E PERDITSHME SHQIPTARE, BOTIM I METROPOL GROUP  Kryeredaktor Brahim Shima


Durrėsi shpall “Miss Globe 2009”

E Marte, 03 Nentor 2009

“Miss Algjeria” fiton kurorėn e mė tė bukurės sė Globit

Njė natė para spektaklit drejtorėt nacionalė, tė drejtuar nga Ann See, presidente dhe pronare e patentės organizuan njė takim, nė tė cilin u vendos nėnshkrimi i kontratės me Petri Bozon edhe pesė vjet tė tjera. Arsyet e kėtij nėnshkrimi tė thėna nga vetė See dhe deklaratat e drejtorėve tė Turqisė, Polonisė, Rusisė dhe Estonisė

Samah Gahfaz, “Miss Algjeria”, ka fituar tė dielėn mbrėma kurorėn e mė tė bukurės sė Globit nė spektaklin “Miss Globe International 2006”. Nė njė mbrėmje gala tė organizuar nė pallatin e sportit “Ramazan Njala” nė Durrės, nga producenti Petri Bozo, kanė parakaluar 47 bukuroshe tė ardhura nga tė pesė kontinentet. Brunia bukuroshe me tipare tipike mesdhetare, 26 vjeēe me profesion arkitekte, ka triumfuar kėshtu nė edicionin e 36-tė tė spektaklit, ndėrkohė qė shoqėruese e parė u shpall polakja Monika Lewczuk, ndėrsa shoqėruese e dytė kosovarja Arbnora Ademi. Kėshtu ditėt e zhurmshme me bukuroshet e botės, gjatė dy javėve tė fundit tė tetorit, kanė marrė fund tė dielėn, kur rreth orės 23:30 tė mbrėmjes ėshtė zgjedhur edhe pėrfaqėsuesja e “Miss Globe International 2009”. Spektakli pėr tė cilin kishin mbėrritur miss-e nga 47 vende tė ndryshme tė botės, u realizua nė skenėn e madhe tė Pallatit tė Sportit nė Durrės, mes emocionesh dhe surprizash. Nė prezantimin e Elona Nallbanit dhe Peter Bross, spektakli i madh i bukurisė pėr tė gjashtin vit pati fatin tė organizohej sėrish nė vendin tonė, por kėsaj here duke lėnė pas kryeqytetin, (ku u organizua vitin e kaluar), pėr tė sfiluar nė Durrės. I paraprirė nga njė natė prezantuese, me njė ballo tė organizuar nė “Xixa Restort” nė Durrės, konkursi i madh i bukurisė “Miss Globe Internacional”, nė tė cilin u prezantuan jo vetėm ambasadoret e botės, por edhe ngjyrat e njė mbrėmjeje madhėshtore shėnoi njė tjetėr fituese tė shpallur nė Shqipėri.

Ndėrkaq tė shtunėn mbrėma, drejtorėt nacionalė, tė pranishėm gjatė kėtyre gjashtė viteve nė Shqipėri, tė drejtuar nga Ann See, Presidente nderi dhe pronare e patentės sė “Miss Globe Internacional” organizuan njė takim, nė tė cilin u vendos rinovimi i kontratės me producentin Petri Bozo edhe pėr pesė vjet tė tjera. Tė gjithė kanė votuar me unanimitet qė Shqipėria tė jetė deri nė 2014 vendi mikpritės i konkursit, i treti pėr nga rėndėsia nė botė. “Kjo ėshtė hera e tretė qė vij nė Shqipėri dhe sa mė shpesh vij aq mė shumė mė pėlqen vendi juaj”, tha pas takimit Ann See. “Kam parė 70 pėr qind tė kėtij vendi dhe kėtu mund tė gjesh gjithēka njerėz duan. Unė jam nga Hollivudi, Kalifornia dhe mendoj se ju keni shumė gjėra tė bukura qė nė vende tė tjera vėshtirė tė gjenden. Njerėzit janė shumė tė ngrohtė dhe miqėsorė. Mbi tė gjitha ky organizim nga Petri Bozo ėshtė shumė i bukur dhe jam shumė e kėnaqur qė tė anonēoj qė ne e kemi zgjeruar edhe pėr pesė vjet tė tjera kontratėn me tė”.

