Rishikohen dëmshpërblimet për 500 ish-të përndjekur

Kanë përfituar më parë, ose u janë llogaritur gabim vitet e burgut, ja emrat

 Rreth 500 ish-të përndjekurve politikë u është rishikuar masa e dëmshpërblimit. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë dhe bëhet fjalë për rreth 30 VKM të miratuar kohë pas kohe nga Këshilli i Ministrave. Por çfarë është korrigjuar në masën e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve? Kryesisht rregullimet kanë të bëjnë me përfitimet e mëparshme, që kanë përfituar individë të ndryshëm, ose me ditët e burgut të llogaritura gabim. Kjo ka ardhur pas ankesave që kanë bërë vetë ish-të përndjekurit e regjimit, por edhe pas verifikimeve që i është bërë formularit të vetëdeklarimit. Specialistët e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Financave gjatë kësaj kohe kanë rishikuar dhe një herë të gjithë mënyrën e përfitimit për të bërë të mundur rregullimet e mëpasme të tyre. Natyrisht, në listë ka dhe emra që dëmshpërblimi u është pakësuar pas rillogaritjes, por ka të tjerë që kanë përfituar, për shkak se llogaritja e parë ishte bërë gabim. Gjithsesi, “Metropol” po boton të plotë listën së bashku me korrigjimet që janë bërë gjatë kësaj periudhe, me qëllim që personat cilët janë prekur nga ky vendim të gjejnë dhe arsyet e rishikimit të masës së tyre të dëmshpërblimit.

*Lista e plotë në numrin e sotëm të “Metropol”


One Response to Rishikohen dëmshpërblimet për 500 ish-të përndjekur

  1. Mozi Reply

    July 28, 2012 at 7:58 pm

    Me vjen keq per keta njerz te lodhur.Link shume i vecant.
    http://www.proletari.com/26-spiune-te-sigurimit-punonjes-te-ambasades-amerikane/html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>