Rregullat pėr komisionarėt dhe zgjedhėsit ditėn e votimit
E Enjte, 14 Maj 2009
KQZ do tė miratojė manualin e KQV-ve dhe do tė dėrgojė pėr ndjekje penale 135 vendorė
Ndalohet duhani, Ndalohet telefoni, Ndalohet celulari, Ndalohen armėt dhe Ndalohet votimi familjar janė 5 posterat qė ēdo qendėr votimi do tė ketė nė ambientet e saj nė ditėn e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar nė mėnyrė tė detajuar tė gjitha hapat qė do tė ndėrmerren nga komisionarėt e KQV-ve nė funksion tė mbarėvajtjes sė procesi zgjedhor. Pėrveē detyrave qė pėrcakton Kodi Zgjedhor nė manualin prej 22 faqesh spikasin detyrat e anėtarėve tė komisionit posaēėrisht ditėn e votimit. Anėtari i ngarkuar kontrollon kohė pas kohe dhomat e fshehta, nė mėnyrė qė tė sigurohet se nė to veē stilolapsit tė mos ketė asgjė tjetėr. Ai orienton zgjedhėsin pėr tė parė edhe njė herė posterin e afishuar nė qendrėn e votimit si dhe posterin pėr ndalimin e votimit familjar, - thuhet nė kėtė manual. Nėse vėrehen parregullsi, ndaj anėtarit merren masa administrative deri edhe penale. Pėr sa i takon mbylljes sė qendrave tė votimit dhe votimit tė mbeturve nė radhė, manuali ka dhėnė njė zgjidhje tjetėr. Sipas tij, kryetari i KQV-sė nė konsultim me anėtarėt e tjerė tė KQV-sė konstaton se ora po shkon 19:00, pyet anėtarin qė mban rregullin nė hyrje tė QV-sė nėse ka zgjedhės nė radhė qė presin pėr tė votuar, atėherė KQV-ja mbledh dokumentet e identifikimit tė tė gjithė zgjedhėsve tė pranishėm dhe i thėrret ata me radhė pėr tė bėrė votimin. Asnjė zgjedhės tjetėr nuk do tė lejohet tė votojė nėse nuk ka qenė nė radhė nė kohėn e mbledhjes sė dokumentit tė identifikimit. Nė mbledhjen e sotme KQZ-ja do tė shqyrtojė edhe projektvendimin Pėr marrjen e masave administrative ndaj kryetarėve tė njėsive tė qeverisjes vendore. Ndaj kėtyre krerėve, rreth 135 tė tillė, pritet tė merren masa administrative dhe penale, pasi kanė depozituar nė KQZ brenda afatit informacionin lidhur me listat e zgjedhėsve, informacion qė duhet tė pėrmbajė numrin e zgjedhėsve pėr qendrat e votimit, numrin e qendrave tė votimit dhe numėrtimin e tyre. Mbi ta rėndon akuza e shpėrdorimit tė detyrės. Afati pėr dorėzimin e listave pėrfundimtare nė KQZ ka disa ditė qė ka pėrfunduar, ndėrkohė qė kėta krerė njėsish vendore nuk kanė depozituar as listat paraprake. Nė gjithė Republikėn e Shqipėrisė janė tė emėruar 383 kryetarė vendorė, bashkish dhe komunash bashkė.
Shtyrja e datės
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrė pėr sot afatin e fundit tė regjistrimit tė koalicioneve zgjedhore qė do tė marrin pjesė nė zgjedhjet nga 13 maj nė 14 maj,.
KQV-ja
Anėtarėt dhe sekretari i KQV-sė mbajnė pėrgjegjėsi penale nėse lejojnė qė votimi tė bėhet mė shumė se njė herė nė tė njėjtat zgjedhje, e kur braktisin detyrėn, pa shkaqe tė ligjshme.
Votimi
KQV voton nė qendrėn e votimit ku janė caktuar komisionerė, pavarėsisht se e kanė ose jo emrin nė listėn e zgjedhėsve tė asaj qendre votimi, ndėrsa KZAZ nė qendrėn mė tė afėrt.
|