Presidentja e “Miss Globe” ka pranuar ndėrkohė se ka pasur shumė kėrkesa nga producentė tė vendeve tė ndryshme pėr tė fituar tė drejtėn e organizimit tė “Miss Globe”. Por duket se jehona qė Bozo i ka dhėnė kėtij spektakli ndėr vite, organizimi dhe suksesi qė ka njohur nė kėto gjashtė vjet, kanė qenė arsyet qė See ka vendosur ta mbajė pėrsėri nė Shqipėri. “Ne kemi 15 patenta dhe 15 tituj tė tjerė, tė eventeve qė organizohen nė vende tė ndryshme tė botės. Por “Miss Globe” ėshtė i preferuari im. “Mezi pres tė vij edhe pėr pesė vjet tė tjera kėtu”.

Po kaq entuziast ėshtė treguar edhe drejtori i Turqisė Suha Apayali, president dhe pronar i “Miss Model of the World”. “Miss Globe International” ėshtė organizuar nė Turqi pėr plot dhjetė vjet para se liqenzėn ta fitonte Petri Bozo. “Nė Stambol “Miss Globe” ėshtė organizuar nga miku im Sua Egermi”, ka thėnė ai. “Unė jam shumė mik me ata qė kanė organizuar spektaklin nė Stamboll, por edhe mik me Petri Bozon. Mund tė them sinqerisht se “Miss Globe” ka marrė progres shumė tė madh pėr sa i pėrket organizimit. Ne duhet ta pranojmė kėtė. “Miss Globe” ėshtė njė nga konkurset mė tė mira pėr sa i pėrket organizimit nė Botė dhe mendoj se pėr kėtė merita ėshtė e zotit Bozo. Meriton tė marrė shumė urime dhe shumė pėrgėzime”.

Njė tjetėr Drejtor Nacional i “Miss Globe”, ai i Polonisė, Gerhard Parzutka Von Lipinski, president i “Miss Poland” dhe “Miss Supranational” ėshtė treguar po aq entuziast pėr nėnshkrimin e kėsaj kontrate. “Bozo ėshtė njė ambasador i madh i Shqipėrisė”, ka thėnė ai pas takimit. “Ai po i tregon botės se ēfarė ėshtė Shqipėria. Ėshtė shumė gjė e bukur kur shikon detin, vendet e mrekullueshme tė Shqipėrisė, njerėzit qė janė shumė tė ngrohtė ndaj nesh. Edhe suporti qė mori nga shteti ka qenė i padiskutueshėm, por mund tė bėhet akoma mė tepėr sepse Shqipėria pėr shumė dekada ka qenė njė vend i mbyllur. Kėshtu qė vendosja e njė konkursi bukurie kėtu ėshtė njė formulė shumė e bukur. Shumė vajza vijnė kėtu dhe kur kthehen nė vendin e tyre ato shndėrrohen nė ambasadore. Dhe promovim mė tė mirė se kėto vajza ju nuk mund tė gjeni. Ju keni nevojė pėr zhvillimin e turizmit ndaj ėshtė fat shumė i mirė pėr Shqipėrinė qė tė kenė njė regjisor dhe producent si Petri Bozo”.

Ndėrsa estonezi Raivo Kiisler, president i “Miss Estonia” u shpreh se rinovimi i kontratės ishte diēka e pritshme. “Sepse Bozo ka bėrė njė punė shumė tė mirė. Vij kėtu ēdo vit, kam parė ndryshimet e kėtij vendi, kam parė shumė vende tė bukura. Ia vlen tė vij sėrish. Por ky vit ishte akoma mė interesant sepse pamė edhe njė vend tjetėr: Kosovėn”.

Drejtori rus Vladimir Ilin, tha se Rusia ka shumė spektakle bukurie. “Por janė gjithnjė tė njėllojta”, shtoi ai. “Prandaj kemi ardhur kėtu pėr tė parė mėnyra tė reja tė organizimit. Ky event shkon shumė mirė me vendin. Shqipėria ėshtė nė mes tė Evropės. Qė kėtej mund tė shkosh rehat nė ēdo vend tjetėr. Mund tė them me bindje se jam surprizuar pėr ēdo vit qė ky aktivitet ėshtė organizuar kėtu”.

Ēka mund tė pėrbėjė edhe arsyet pse tė gjithė kanė votuar pro tek e fundit. Duke i dhėnė mundėsi Shqipėrisė tė jetė edhe pėr pesė vjet tė tjera epiqendra e “Miss Globe International”.


Printuar sot me E Hene, 02 Gusht 2010 , ora 20:00 nga
Gazeta Metropol - Online    www.gazetametropol.com
Te gjitha te drejtat e rezervuara