zgjidhte si vizitë të parë një bastion të së djathtës ose kremtimin e një ngjarjeje historike antikomuniste apo nacionaliste, gjë që nuk ndodhi, duke parashikuar kështu dukshëm devijimin politik e ideologjik të tij që për pesë vjet erdhi duke u shtuar e qartësuar edhe më shumë. Ai zgjodhi një festë sa komuniste aq dhe të falsifikuar dhe një bastion së majtës ekstreme shqiptare si vizitën e tij të parë brenda territorit të shtetit shqiptar. Topi zgjodhi të vizitonte Skraparin e të kremtonte çlirimin imagjinar të tij më 5 shtator 1942, datë kur gjermanët e pretenduar si pushtues ende nuk kishin mbërritur në Shqipëri. Në fillim kam menduar se ishte një gabim i presidentit i organizuar ndoshta nga këshilltarët e tij, kryesisht anonimë, por veprimet e mëtejshme të tij treguan se nuk qe i tillë. Nëse do të na duhet ta bëjmë më konkrete, besoj se detyrimi politik e moral i z. Topi do të kishte qenë vizita në Postribë apo Zhapokikë, Shkodër, Kavajë apo dhe në Vlorë, si vendi i shpalljes së Pavarësisë, por ai zgjodhi Skraparin dhe festën imagjinare të çlirimit e tij, duke u përplasur në fytyrë valën e parë të zhgënjimit përkatësve të tij politikë e elektoralë. Por jo vetëm kaq, gjatë presidencës së tij z. Topi mbajti një këndim të dyzuar në raportet me historinë dhe krahut politik që e zgjodhi në krye të shtetit, gjë që nuk e ka bërë asnjë president tjetër, pasi kanë qenë të qartë gjatë ushtrimit të detyrës me bindjet dhe interesat politike të atyre që përfaqësonin, gjë që shprehet më së miri në nderimet dhe dekorimet e ngjarjeve dhe individëve nga Presidenti i Republikës, por edhe të emërimeve të dyshimta në krye të institucioneve të varura prej tij. Nuk ka ndodhur besoj në botë që një kryetar shteti të nderojë edhe vrasësit, edhe viktimat si në rastin në fjalë. Dhjetëra ish-hetues e gjykatës apo pjesëtarë të policisë kriminale të diktaturës komuniste u nderuan dhe u dekoruan nga z. Topi në shumë raste, pasi kishte bërë të njëjtën gjë edhe me viktimat e tyre, martirë të qëndresës antikomuniste. Rast tipik mund e përmendet dekorimi i hetuesit Breca, që kishte çuar në pushkatim një intelektual, kundërshtar i njohur i diktaturës, si Xhelal Koprencka, gjë që detyroi motrën e martirit të deklaronte botërisht se do t’ia kthente Presidencës dekoratën e vëllait të rënë kohë më parë. Ka dhjetëra raste të tjera, si dekorimi i Njazi Jahos, një tjetër hetuesi të diktaturës, që solli reagime të familjes Blloshmi, një nga djemtë e pushkatuar të së cilës ishte shpallur “Nderi i Kombit” nga vetë Topi. Ka dekoruar edhe shumë nacionalistë e antikomunistë, por dekorimi qoftë edhe i një të implikuari në krimet komunizmit e ka zhvleftësuar si veprim politik e simbolik nga ana e presidentit të gjitha të tjerat. Nuk kemi mundësi të numërojmë rastet e kësaj praktike të njohur të z. Topi, por dua të theksoj faktin se, nëse e nisi keq me 5 shatorin e Skraparit, z. Topi e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme me nderimin, deri duke rrezikuar edhe jetën për të shkuar në promovimin e Zenepe Lukës, një korrespodente famëkeqe shtypi në Vlorë, e njohur sidomos për qendërzimin destruktiv gjatë revolucionit komunist të 1997-s si nxitëse dhe “zëdhënëse” e bandave të komiteteve të shpëtimit në Vlorë. Lukën nuk guxoi ta dekoronte as Rexhep Mejdani, presidenti që doli pikërisht nga revolucioni i përbashkët i 1997-s, por e bëri pa iu dredhur dora i “djathti” Topi.
