Raporti Berisha-Lika, pa interes për SHBA

Ambasadori Arvizu takon krerët Nishani, Berisha dhe Ramën

“Me rëndësi që drejtori i ri të vijojë aktivitetin në mënyrën e duhur”

Aleati kryesor i vendit tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e kanë aspak shqetësimin e opozitës për zgjedhjen e Visho Ajazi Likës, ish-drejtor në SHIK-un e kohës së Gazidedes, në krye të SHISH. Ambasadori i SHBA –ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, në komentin e parë që bën për këtë zgjidhje të Kryeministrit Berisha, i mëshoi më shumë ushtrimit të detyrës nga numri një i SHISH, sesa lidhjet e tij me qeverinë. Ai diskutoi për këtë çështje me Presidentin Nishani, Kryeministrin Berisha dhe me kreun e PS-së, Rama.

Qëndrim i SHBA-së

Në përfundim të takimit me kreun e selisë rozë, Edi Rama, ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, deklaroi për mediat se temë e bisedave me Ramën, por edhe më herët me Presidentin Nishani e Kryeministrin Berisha përveç prezantimit të zv/ambasadorit të SHBA-ve, ka qenë edhe zgjedhja e Visho Likës në krye të SHISH. Arvizu deklaroi se pas këtyre takimeve, ai do të zhvillojë një takim edhe me vetëm kreun e SHISH. I pyetur për vlerësimin që SHBA ka për kreun e ri të SHISH, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, tha se rëndësi ka që drejtori i ri i SHISH të vijojë aktivitetin në mënyrën e duhur. “Me sa kam dëgjuar ai është ndryshe nga vitet ’90, nuk bëhet më fjalë për SHIK, por për SHISH. Shqipëria tani është anëtare e NATO-s, është me rëndësi që drejtori i ri të vijojë aktivitetin në mënyrën e duhur. Nuk më interesojnë marrëdhëniet e qeverisë me këtë person. Për SHBA ka rëndësi që ai funksion të vazhdojë të kryhej detyrimet e tij në përputhje me NATO-n”, komentoi Arvizu. Sipas tij, asnjë nuk duhet të jetë në një post publik për shumë kohë.

Takimet

Më herët Arvizu u prit nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha, të cilit i prezantoi zv/ambasadorin Henry V. Jardine, me rastin e fillimit të kësaj detyre. Kryeministri Berisha i uroi Jardine mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e tij. Sipas njoftimit nga zyra e shtypi pranë Kryeministrisë, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin dhe intensifikimin e tyre në të gjitha fushat, me interes të ndërsjellë. Po ashtu, u shpreh kënaqësia për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë, Kryeministri Berisha, po sipas kësaj zyre, ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare që këto marrëdhënie të çohen përpara dhe të njohin zhvillime të mëtejshme pozitive për të dyja vendet.

Prezantimi

Në faqen zyrtarë elektronike të SHISH, është përditësuar për të dytën herë biografia e drejtorit të ri të institucionit, Visho Ajazi Lika. Në CV-në e re prezantohen të dhëna standarde të një CV-je, prezantim të Likës, si dhe sfidat personale që e nxitën të pranojë këtë detyrë. “Këto tre vitet e fundit në politikbërje në fushën e Shoqërisë së Informacionit si dhe në qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësisë së veçantë, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH. Ai është i fokusuar në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH duhet t’i përmbahet me fanatizëm”, thuhet në CV-në e kreut të SHISH.


2 Responses to Raporti Berisha-Lika, pa interes për SHBA

  1. Kujtim Reply

    August 19, 2012 at 6:12 pm

    Zoti ambasador ju lutem keni ndonje koment per kete video.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  2. Artan Reply

    August 20, 2012 at 6:39 pm

    ARVIZU SHIKOJENI KETE VIDEO http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>