Nė njė "statujė" tė gjallė postkomuniste
E Enjte, 24 Mars 2005
Enisa Cenaliaj
Nė kuadrin e projektit "1/60, insurgent space", artistja Enisa Cenaliaj do tė realizojė sot performancėn e saj, nė ambientet ish-kombinatit tė tekstileve, duke hipur mbi bazamentin ku dikur ndodhej busti i Stalinit, si njė "statujė" e gjallė, e veshur si punėtore, njė mėnyrė pėr tė vėnė nė lojė statujat dhe bustet, instrumentet e preferuar tė diktaturave pėr tė treguar pushtetin dhe forcėn e tyre
Dikur, nė hyrje tė ish-kombinatit tė tekstileve "Stalin", ndodhej edhe statuja e diktatorit, me emrin e tė cilit ishte pagėzuar kjo qendėr e madhe e pėrpunimit tė tekstileve. Kanė kaluar rreth 14 vjet nga dita kur ky bust u hoq me neveri nga qytetarėt kombinatas, ku sė bashku me tė u rrėzuan jo vetėm statujat, por edhe tė gjithė kultet dhe i tėrė sistemi diktatorial. Por, ende nė mendjen dhe kujtesėn tonė, herė pas here vijnė fragmente tė realitetit tė dhimbshėm e tė dhunshėm, qė kaloi vendi pėr rreth 50 vite rresht. Pėr vite e vite me radhė, punėtorėt e kombinatit (nė pjesėn dėrrmuese vajza e gra), nė hyrje dhe nė daljen nga puna ishin tė detyruar tė "nderonin" statujėn e diktatorit, i cili, i vendosur aty nė "lartėsi", mėshironte pushtetin, forcėn, "diktaturėn e proletariatit" qė, nė fakt, ishte vetėm pushteti i tyre i dhunshėm personal. Sot, artistja Enisa Cenaliaj, nė ambientet e ish-kombinatit, do tė realizojė performancėn e saj, pikėrisht mbi bazamentin ku dikur ndodhej statuja e diktatorit Stalin, nė kuadrin e projektit "1/60 insurgent space", ideuar dhe kuruar nė njė pjesė tė madhe tė performancave nga artisti dhe kuratori italian Stefano Romano. Cenaliaj do tė hipė mbi bazament dhe do tė "zėvendėsojė" statujėn, por kėtė herė me pamjen e punėtores, njė vėnie nė lojė e njė prej formave tė artit mė tė parapėlqyera tė diktatorėve, statujat dhe bustet, njė instrument, i cili manifestonte forcėn dhe pushtetin e tyre absolut. Natyrisht qė "statuja" e gjallė, nėn petkun e punėtores, do tė kompletohet nė aspektin vizual edhe nga dy parulla, tė cilat do tė varen nė fasadėn e godinės qendrore, ku do tė shkruhet: "Mirėsevini tė dashur punėtorė" (ose e thėnė ndryshe, mirėsevini tė dashur skllevėr). Tema e periudhės sė diktaturės ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė performancat e ekzekutuara deri tani nga artistėt pjesėmarrės. Vetėm pak kohė mė parė, Heldi Pema, nė njė seri aktivitetesh qė u zhvilluan nė Qytetin Studenti, pėrdori parullat, njė tjetėr formė e preferuar e sistemeve diktatoriale, pėr tė shprehur konceptin e tij mbi artin, por edhe artisti italian "Tatjana", nėpėrmjet njė video-instalacioni, prezantoi historikun e kinema "Agimit", nga koha e diktaturės e deri nė ditėt tona, ku nė metaforė jepej tė kuptohej fati i institucioneve tė artit dhe kulturės nė kohėn e shoqėrive tė "lumtura" socialiste. Kuratori Romano ka theksuar pėr "Metropol", se kėto forma "janė strategji, nė tė cilat artistėt favorizojnė njė tip tė caktuar praktike, ku krijimi i njė vepre arti mė vete, ėshtė e destinuar tė rrėshqasė nė qetėsi dhe vetmi, edhe pse ende e mundshme, por jo dhe e detyrueshme". Kjo pėr vetė faktin se, nė vend tė njė pune nė izolim, individėt e pėrfshirė nė projekte tė ndryshme, preferojnė tė bashkohen pėr tė patur, mbajtur dhe artikuluar procese bashkėpunuese, duke ndėrtuar imazhe dhe rrėfime qė promovojnė formimin e komuniteteve pilote". Cenaliaj: "Statuja" ime, njė klithmė ekzistence
"Eshtė njė fakt i pamohueshėm qė e gjithė ajo qendėr banimi e ka marrė emrin nga kombinati i tekstileve, prandaj edhe nė ditėt tona quhet kombinat. Pėr mė tej, edhe fasada e ish-kombinatit ka mbetur e pandryshueshme nė tėrėsinė e saj, me disa ndryshime tė vogla. Por po tė vazhdosh mė nė thellėsi tė ndėrtesave, gjithēka ėshtė e rrėnuar e tė jep pėrshtypjen e njė fabrike fantazėm. Kjo pėr vetė faktin se nė orėt e fillimit apo mbarimit tė punės, punėtorėt 'zhduken' nė hiē, pėr t'u rikthyer nga hiēi nė fund tė ditės sė punės", shpjegon artistja Cenaliaj, pėr "Metropol". Njė lidhje tjetėr qė ngacmoi artisten pėr kėtė performancė, ėshtė edhe fakti qė asaj ende i duket e pakuptimtė se pėrse kėtij kombinati iu dha emri i njė tė huaji, pavarėsisht nga "fama" e tij dhe pėrse nė vend tė tij nuk u vendos busti i njė punėtori apo punėtoreje, qė nė thelb ishin gjaku dhe mishi i kombinatit. "Kisha njė ndjenjė tė brendshme pėr tė lidhur individin dhe bustin, nga i cili kishte marrė emrin kombinati, por edhe tė pėrdorja sloganet e asaj kohe. Kjo, pasi kam bindjen se punėtori i asaj periudhe, nė thelb, vazhdon tė jetė po ai, por nė atė kohė kushtet pėr tė gjithė punėtorėt ishin tė njėjta. Fatkeqėsisht konstaton qė kushtet sot janė shumė tė kėqija. Nė kėto ambiente, sot ka shumė firma tė fuqishme, qendrat e administratės sė tė cilave janė nė qendėr tė Tiranės. Ndėrsa punėtorėt, kur bie shi, nuk gjejnė rrugė nga tė kalojnė, pėr tė mos folur pėr kushtet e brendshme...". Nė lidhje me sloganin: "Mirėsevini tė dashur punėtorė", Cenaliaj ironizon pronarėt e sotėm, tė cilėt nuk beson "se gėzojnė kur u shkojnė punėtorėt nė punė", pra, edhe vendosja e saj mbi bazamentin ku ka qenė statuja e Stalinit, synon qė nė vend tė diktatorėve tė vijė ai qė e meriton tė jetė nė piedistal, ai qė kontribuon mė shumė nė zhvillimin e ēdo shoqėrie, punėtori. "Vendosja e punėtorit nė piedistal, nuk ka asnjė lidhje me rolin e statujave nė kohėn e diktaturave, por i mėshon faktit qė kjo klasė shoqėrore ekziston dhe, jo vetėm ekziston, por duhet tė imponohet tė kėrkojė tė drejta, qė, minimalisht i takojnė, njė pėrpjekje pėr tė thėnė: O njerėz, ne ekzistojmė dhe meritojmė mė shumė".
|