Vota “e gabuar”
Pa dyshim vota pro Edi Ramës në zgjedhjet e fundit lokale është rasti më diskreditues i presidencës së Topiit dhe natyrisht një njollë e keq në CV-në politike e morale të tij. E ashtuquajtura “vota e gabuar” e z. Topi rezultoi fatale jo vetëm për Edi Ramën, pasi ishte prova më e fortë që çoi në vlefshmërinë e votave të hedhura gabim, por edhe për z. Topi, i cili deri tani nuk ka munduar dot ta justifikoje sa për sy e faqe tradhtinë politike, jo aq ndaj Berishës sesa elektoratit e mbështetësve të vet. Z. Rama ishte kundërshtari më i madh i zgjedhjes së tij president. Ai akuzoi disa deputetë të majtë që votuan pro Topit si të shitur, ndërkohë që me një sjellje përçmuese nuk mori pjesë në ceremoninë zyrtare të marrjes së presidencës prej tij. “Vota e gabuar”, e hedhur ndoshta kështu edhe sipas parimit “për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”, ishte pa dyshim kuota më e ulët e presidencës së Topit, që, po t’i shtosh edhe qëndrimin për 21 janarin, bëhet një raport apo qëndrim identik me ish-kundërshtarin më të egër të zgjedhjes president të tij – Edi Rama. Vota personale ndaj Ramës flet qartë për një karakter të dobët përtej politik të ish-presidentit Topi. Pa dyshim që “vota e gabuar” do ta ndjekë tash e tutje jetën politike të z. Topi dhe pritet të jetë përcaktuese në raportet e tij me të djathtën, nëse ai vendos t’i drejtohet sërish politikisht dhe elektoralisht asaj.
Mosmirënjohje dhe zhgënjim
Shumë shtresa shoqërore, grupime e individë janë zhgënjyer nga z. Topi, ose më mirë të themi nga presidenca e tij. Të majtët u mërzitën që në fillim pse ai u zgjodh. Më vonë strukturat dhe elektorati i PD-së, që me votën pro Ramës dhe “ngjarjeve në bulevard” kishin të gjithë të drejtën e Zotit për ta bërë këtë, ish-të përndjekurit për dekorimet e persekutorëve dhe sidomos pronarët e ligjshëm, që humben çdo shpresë kur morën vesh se “presidenti i tyre” kishte përfituar vetë tokë nga “ligji komunist” 7051. Pra, siç e shikoni, shumë nga shtresat shoqërore, por kryesisht të djathtët, mbështetësit potencialë të z. Topi, mes të cilët hyj edhe unë, janë të pakënaqurit, njëherazi dhe të zhgënjyerit e mëdhenj nga presidenca, sigurisht e dështuar, e tij.
Mendoj se më i fituari në planin politik nga presidenca doli ai që z. Topi u përpoq ta dëmtonte më shumë – Kryeministri Berisha. Z. Berisha ka sot të drejtën ta përdorë si të dojë mosmirënjohjen e z. Topi, ashtu si “votën e gabuar” për të legjitimuar rinumërimin që çoni në fitoren e Bashës në Tiranë.
Dështimi i “të djathtit” Topi i jep atij komoditetin e rigrupimit politik e elektoral rreth tij shumicës së të djathtës shqiptare, që edhe “si e keqja më e vogël” do votojnë serish Berishën. Nëse z. Topi do të kishte hedhur në politike vetëm një gjysmë hapi me djathtas se Berisha, sigurisht që do t’i kishte hapur shumë punë atij, por topi nuk e bëri dhe në këto kushte Berisha mund të konsiderohet si i fituari i madh prej presidencës së tij.
