Rastet kur shoferët do të marrin gjoba në mungesë dhe si do të veprojnë policët

Udhëzimi i ri i Ministrit të Brendshëm për kundërvajtjet rrugore

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka nxjerrë së fundi një udhëzim të ri për evidentimin dhe njoftimin në mungesë të kundërvajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor. Kështu, gjoba në mungesë për rastet e pamundësisë për të arritur një mjet që lëviz me shpejtësi shumë të madhe, kalimit të një kryqëzimi me semafor kur është ndezur drita e kuqe, parakalimit në kthesë, kur zbulohet një shkeljeje nga një funksionar ose një agjent në bordin e një mjeti për transport publik, kur zbulohet pas largimit nga vendi i kontrollit apo në mungesë të shkelësit dhe të pronarit të mjetit. Punonjësi i shërbimit të patrullës së përgjithshme me atributet e agjentit verifikues, evidenton në mungesë gjobat në ndalim qëndrimi dhe njoftojnë shërbimet e policisë rrugore për ushtrimin e kompetencave në bazë të Kodit Rrugor. Në rastet e konstatimit të shkeljeve të normave të qarkullimit në mungesë të drejtuesit të mjetit punonjësi i policisë njofton menjëherë sallën e drejtimit, koordinimit të emergjencave sipas juridiksionit territorial, duke i raportuar këto të dhëna: tipin, targën e mjetit, vendndodhjen, shkeljen e konstatuar, duke specifikuar sinjalistikën rrugore ekzistuese, numrin e serisë së procesverbalit të konstatimit që do të plotësojë dhe plotëson procesverbalin e konstatimit dhe një kopje e vendos në xhamin e mjetit. Punonjësi i shërbimit të sallës së drejtimit, koordinimit të emergjencave të juridiksionit territorial dhe punonjësi i shërbimit të sallës së drejtimit, koordinimit të emergjencave të njësisë së policisë rrugore të Tiranës në rastet kur marrin njoftim për konstatimet e shkeljeve të normave të qarkullimit rrugor në mungesë, plotëson menjëherë të dhënat e marra në një regjistër dhe njofton eprorin e drejtpërdrejtë të punonjësit të policisë që njofton shkeljen e konstatuar, ku i dorëzon origjinalin dhe kopjen e tretë të procesverbalit të konstatimit të shkeljes në mungesë për verifikim dhe evidentim të mëtejshëm. Eprori i drejtpërdrejtë ose ai i caktuar në këtë detyrë bën kontrollin e saktësisë së plotësimit të procesverbalit dhe evidentimit të bërë në sallën e drejtimit, koordinimit të emergjencave. Eprori i drejtpërdrejtë ose ai i caktuar në këtë detyrë është autoriteti i vetëm dhe përgjegjës për dorëzimin e dokumentuar respektivisht në financë dhe sektorin operacional, të procesverbaleve të konstatimit të shkeljeve në mungesë të drejtuesit të mjetit. Dorëzimi i procesverbaleve të duhet të bëhet sa më shpejt, por në asnjë rast jo më vonë se 14 orë nga koha e pranimit për kontroll. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit me akt të veçantë të përcaktojë procedurat që do të ndiqen në raste të tilla. Njoftimi i kundërvajtjeve administrative në fushën e qarkullimit rrugor të konstatuara në mungesë të bëhet nëpërmjet punonjësve të Policisë së Shtetit apo nëpërmjet shërbimit postar mbi bazën e aktmarrëveshjes së përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Postës Shqiptare. Njoftimi konsiderohet i kryer me korrektësi kur konfirmohet se është bërë në adresën e dhënë për rezidencën ose vendbanimin e kundërvajtësit ose pronarit të mjetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>