Prishet me mjete të rënda banesa e Themistokli Gërmenjit

Skandali, konflikt pronësie mes 2 familjeve

KORÇE-Pas vjedhjes së veprave të artit në Galerinë e Arteve të qytetit të Korçës, në qytetin juglindor kryhet një tjetër ‘masakër’ kulturore. Shtëpia e shpallur monument kulture e Themistokli Gërmenjit është shkatërruar gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, tha se godina ku Gërmenji shpalli Korçën krahinë autonome u shemb gjatë natës me mjete të rënda. “Kam njoftuar institucionet përgjegjëse dhe i bëj thirrje policisë të hetojë dhe kapë përgjegjësit e kryerjes së këtij ati të rëndë”. Në vitin 2010 shtëpia muze e patriotit Themistokli Gërmenji është bërë objekt i një konflikti pronësie mes 2 familjeve.

Shembja e shtëpisë së patriotit, Themistokli Gërmenji, përbën një tjetër skandal kulturor për qytetin e Korçës, pas zhdukjes së veprave të artit në Galerinë e qytetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>