Si përfundim dua të theksoj se edhe në planin pragmatik të politikës në fund të presidencës kemi një Topi që hyri e doli si lojtar amator kalçetoje, i paaftë për të zënë një vend në fushën e madhe ku luan “ekipi kombëtar, profesionist “i politikës shqiptare, gjë që u jep pak shanse aspiratave për rikthim në politikë të tij, sidomos nëse vendos, siç përflitet, që në zgjedhjet e ardhme të përballet me “kapitenin” Berisha.
BEDRI BLLOSHMI
July 27, 2012 at 3:14 am
Fundi mandatit me dinjitet i presidentit Bamir Topi
Me 20 korrik 2012 para presidencës janë një grumbull njerëzish.Burra ,gra,fëmijë dhe nga veshja kuptoheshin se ishin nga veriu.Të gjitha fytyrat e tyre ishin të lodhura ,balli me rrudha si të moshuarit dhe ata më të rinj .Çdo kush e kuptonte pa hyrë në bisedë me ta se shpirtërisht ishin të vrarë dhe bënin pjesë ne klasën e përmbysur nga vrulli i pamëshirshëm i historisë .Këta njerëz fisnikë e me plagë në zemër se dikush kishte humbur vëllanë dikush bashkëshortin apo babanë në kohën e luftës civile ,apo mbas pushtimit nga terroristët komunistë në 1945 deri në 1990 të Shiqpërisë presin para presidencës .
Unë isha i lajmëruar bashkë me disa miqtë e mi te burgut të Qafë-Barit-Pukë.Këta ishin pjesa e atij grupi që më 22 maj 1984 guxuan të kundërshtojnë diktaturën dhe ju bënë krah dragonjve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të cilët së bashku gjunjëzuan policinë kriminele te diktatorit Hoxha.
Mbas gjetjes së groposjes ,mbas pushkatimit të pathyeshmërisë Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të cilët ditën e homazheve ,presidenti i Republikës i dekoroi për guximin dhe trimërinë që treguan ,pjesa tjetër e këtyre guximtarëve ishin njoftuar më 20 korrik për të marrë dekoratat.Sapo u futëm në sallën e pritjes ku do bëheshin dekorimet erdhi momenti që presidenti Z.Bamir Topi u fut në sallë e cila gumëzhiu nga duartrokitjet .Ai nuk ishte i gëzueshëm sepse ai që e ndjen dhe e vlerëson dhimbjen ,do të mbajë atë qëndrim që mbahet në rastet e derdhjes së gjakut dhe dhimbjes të plagëve.
Dekorimi filloi me të ekzekutuarit nga Velipoja që nuk ishin pak por plot 12 burra trima që se deshën asnjëherë komunizmin as bijtë e saj terrorista komunistë .
Ata janë:Ilir Dashi,Dedë Shabani ,Nikollë Dashi,Dul Bajrami,Maliq Bajrami,Nikollë Mala,Fran Imajli ,Gjok Luli,Ndue Luli,Gjon Sina,Ded Mala,Dom Mark Hasaj.
Të ekzekutuarit nga Lezha janë: Mark Bajraktari Mark Vata,Prek Tahiri dhe Dedë Coku.Të gjithë ata që paraqiteshin tek presidenti për të marrë dekoratën nuk pushonin së uruari e falenderuar Z.Topi me fjalët e dala nga thellësia e zemrës të cilat tregonin dhimbjen e freskët të asaj dite që humbën njerëzit e tyre më të dashur të përlotur por dhe të gëzuar se kaluan plot 22 vjet nga gjunjëzimi i komunistave dhe këta trima ,këta kundërshtarë fanatikë të komunizmit që nuk kujtoheshin as se janë gjallë as të vdekur apo të zhdukur.
