Universiteti i Tiranës shpall procedurat e reja për kalimin e studimeve
Aplikimi individual, dosja pranohet nga 25 gushti deri më 19 shtator
Zbardhen procedurat e reja për transferimin e studimeve të larta nga strukturat private dhe ato të huaja drejt fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Për të transferuar studimet midis programeve të njëjtit cikël nuk është nevoja të marrësh leje nga institucioni ku studion, apo të përcillet shkresa zyrtarisht nga këto institucione. Udhëzimi i ri i nxjerr për transferimin e studimeve në Universitetin e Tiranës bën të ditur se pranimi i dokumenteve nga kandidatët e interesuar bëhet nga data 27 gusht deri më 17 shtator. Në këto kushte, pjesë e aplikimeve mund të bëhen të gjithë studentët që, ndonëse kanë kryer një vit akademik apo më shumë pranë këtyre institucioneve të arsimit të lartë, mbarimin e pjesës së mbetur duan ta zhvillojnë në sektorin publik. Sipas afateve të përcaktuara në rregulloren për transferimet, studentët duhet të paraqiten për të bërë aplikimin, ku fillimisht duhet të plotësojnë formularin, në të cilin detajojnë të gjitha të dhënat në lidhje me kërkesën për transferimin e programeve studimore universitare. Dorëzimi i aplikimit për transferim pranohet pranë zyrës së protokollit të Rektoratit të Universitetit të Tiranës duke filluar nga data 27 gusht deri më datën 19 shtator. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni edhe formularin e aplikimit si dhe listën e dokumenteve që nevojiten për aplikimin e transferimeve të studimeve. Pas mbylljes së fazës së aplikimeve këto dosje do të shqyrtohen nga një komision ekspertësh, të cilët në bazë të kritereve të vendosura do të konfirmojnë se cilët do të jenë kandidatët që do të mund të transferojnë studimet e larta për vitin e ardhshëm akademik. Duke iu referuar kërkesave të shumta për transferime, edhe për këtë vit gara pritet të jetë e ashpër, pasi kuotat e pranimit nuk parashikohen të jenë më të larta se vitet e shkuara, ku janë përzgjedhur për të transferuar studimet rreth 300 kandidatë. Seleksionimi i dosjeve do të bëhet mbi bazën e rezultateve individuale të arritura nga kandidati, çka do të thotë se kandidatët me rezultatet më të mira do të pranohen. Lidhur me tarifat e studimeve rregullorja e pranimeve përcakton se “studentët që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë”.
Somarjo
Aplikimi për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës bëhet individualisht pranë zyrës së protokollit në Rektoratin e UT-së (nuk është e nevojshme që të merret leje nga institucionet ku studiojnë apo të përcillen zyrtarisht nga këto institucione).
Dokumentet për transferimin e studimeve për sistemin me kohë të plotë: