PS në dilemë për betimin e Nishanit

Prezenca, deputetët socialistë vendosin në grup për seancën e nesërme

Ftesat për ceremoninë në seli, Rama s’ka konfirmuar pjesëmarrjen

Partia Socialiste ende pa një qëndrim zyrtar mbi pjesëmarrjen në seancën e posaçme për betimin e Presidentit të ri, si dhe në ceremoninë që do të organizohet për nder të tij. Lidershipi socialist nuk ka bërë me dije për ligjvënësit e kësaj force parlamentare vendimin lidhur me pjesëmarrjen në seancë, aq më tepër të ketë vënë në dijeni nëse ai do të jetë në ceremoninë e organizuar për Presidentin e ri Bujar Nishani. Kujtojmë se në ceremoninë e organizuar për zgjedhjen e Bamir Topit si kreu i shtetit në korrik të 2007 Rama zgjodhi të bojkotojë këtë aktivitet, e kjo për shkak të situatës së krijuar nga një zgjedhje e tillë, pasi ishin vetë deputetët e PS-së që votuan në seancë, duke shkelur vendimin politik të partisë. Ndërkohë do të jetë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që do të zyrtarizojë vendimin mbi qëndrimin e deputetëve socialistë.

Seanca

Të martën në orën 18:30 Kuvendi i Shqipërisë është thirrur në një seancë të posaçme, në të cilën do të bëhet betimi i Presidenti të zgjedhur Bujar Nishani. Por ndryshe nga ligjvënësit e shumicës, që do të jenë pjesë e një seance të tillë, një prezencë ligjvënësve socialistë ende nuk është e konfirmuar. Deputetët e PS-së ende nuk e dinë nëse do të jenë pjesë e seancës apo jo. I takon mbledhjes së radhës së grupit parlamentar të PS-së që të bëjë me dije lidhur me një vendim të tillë. Burime pranë selisë rozë sqarojnë se mund t’u lihet në dorë vetë deputetëve që të zgjedhin për të marrë pjesë ose jo, për të justifikuar në këtë mënyrë dhe një bojkot të plotë të kësaj force parlamentare.

Ceremonia

Pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë pritet të organizohet dhe ceremonia për nder të kreut të ri të shtetit në Pallatin e Brigadave. Në këtë ceremoni, sipas protokollit, janë të ftuar të gjithë deputetët, ambasadorë, titullarë të institucioneve, drejtues të forcave politike, përfaqësues të medies e të shoqërisë civile. Ndërkohë dhe për një ceremoni të tillë nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e lidershipit socialist. Ftesat për pjesëmarrje janë shpërndarë nga ana e stafit të Presidenti Nishani, ashtu sikurse janë dorëzuar dhe në selinë rozë për të gjithë të ftuarit në këtë ceremoni. Ndryshe nga zgjedhja e Presidentit në detarë Bamit Topi, ceremoni të cilën e bojkotoi, kryetari socialist e ka cilësuar legjitim votimin për zgjedhjen e Presidentit Nishani.

 

Ceremonia

 

Organizimet e rastit për Presidentin e ri

 

Bamir Topi do të jetë President dhe për një ditë, pasi nesër zhvillohet seanca e betimit të kreut të ri, ditë në të cilën i mbaron mandati presidencial. Ceremonia e betimit në Kuvend është parashikuar që të zgjasë jo më shumë se 15 minuta. Këtu përfshihet dhe fjalimi i Nishanit. Ndërkohë pritja e rastit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në një ceremoni të tillë pritet që Presidenti në detyrë do të bëjë përshëndetjen e rastit dhe më pas, në mënyrë simbolike, do t’i dorëzojë Nishanit Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pasi të marrë Kushtetutën, Presidenti Nishani do të mbajë një fjalim të shkurtër dhe më pas do të zhvillohet parakalimi tradicional i truprojës së nderit. Ftesat për pjesëmarrje në këtë ceremoni janë shpërndarë tashmë nga stafi i Presidentit.

Grupi i PS-së do të vendosë në mbledhjen e radhës për pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të Presidenti të ri Bujar Nishani. Deputetët nuk janë vënë në dijeni për vendimin.

 

Liderishipi i PS-së s’ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit, që do të organizohet në Pallatin e Brigadave po ditën e martë, pas ceremonisë së betimit në Kuvend.

 

Kryetari i PS-së, Edi Rama, e ka cilësuar si legjitim procesin e  zgjedhjes së Presidenti Bujar Nishani, ndryshe nga zgjedhja e Topit në korrik të vitit 2007, që e bojkotoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>