Këta të pushkatuar nga terroristët komunistë që luftuan për një Shqipëri tjetër ,krejt tjetër dhe nga Shqipëria e sotme dhe fjala e tyre e fundit nëpërmes plumbave të skuadrës së pushkatimit ishte “Të Rrojë Shqipëria”.
Këta që dhanë jetën pa u dridhur qerpiku dhe shumë të tjerë nacionalistë do ti dekoronte ky president në fundin e mandatit të tij Presidenti Bamir Topi dekoroi duke vlerësuar guximin dhe trimërinë dhe katër të dënuar për “terrorizëm” në revoltën e Qafë Barit .Ata janë: Martin Leka ,Haxhi Bacinovski ,Bajram Vuthaj dhe Kostandin Gjordeni ,u dekorua dhe Hysen Shoshori për guximin që tregoi duke shpërndarë trakte kundër komunizmit . Me propozimin e kryetarit të bashkisë së Librazhdit Z.Shefki Çota u dekorua dhe Selman Blloshmi pas vdekjes.Të gjithë sa ishin në sallë nuk i linin radhë njëri tjetrit për të takuar dhe falenderuar z.Topi.
“Për të bërë punë të mira duhen njerëz të mirë “-thotë Napoleoni.I vetmi president që ka bërë për shtresën e të burgosurve politik vlerësime reale.Duke përfunduar dua dhe unë të shpreh urimet e mia për z.Bamir Topi.Falenderime të pakufi dhe suksese në vazhdimin e udhës në politikë për një Shqipëri sic e deshën ata që s’janë më,u plotësoftë pengu i tyre për një Shqipëri pa terroristët komunistë dhe pa bijtë e tyre që kanë uzurpuar dhe sundojne Shqipërinë të cilët pasurohen e mbrojnë baballarët e tyre vrasës dhe gjakatarë.Të dyja gjysmat e partisë komuniste nuk e prekin aspak rezolutën e KE për dënimin e krimeve te komunistave as dhe ligjin e spiunëve kur ne po presim.Po e përfundoj Hygoin:
“Sado që koha të kalojë
Sado që rrobat e zisë të zbardhen nga larja
Për një nënë që ka humbur fëmijën e saj
Është gjithmonë dita e parë e dhimbjes
Dhe zemra mbetet gjithmonë e zezë”
Viktor Hygo
Të gjithë të rënët për një Shqipëri tjetër pushofshin në paqe .
Qoftë lëvdue Jezu Krishti
Gjithmonë do ju kujtojmë
Përgjigjjuni
Zamir
July 29, 2012 at 12:02 pm
Nje pershkrim i imtesishem e kronologjik i Nebilit qe i njeh Topit dhembe e dhemballe. Cdokush qe eshte vezhgues i hershem e i rregullt i politikes shqiptare e ka te skalitur ne mendje faktin se vete Nebili ka qene nje nga mbeshtetesit kryesore te Topit parapresidencial; si nje figure qe mund ta shpinte me djathtas PD-ne. Por Topi zhgenjeu edhe familjen e tij biologjie, e jo me ate ideologjike.
Topi duket se ka marre anet me negative te dibranit-tironc. Ngase Topi na doli edhe i mefshte edhe skuth. Duke mbartur anen me negative te dibraneve “skuthllekun” dhe anen me negative te tiransve -kryesisht te fshatrave – “mefshtesine”. E duke lene menjane tiparet kryesore te dibraneve e tiransve, perkatesisht zgjuarsine dhe çiltersine.
Prandaj edhe Nebili ia kendon kengen :”Nga çeta e Skraparit te 44-es, te Zenepe Luka e revolucionit te tregishtoreve te 97-es”. Per me teper,vota per PS-ne eshte deshmia me e gjalle e njeriut te vogel, qe gjemen ta ben te madhe, kur i jepet rasti E jo vetem me 21 janar.
Madje ka qene vete Topi qe i ka dhene te drejte parashikimit te Nebilit me analizen metaforike te “kalcetos”, si nje lojtar amator.
