Qeveria rrit pagat e nëpunësve civilë

Vendimi parashikon ndryshim të pagës për pozicion dhe vështirësitë e punës

Shtesë prej 1 200 lekësh në rrogat e zv.ministrave. Rritet edhe paga e Nishanit

Qeveria shqiptare ndryshon pagat e punonjësve të administratës civile në institucionet e vendit, duke ndryshuar shtesat për pozicion. Sipas vendimit rezulton se janë lënë të pandryshuara shtesat për pozicion për nëpunësit civilë të kategorive të para, I-a dhe I-b, ndërkohë që të gjitha kategoritë e tjera kanë pësuar rritje me nga 200 deri në 500 lekë shtesë për pozicion. Shtesa vjetore për vjetërsi ka mbetur po ajo, 2 për qind. Vendim i ndryshuar është ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit”, të ndryshuar. Në vendimin e mësipërm është ndeshur edhe Vlera e Pagës së Grupit për grupet e diplomave të arsimit universitar. Për grupin e parë dhe diplomat, “Master i Shkencave”, “Master i Arteve, të barasvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë, vlera është rritur nga 13 mijë në 14 mijë. Ndërkohë që kanë mbetur të pandryshuara diplomat e grupi të II-të dhe të III-të, respektivisht 11 mijë dhe 10 mijë. Për natyrë të veçantë pune qeveria jep një shtesë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Këtë herë qeveria ka përfshirë në këtë pagesë edhe Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Nëpunësi në pozicionin “Titullar i institucionit”, paguhet në masën 15 000 lekë në muaj shtesë, ndërsa nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Inspektor”, në sektorët teknikë, në masën 12 000 lekë në muaj”. Gjithashtu përfitojnë një shtesë për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin nëpunësit në pozicionet: “Specialist arkivi”, në Kryeministri, Presidencë, Kuvend, aparatet e ministrive të linjës, si dhe në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave e drejtoritë rajonale/vendore të sistemit të arkivave të shtetit; “Përgjegjës sektori” dhe “Laborant”, në laboratorët e naftës e të gazit dhe laboratorët e lëkurë – tekstileve, si dhe “Inspektor” të naftës dhe gazit në doganë, autobot, cisternë dhe depozitë tokësore, në Inspektoratin Qendror Teknik; “Nëpunësit” në Laboratorin Qendror të Forcave të Armatosura dhe në Laboratorin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Kjo shtesë aplikohet në masën dhe sipas rregullave e kritereve të përcaktuara në vendimin përkatës të KM-së, për pagat e punonjësve mbështetës.

 

Këshllitarët e Ina Ramës dhe Shpresa Beçaj s’kanë rritje

Zëdhënësja e Nishanit me pagë të njëjtë me zv/ministrat

 

Qeveria ka vendosur rritjen e pagës për zëvendësministrat e kabinetit qeveritar me 1250 lekë, ose 12 mijë lekë të vjetra. Ndërsa deri dje kanë pasur rrogën 138 750, me ndryshimet reja, kjo pagë shkon në nivelin e 140 000 lekëve. Në vendim vihet re gjithashtu se në katëgorinë e zyrtarëve që e kanë rrogën të njëjtë me atë të zëvendësministrit, janë shtuar dy nëpunës, këshilltari për protokollin e Presidentit dhe zëdhënësi i Presidentit. Këta dhe këshilltari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këshilltari për protokollin e Kryeministrit, drejtori i kabinetit të zëvendëskryeministrit dhe të Avokatit të Popullit barazohen në pagë me zëvendësministrin. Ndërsa drejtori i kabinetit të Presidentit, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, të Prokurorit të Përgjithshëm, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-a, të cilët nuk kanë ndryshime bazë nga ky vendim. Edhe këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, i kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Avokatit të Popullit, ndihmësi i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit dhe këshilltari i Zëvendëskryeministrit, të cilët barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b nuk përfitojnë shtesë page nga vendimi në fjalë. Këto janë dy kategoritë e vetme që nuk pësojnë shtesë të pozicionit, rrjedhimisht nuk përfitojnë as shtesë të pagës mujore.

 

 

Struktura dhe nivelet e pagave për Zëvendësministrin, prefektin, nënprefektin, nëpunësit e kabineteve në Kryeministri, institucione të pavarura, aparatet e ministrive të linjës dhe prefekturë

 

-  Ndihmësi i Zëvendëskryeministrit dhe i nënkryetarit të Kuvendit, drejtori i kabinetit të ministrit dhe drejtorët e kabineteve të titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, barazohen me nëpunësin civil të kategorisë II-a;

 

-  Këshilltari i ministrit, zëdhënësi i ministrit, këshilltarët dhe zëdhënësit e titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të përmendura në pikën 1/1, të këtij vendimi, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-b;

 

-  Ndihmësit ligjorë pranë prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ekspertët në Prokurorinë e Përgjithshme barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë III-a;

Listë e plotë do ta gjeni në numrin e sotëm të “Metropol”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>