“Jam nje lojtar mesfushor me tipare sulmuese, qe luaj ne qender, djathtas edhe majtas”, u shpreh pak me pare Topi ne ekranin e Topit (kanal televiziv).
Nese Nebili ka analizuar me fakte se Topi u hoq si lojtar i kembes se djathte, dhe luajti kryesisht me kemben e majte, B.Topi e deshmon dora vete se do te jete edhe “sallaks” ne 2013-en( mandej, na ben moral pastaj edhe per xhuvelizem, nderkohe qe shpata e Dules i rrinte te koka kryeministrit te 2005-es, nese e sjellim ne kujtese ate kohe.
Pra, kombetari Topi e gjykonte qe me mire te vareshim nga votat e grekut Dule se sa te majtit shqiptar Xhuveli)! Më nacionalizem se te kendveshtrimi i Topit nuk gjen ne asnje kasaba!
Keshtu, Topi eshte nje qenie qe hiqet si levend por qe eshte nje levarash i lindur. Nje kryetar shteti qe edhe vete Enveri do ta kishte pasur zili per numerin e dekoratave dhe medaljeve te shperndara “pa dalim feje, krahine dhe ideje”.
Kesisoj, Nebili e ka ndare shapin nga sheqeri per ish-presidentin qe ende nuk i ka dale adoleshenca ‘flokeballuke”, edhe pse femijet i ka ne adoleshence te natyrshme.
Gazetari Daresise
July 29, 2012 at 1:17 pm
Topit nuk i mjaftoje vetem pafetyresia e tije prej balte misri…… Por dikush i meson ndonje term per te bere Topin (njeri qe din shume), por qe ne fakt nuk ka per ti mesuar kurre kuptimin e termave qe perdor. Njerezit duhet te bejne zgjedhjen e tyre majtas ose djathtas simbas deshires te aderojne apo te krijojne parti politike. Por keto parti kurre nuk nuk mund te krijohen ne presidence ose ne KLD, perkundrazi ato duhet te jene te shenjeta dhe larg politikes. Por nga te pangopurit dhe te pa fetyret Topi $ Spahiu çfare nuk pritet. Shikojini mire keta zagare sot se si shetisin me leket qe gragiten, shikojini se mburren se do bejne mrekullira… Keta Faqezinj ishin ne krye te shtetit dhe nuk bene asgje te mire per shqipetaret, perkundrazi e zhaten dhe manipuluan me vendet kyçe qe kishin ne shtetin shqipetare qe u katandis te kishte ne krye keta pijanece dhe homo…
vetetima
July 29, 2012 at 9:07 pm
NUK KA PASUR KURRE SHQIPERIA NJE GDHE NE KRYE TE SHTETIT PREJ 100 VJETEVE TE SAJE. TE JEPEN CMIME GINES PER DEBILA TOPI E FITON TRE HERE RRESHTE.
Adam
August 23, 2012 at 5:36 pm
ismajl kadare eshte nje krjiues gjigant veprash ku veprat e tij krijojn nje emocion te veqnt dhe nje kohsisht nje lumturi te madhe tek lexuesit e veprave te ketij autoria0
abazi
August 1, 2012 at 1:35 pm
Me veprimet e tije dhe me dekorimet e bera vend pa vend, Bamiri ka vertetuar se si vete edhe prinderit e tije me vllezerit kane qene vegla qorre te sigurimit te shtetit. Sikunder edhe shum te tjere renden me vrap dhe zune karriket e partise demokratike me urdher nga sigurimi. Edhe tani kerkon tu hedhe hi syve shqiptareve idealiste per ti shku prapa qe ta shtyje kete jete, a thua se pak ka hanger deri tani. Te gjithe budallejt mund ti shkojne prapa atij demagogu mashtrues.
arturi
August 3, 2012 at 12:35 pm
nebil ke bere pershkrimin me modest mbi topin e presidences. te lumte pena.